Interneti Mysliman: Reduktimi, Fragmentimi, Ndryshimi i Vlerave
Nga Tarek A. Ganem
Shkova nė leksion pa ndonjė qėllim pėr t\'ju rikthyer temės sė
trajtuar nė tė mė vonė dhe ja ku jam. Pėrveē pėrshtypjes se pjesa mė e
madhe e audiencės nuk e kuptoi mesazhin e vėrtetė tė leksionit dhe nuk
e vlerėsoi talentin e thellė kėrkimor tė lektorit, unė pata dhe njė
farė "ngacmimi" intelektual. Edhe pse distanca mes temės "Islami dhe
Interneti" dhe studimit tė kryer dukej qartė, studimi rezultoi i
ndėrtuar mirė, me themele mjaft tė shėndosha intelektuale. Ky leksion u
zhvillua mė 10 Tetor nė Institutin Gėte tė qendrės kulturore gjermane
nė Kajro si pjesė e Festivalit Gjerman. Auditori ishte mbushur
plotėsisht.
Si mundej njė temė si "Islami dhe Interneti" tė ngjallte interes
kaq tė madh nė njė kohė plot debate tė tjera mė tė ngutshme si
"modernizmi dhe tradicionalizmi", "gjykimi personal", "individualizmi
dhe interpretimi personal i tekstit", "Umeti virtual", "pozita
referenciale e shkrimeve tė shenjta, teksteve dhe individėve", "roli
dhe kualifikimi i njė dijetari" dhe shumė tė tjera? Megjithėse studimi
nuk doli jashtė kornizave tė ekzistencės myslimane nė Rrjetin Botėror
tė Informacionit (World Wide Web), reflektimi i ideve tė ndryshme nė
fushėn e studimit u vu re. A ėshtė Interneti njė pasqyrim i realitetit
aktual mysliman? Apo, a ėshtė realiteti ai qė po pasqyrohet nė
Internetin mysliman? A ėshtė "online" (nė linjė/internet) njė tregues i
drejtpėrdrejtė i asaj "offline" (jashtė linje/interneti)? Apo, a ėshtė
"online" duke kontribuar nė gjėrat qė ndodhin "offline" (pasi Interneti
vjen me vlera tė trashėguara dhe tė gjeneruara nga projektuesit i tij
perėndimorė)?
Dr. Albrecht Hofheinz, me tė cilin pata kėnaqėsinė tė takohem pas
leksionit pėr tė diskutuar mė gjatė rreth studimit tė tij, shpalosi
zbulime interesante. Leksioni i tij rrėzoi shumė supozime tė
pėrgjithshme nė lidhje me temėn nė fjalė dhe kryesisht nė lidhje me
faqet e bujshme tė Internetit me karakter "terrorist". Njė nga pikat mė
interesante pėr t\'u pėrmendur ėshtė edhe vėrejtja e tij hyrėse qė
Interneti, ndryshe nga avancimet e tjera teknologjike si televizori,
nuk u prit me debate mbi vlefshmėrinė, ndikimin dhe ligjshmėrinė e tij.
Ēėshtja e Internetit nuk ėshtė debatuar nga dijetarėt myslimanė, nė
dallim nga simotrat teknologjike tė cilat janė pritur me debate rreth
ndikimit tė tyre nė marrėdhėnien e individit mysliman me Zotin e tij,
gjė qė nė fund tė fundit pėrcakton dhe pozitėn e kėtyre avancimeve
teknologjike.
Pavarėsisht nga mungesa e vėmendjes sė dijetarėve, dimensionet
kulturore dhe morale tė Internetit kanė qenė subjekt debatesh tė nxehta
nė qarqe tė ndryshme. Hofheinz fokusohet kryesisht nė "rolin e
Internetit nė ndryshimin e vlerave morale nė shoqėritė arabe". Meqė
pėrfitimet ekonomike tė Internetit, sipas tij, nuk janė konsideruar
kurrė si problematike, interesi i tij nė pėrdorimin arab tė Internetit
ėshtė pėrqendruar te efektet sociologjike tė tij. Duke i hedhur poshtė
pretendimet qė e barazojnė pėrdorimin arab dhe mysliman tė Internetit
me "e-xhihad" (xhihad nė Internet), Hofheinz pėrpiqet tė zbulojė
ndikimin e vėrtetė tė Internetit te arabėt, sidomos nė lidhje me
interesat e tyre islame dhe vlerat e tyre morale.
50 prej 150 faqeve mė tė njohura arabe, kanė karakter fetar.
Arabėt shfaqin interes tė madh pėr fenė. Ky numėr i madh faqesh fetare
nuk gjendet nė asnjė vend apo rajon tjetėr nė botė, duke pėrfshirė kėtu
SHBA-nė, ku feja luan njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė shoqėri.
Statistikisht studimi i Hofheinz tregon se nė 2002, numri total i
pėrdoruesve tė Internetit nė botėn arabe ishte 7.5 milionė ose 3% e
popullsisė arabe. Deri nė fund tė vitit 2005, numri pritet tė arrijė nė
rreth 25 milionė ose 8% e popullsisė arabe. Egjypti dhe Arabia Saudite
nė veēanti, do tė jenė pėrgjegjėsit kryesorė pėr kėtė rritje.
Megjithatė, faktorėt ekonomikė do ta pengojnė rritjen e mėtejshme tė
kėsaj pėrqindjeje. Sipas Hofheinz, pėrqindja mė e madhe qė mund tė
arrihet ėshtė 15%, duke marrė parasysh realitetin socio-ekonomik.
Ai pohon se Interneti nė thelb ėshtė njė mjet komunikimi pėr
brezin e ri dhe sigurisht meqė rinia pėrbėn dhe fazėn e formimit moral
dhe intelektual, ndikimi i Internetit mund tė rritet akoma mė shumė,
sidomos nė lidhje me njė temė aq delikate sa feja. Studimi i Hofheinz
pėrqendrohet te mėnyra se si vlerat e Internetit pasqyrohen te prania
myslimane online. Pėrdoruesit kryesorė tė Internetit janė profesionistė
nė moshė mesatare. Por tashmė pėrfshijnė dhe shumė grupe tė tjera
sociale. Pėr tė gjithė pėrdoruesit, Interneti shėrben si njė hapėsirė e
pėrshtatshme pėr procesin e "shoqėrizimit", shkaku kryesor pėr
ndryshimin e vlerave nė botėn arabe. Zbulimet qė tregojnė se pjesa
mė e madhe e pėrdoruesve tė Internetit janė gra, se gjithmonė e mė
shumė individė me nivel
tė ulėt arsimor hyjnė online dhe se shumica e pėrdoruesve vijnė
nga zonat urbane, kontribuojnė me siguri nė kėtė ndryshim vlerash.
Interneti nuk ėshtė njė mjet pėr pėrdorim privat pėr pjesėn mė tė
madhe tė arabėve. Megjithatė, pėr njė shtresė tė caktuar tė shoqėrisė,
tė cilėt e pėrdorin Internetin rregullisht, ku pėrfshihen studentėt dhe
tė diplomuarit, gazetarėt, nėnpunėsit e shtetit, politikanėt, partitė e
ndryshme, aktivistėt, kompanitė e mėdha, roli i Internetit po bėhet
gjithmonė e mė i rėndėsishėm. Fillimisht, Interneti u pėrdor pėr tė
komunikuar me tė afėrmit jashtė shtetit. Por tani, tė njėjtėt individė
mbėshteten te Interneti vazhdimisht pėr dy arsye: pėr tė mbledhur
informacion dhe pėr tė komunikuar me tė tjerėt. Sė treti, Interneti
pėrdoret edhe pėr tė diskutuar rreth temave tė ndryshme nė forume tė
caktuara, motivim ky pėr tė hyrė online shumė i pėrhapur nė botėn
arabe. Tre tabutė kryesore ("tė arta") qė trajtohen nė kėto forume janė
feja, politika dhe marrėdhėniet mashkull-femėr. Dominimi i Islamikėve
dhe nacionalistėve nė kėto forume ka krijuar njė "debat islamist dhe
nacionalist", i cili nuk ėshtė njė produkt i ri, por njė produkt qė
pėrforcohet nga masmediat "offline". Gjithashtu,
mbledhja e informacioneve nga burime kritike si Al-Xhazira dhe
BBC-ja ėshtė njė motivim tjetėr mjaft i pėrhapur pėr tė hyrė "online".
Pjesa mė e madhe e faqeve islame janė tė moderuara dhe reformiste.
Ato pėrbėjnė kryesisht zėra Salafi jo-politikė dhe neo-fundamentalistė
tė cilėt bėjnė thirrje pėr reformim moral. Ky Islam duket se lulėzon nė
Internet pėr shkak tė fondeve qė vijnė nga "Islami i parave tė naftės,"
i vendeve tė pasura tė Gjirit Persik. Hofheinz thekson se mesazhi mė
pak i pėrhapur "militant" ka lidhje me zonat e okupuara si Palestina
dhe Iraku. Edhe pėr aktivistėt arabė, Interneti shėrben kryesisht si
burim kėrkimor dhe jo pėr mobilizimin e interesava tė pėrbashkėta. Nė
fakt, shumica e pėrdoruesve arabė tė Internetit nuk kanė motivime
politike.
Nuk ėshtė ēudi qė pėrdorimi i Internetit ėshtė shumė i pėrhapur
mes tė rinjve. Mundėsia e transformimit nėpėrmjet pėrdorimit tė
Interntit varet nga mėnyra se si pėrmbajtja dhe mjetet e komunikimit do
tė marrin kuptim mė tė madh nė shoqėrizimin e rinisė dhe nė formimin e
opinioneve. Egjypti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
kryesojnė nė formimin e opinioneve tė pėrdoruesve tė Internetit (dy tė
fundit pėr shkaqe ekonomike). Kjo gjė dėshmohet nga fakti se pjesa mė e
madhe e faqeve arabe, fetare apo jo, financohen nga burmime nga Gjiri
Persik. Realiteti tregon se edhe pse teorkisht Interneti shėrben si
mjet nėpėrmjet tė cilit njerėzit e thjeshtė mund tė publikojnė
opinionet e tyre; nė praktikė, forca ekonomike ėshtė ajo qė e pėrcakton
kush ka zė dhe audiencė.
Mund tė arrihet pėrfundimi se thelbi i prezencės myslimane online
duket se ėshtė nė pėrputhje me aksiomat dhe kushtet qė e krijuan
hapėsirėn elektronike dhe me angazhimin e modernitetit pėr tė arritur
komunikim masiv. Vlerat e modernitetit si individualizmi, liria fetare
dhe liria e shtypit mes tė tjerash, trashėgohen domosdoshmėrisht dhe
nga produktet e tij.
Produktet e modernitetit, pėr mirė apo pėr keq, nuk janė pa vlera.
Vlerat e modernitetit, dashur ose padashur, kalojnė te produktet
intelektuale dhe teknologjike tė tij. Kėto produkte pėrfaqėsojnė
kushtet nė tė cilat janė krijuar. Tė qenit i vetėdijshėm pėr kėtė
pėrbėn thelbin e ēėshtjes. Le ti kthehemi tani nė kėtė kontekst faqeve
mė tė mėdha islame. Nuk ėshtė koinēidencė qė faqet mė tė mėdha islame
pajtohen me Islamin e moderuar. Faqja tejet moderne e predikuesit numėr
njė, Amėr Halidit (amrkhaled.net) ėshtė nė krye tė listės. Faqja e tij
renditet e dyta pas faqes Islamonline (IOL). Pas shumė emisioneve tė
suksesshme nė kanale satelitore tė shumta, Amėr Halidi hapi dhe faqen e
tij tė internetit e cila gjithashtu ėshtė shumė e suskesshme. Faqja e
Amėr Halidit,
njė nėnprodukt i edukimit tė masave, njohurish tė fragmentuara dhe
nderimi pėr fjalėn e shkruar, gėzon popullaritet tė pabesueshėm. Me
mesazhin e saj pozitiv dhe dinamik dhe diskursin qė ka pėr qėllim
aspektet e ndryshme shoqėrore, faqja e tij e fitoi me lehtėsi kryesinė
e listės.
Faqja jonė, IOL, kryeson listėn e faqeve islame. Synimi i IOL
ėshtė tė ofrojė njė portal pėr diskursin modernist dhe aktivist islam.
Nė teori, ky diskurs, reformist nga natyra, pėrpiqet tė gjejė njė
terren tė mesėm, midis modernitetit, me tė gjithė aksiomat e tij, dhe
Islamit, me parimet dhe interpretimet e ndryshme. IOL tani ofron shumė
rryma tė mendimit brenda Islamit modernist, mė shumė se faqja e Amr
Halidit apo faqe tė tjera. Nė njė takim me Dr. Hofheinz, Hisham Xhafar,
kryeredaktori i rubrikės nė arabisht tė IOL, i shpjegoi studiuesit se
IslamOnline nuk ėshtė thjesht njė faqe ku shprehen mendimet e Shejh
Jusuf el-Karadauit, i cili ėshtė kryetari i bordit drejtues. Por IOL
ėshtė kthyer nė njė "pikė referimi pėr diskursin" modernist, liberal,
dhe reformist. IslamOnline pėrpiqet tė transmetojė pjesėn e "fshehtė"
sociologjike tė Internetit duke sjellė sė bashku shumė rryma tė
ndryshme.
Sigurisht Interneti ofron njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė
"reformuar" mendimin islam, pėr t\'u pėrpjekur pėr tė bshkuar ēiftin e
pabesė, Islamin dhe modernitetin. Islami modern ka gjetur njė mjet tė
ri. Nga ana tjetėr, Islami tradicional, me sistemin e tij
gjithėpėrfshirės dhe tė ndėrlidhur tė diturisė, zinxhirėt e
transmetimit tė pandėrprerė tė mėsimit (Silsila), nderimin e dijetarėve
dhe mėsuesve tė kualifikuar dhe tė autorizuar, shkėputjen nga
dimensioni i kėsaj bote dhe theksin nė dimensionin shpirtėror, ka
kaluar nė prapaskenė. Institucioni i Silsilas ka qenė gjithmonė i
rėndėsishėm dhe njė kriter kryesor pėr legjitimim nė tė gjitha shkencat
tradicionale islame si jurisprudencė, Hadith, Tefsir (komentim), lexim
Kurani dhe tasauuf.
Si mjet, Interneti me sfondin dhe strukturėn e tij, duket se
favorizon Islamin modernist. Interneti me qėllimin e tij themelor pėr
askses tė pakufizuar pėr tė gjithė, siguron pozitė tė barabartė pėr tė
kualifikuarit dhe njerėzit e thjeshtė. Tashmė Interneti ofron njė
hapėsirė tė pakufi ku secili ėshtė i lirė tė publikojė interpretimin
dhe gjykimin tij. Kur\'ani dhe Syneti tashmė diskutohen nė forume
popullore, nė ndryshim nga shekulli i 7-tė pėr shembull, kur kėto tema
diskutoheshin vetėm nga dijetarė tė "kualifikuar". Kjo ka ēuar nė atė
qė Hofheinz e ka quajtur "Islami im", zhargon i pėrhapur ky nė forumet
e diskutimeve dhe faqet personale ku pėrgjithėsimet dhe deklaratat si:
"Islami qė unė di" ... "Islami siē e di gjithkush ėshtė" janė tė
njohura; pra, "Islami im".
Interneti duke i dhėnė akses tė barabartė tė gjithėve, mund tė
krijojė njė imazh virtual por jo real tė autorit dhe tė lexuesve.
Ekzistenca interaktive nė Internet, mund t\'i bėjė tė gjithė tė duken
njėsoj. Pėr shembull, Al-Ezhari, universiteti mė i vjetėr nė botė nė
funksionim dhe pararojė e dijes islame, dhe njė grup heretik mund tė
kenė status dhe besueshmėri tė njėjtė, meqė tė dy kanė nga njė faqe
interneti secili. Pėr dikė qė nuk di shumė rreth Islamit dhe
myslimanėve, tė dy faqet mund tė duken njėlloj nga ndikimi. Pėr mė
tepėr, ēdo faqe Interneti, mund tė mbajė vulėn e rreme tė
"kualifikimit", sidomos pasi nuk ka asnjė kontakt aktual me autorin. Nė
kėtė mėnyrė Interneti duket se e thellon hendekun mes autorėsisė dhe
autoritetit.
Vlerat qė mbart Interneti janė tė pėrshtatshme pėr njė Islam tė
caktuar. Pikė e rėndėsishme pėr t\'u pėrmendur ėshtė se Interneti
ndihmon nė krijimin e njė kuptimi "virtual" kontakti me botėn e jashtme
dhe njė ndjenje pavarėsie nga mjedisi rrethues dhe kjo pa dyshim
kontribuon nė dobėsimin e tradicionales dhe nė dobėsimin e mirėkuptimit
social tė vetes. Sigurisht, kjo do tė pasqyrohet nė fetarinė e dikujt.
Megjithatė pėr Hofheinz, feja e Internetit ėshtė vetėm njė nė
mesin e shumė tė tjerave. Ndjenja e pavarėsisė nė lidhje me leximin e
njė teksti dhe kuptimin e tij ėshtė ajo qė shumė tė rinj pėrpiqen tė
arrijnė vetėm, larg autoritetit fetar; aksiomė kjo e Islamit modernist.
Islamit tė bazuar nė pak referenca (pėrballė Islamit tradicional i cili
ėshtė bazuar nė vepra tė kualifikuara dhe autoritet tė njėpasnjėshėm
fetar) i jepet pėrparėsi. Tė gjitha portalet e njohura Salafi
publikojnė nė Internet burime tė tilla reduksioniste.
Pavarėsisht nga aksesi i pakufizuar qė ofron Interneti, reduktimi,
fragmentimi i Islamit dhe ndryshimi "i prioriteteve" vazhdon. Rezultat
i kėsaj, sipas Hofheinz, ėshtė "kanonizimi i informacionit" nga priza
popullore elektronike. Individualiteti online mund tė duket i kufizuar
nė terrenin e vet, tė tė drejtės sė individit pėr tė hyrė dhe pėr tė
debatuar online. Megjithatė, brezi i sotėm i pėrdoruesve tė Internetit
do tė rritet dhe do tė pretendojė rolin e vet nė ndikimin e jetės
publike nė hapėsirėn sociale dhe fetare arabe. Pyetja nėse arabėt e
kuptojnė rolin e Internetit si njė virus qė importon vlerat e tij nė
mendimin e tyre fetar ėshtė njė pyetje qė besoj se do tė marrė mė shumė
rėndėsi nė tė ardhmen, qoftė offline apo online. Interneti
tashmė pėrbėn njė terren alternativ pėr "Islamin tim" individualist dhe
modernist kundėr "Islamit tradicional" autentik.
Tarek A. Ganem ėshtė studiues, shkrimtar
dhe pėrkthyes egjiptian. Ai ėshtė i specializuar nė ēėshtjet qė kanė
lidhje me myslimanėt. Fushat e tij tė interesit pėrfshijnė dorėshkrimet
islame, ēėshtjen e terrorizmit, gazetarinė, ēėshtjen myslimane, artet
islame dhe pėrkthimin e teksteve islame. Aktualisht ai ėshtė redaktor i
revistės "Islamika" dhe jeton nė Ēikago, SHBA. Tarek ėshtė diplomuar
pėr Shkenca Politike dhe Filozofi nga Universiteti Amerikan nė Kajro.
Ai ėshtė gjithashtu njė student i shkencave islame.