» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Islami

Kerkoni ketu...

2010-01-29 17:34:43
Nė Mbrojtje tė Virgjėreshės Mari
Mustafa Akyol



Nė librat e tyre tė fundit me tituj: Maria: Nėna e Jezusit dhe Maria: Njė udhėtim dogmatik, dy shkrimtarė "katolikė", gazetari Zhak Duquesne dhe teologu Dominik Cerbelaud, shfaqin haptasi mosbesimin e tyre nė virgjėrinė e Maries, nėnės sė Jezu Krishtit. Duquesne argumenton se ky besim “nuk pajtohet me shkencėn." Cerbelaud thotė se besimi nė lindjen e Jezusit pa baba "rrjedh prej psikologjisė kolektive."
 
Unė mendoj se dy argumentet e dhėna janė kontradiktore. Ato shfaqin njė kuptim tė mangėt tė shkencės. Megjithatė, para se ti shtjelloj kėto argumente, mė lejoni tė them pse ēėshtja e lindjes sė Jezusit ka rėndėsi pėr mua; meqė disa jomyslimanė mund tė ēuditen me faktin qė njė mysliman shqetėsohet pėr kėtė debat.
 
Lindja e Jezusit sipas Kuranit
 
Si mysliman, unė e mbroj lindjen pa baba tė Jezusit, dhe kėshtu duhet tė bėjnė tė gjithė myslimanėt. Pse? Sepse kjo ėshtė njė ndėr temat kyresore nė Kuran.
 
Kurani tregon shumė pėr lindjen, jetėn dhe mrekullitė e Jezusit (Isait nė arabisht). Historia e tij fillon kur ėngjėjt e thėrrasin Marinė (Merjemen nė arabisht) dhe e pėrgėzojnė me fjalėn e Zotit, me lindjen e njė fėmije pa baba. Merjemja e habitur tha:
 
“Zoti im, si mund tė kemė unė djalė e mua s’mė ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (Allahu) tha: “Ja, kėshtu, Allahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet." (Ali-Imran: 47)  
 
Merjemja lėvdohet shumė nė Kuran. Lexojmė se engjėjt i thanė:
 
"Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty (me besim e karakter), tė pastroi dhe tė lartėsoi mbi gratė e botės." (Ali-Imran: 42)  
 
Nė njė shembull tjetėr nė suren En-Nisa (4:156) thuhet se ata qė shpifin kundėr Merjemes janė tė mallkuar. Nė fakt, libri i shenjtė i myslimanėve ka njė sure tė tėrė qė titullohet "Merjem" (Maria). Nė kėtė sure vėrtetohet fisnikėria e Merjemes dhe lindja e Isait pa baba.
Nė njė tjetėr sure lexojmė:
 
"Edhe Merjemen tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt, e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme." (Tahrim: 12) 
 
Kėto ajete e bėjnė tė qartė se Maria dhe Jezusi janė figura qė nderohen nga tė gjithė myslimanėt. Prandaj, ēdo mungesė respekti, fyerje, apo sulm ndaj tyre i drejtohet edhe Islamit. Kėsaj liste mund t\'i shtojmė dhe Musain, Ibrahimin, Ishakun, Jakubin, Jusufin, Jobin, dhe shumė figura tė tjera tė Dhjatės sė Vjetėr; qė tė gjithė lėvdohen nė Kuran.
 
Ky mund tė jetė lajm i ri pėr disa jomyslimanė. Por ajo qė ėshtė mė e ēuditshme ėshtė se mund tė jetė lajm i ri dhe pėr disa myslimanė. Pėr fat tė keq, ne shohim njė mungesė gatishmėrie nė botėn islame kur bėhet fjalė pėr mbrojtjen e profetėve tė tjerė pėrveē Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi tė). Sigurisht Muhamedi ėshtė profeti i Islamit dhe ėshtė shumė i dashur nė zemrat e myslimanėve, por Kurani nė suren En-Nisa (4:152), urdhėron qė myslimanėt tė mos bėjnė "kurrfarė dallimi nė asnjė prej" [tė dėrguarve tė Zotit].
 
Ne myslimanėt duhet t\'a rizbulojmė kėtė parim kuranor. Ne gjithashtu duhet tė kuptojmė se mbrojtja e besimit nuk bėhet duke sulmuar kritikėt e tij, por duke i hedhur poshtė argumentet e tyre nė mėnyre civile. Mė lejoni tani tė pėrqėndrohem nė kėtė tė fundit.
 
A janė mrekullitė "joshkencore"?
 
E kam thėnė edhe mė lart, argumentet e parashtruara nga Zhak Duquesne dhe Dominik Cerbelaud pėr lindjen pa baba tė Isait janė kontradiktore. Kjo pėr arsye se burimet mė tė hershme qė na tregojnė rreth lindjes sė Isait, Ungjijtė, janė njėkohėsisht dhe burimet mė tė hershme qė flasin pėr jetėn e Maries. Sipas Ungjijve dhe Kuranit, Maria ėshtė gruaja e devotshme hebreje qė e lindi Jezu Krishtin pa baba biologjik.
 
Dikush mund t\'i refuzojė Ungjijtė sigurisht, por si mund tė quhet i krishterė nėse vepron kėshtu? Duquesne dhe Cerbelaud deklarohen si tė krishterė. Atėherė, si mund ta vėnė ata lindjen pa baba tė Isait nė dyshim? Shkrimtari britanik, A. N. Wilson, nė librin e tij Jezusi, i cili ėshtė "shkruar me skepticizėm tė thellė rreth Krishterimit," vė nė dukje se "nuk ka asnjė arsye logjike pėr ndarjen e pjesėve tė para tė Dhjatės sė Re nga pjesa tjetėr."
 
Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė dyshimet pėr lindjen pa baba tė Isait nuk bazohen nė Ungjijtė por nė njė mosbesim qė vjen me sa duket nga pėrplasja e lindjes sė Isait me "shkencėn." Kjo duket se ėshtė ajo qė i ka ndikuar pikėpamjet e Duquesne dhe Cerbelaud. Lindja e Isait pa baba ėshtė padyshim njė mrekulli, dhe ata e marrin tė mirėqėnė qė besimi nė mrekulli ėshtė "joshkencor." Nė fakt, ky mendim nė lidhje me mrekullitė ėshtė shumė i pėrhapur ndėr mendimtarėt bashkėkohorė.
 
Megjithatė, shkenca nuk na thotė se mrekullitė nuk mund tė ndodhin, por vetėm se mrekullitė nuk ndodhin nė kohėn tonė. Shkenca tregon se bota rreth nesh vepron brenda ligjeve konstante tė fizikės dhe kimisė. Falė kėtyre ligjeve, zjarri djeg gjithmonė, tė vdekurit nuk ringjallen asnjėherė, dhe askush nuk ecėn mbi ujė. Megjithatė, shkenca nuk mund tė na thotė se kėshtu ka qėnė gjithmonė mė parė e as qė kėshtu do tė vazhdojė tė jetė nė tė ardhmen.
 
Bindja se kėshtu ka qenė gjithmonė nė tė kaluarėn nuk vjen nga "shkenca", por nga filozofia natyraliste. Natyralizmi ėshtė qėndrimi filozofik sipas tė cilit natyra ėshtė gjithēka dhe se nuk ka dukuri tė mbinatyrshme, tė tilla si Zoti, qė tė kenė ndikim mbi natyrėn. Ky qėndrim filozofik ėshtė njė besim, jo njė fakt qė mund tė provohet. Prandaj, kur njerėzit kundėrshtojnė lindjen e Isait pa baba apo mrekulli tė tjera nė Kuran, ata nuk veprojnė kėshtu pėr shkak tė shkencės, por pėr shkak tė besimit tė tyre nė natyralizėm.

Fundi i natyralizmit
 
Duket se do tė ketė lajme tė kėqia pėr natyralistėt. Shkenca, tė cilėn ata e kanė pėrdorur si aleatin e tyre kryesor, ėshtė kthyer kundėr tyre nė dekadat e fundit. Sa mė shumė mėsojmė rreth botės natyrore, aq mė shumė kuptojmė se "mrekullitė" mund tė kenė ndodhur me tė vėrtetė nė tė kaluarėn. 
 
Goditja e parė e madhe qe iu dha natyralizmit nga shkenca ishte teoria e Big Bengut, e cila nxori nė pah se gjithėsia ka njė fillim, njė ēast krijimi. Zbulimi i njė zanafille pėr universin i tronditi fortė ateistėt, duke pėrfshirė kėtu edhe Karl Sagan, i cili nė serialin e tij televiziv "Kosmosi" pėrsėriste dikur dogmėn natyraliste, "gjithėsia ka ekzistuar gjithmonė" sikur tė ishte njė fakt shkencor.
 
Njė goditje e dytė e madhe ishte zbulimi i "parimit antropik", sipas tė cilit ēdo aspekt i gjithėsisė, duke pėrfshirė strukturėn e galaktikės tonė dhe tė sistemit diellor, ėshtė projektuar duke pasur parasysh jetėn njerėzore. Ky "projektim i mrekullueshėm" i universit flet pėr ndėrhyrje nė botėn natyrore, njė pėrkufizim mė teknik ky i asaj qė ne quajmė "mrekulli".
 
Njė goditje e tretė ishte zbulimi i kompleksitetit tė madh tė jetės. Ky kompleksitet e rrėzon mitin e pėrhapur se Darvinizmi ėshtė njė shpjegim adekuat i origjinės dhe diversitetit tė jetės nė tokė. Pėr kėtė arsye Francis Krik, ateist dhe bashkėzbulues i ADN-sė deklaroi se "origjina e jetės shfaqet sikur tė ishte gati njė mrekulli."
 
Sa mė shumė mėsojmė rreth botės natyrore, aq mė shumė natyralizmi duket i pabesueshėm dhe mrekullitė duken reale. Dėshmia mė e fundit dhe mė spektakolare pėr
kėtė fakt ka qenė konvertimi i tė ndjerit Antoni Flew nė teizėm. Nė moshėn 81 vjecare, pas dekadash si ateist, Antoni Flew arriti nė konkluzionin se "universin nga mosekzistenca duhet ta ketė krijuar medoemos njė inteligjencė e epėrme." Ai shtoi: "Njė Krijues inteligjent ėshtė e vetmja pėrgjigje logjike pėr origjinėn dhe kompleksitetin e jetės."

  
Tė krishterė, jini tė krishterė!
 
Nė njė kohė kur ateistė tė pėrkushtuar arrijnė tė pranojnė ekzistencėn e njė “inteligjence tė epėrme" e cila ka krijuar botėn, ėshtė e habitshme qė "tė krishterė" mohojnė se inteligjenca nė fjalė ka ndėrhyrė nė histori.
 
Kėtu kemi kryesisht njė problem teologjik, por edhe njė problem praktik. Si mysliman, unė e shoh Krishterimin si aleatin tim nė pėrpjekjet pėr ta shpėtuar botėn nga kaosi dhe devijimi qė ka ardhur pėr shkak tė pėrqafimit tė materializmit, hedonizmit, epsheve, dhe arrogancės. Por unė dua ti shoh aleatėt e mi tė krishterė tė fortė nė besimin e tyre. Dhe, sigurisht, shumė prej tyre janė tė tillė. Por pėr ata qė nuk janė, mė lejoni tė pėrmend atė qė Kurani thotė pėr tė krishterėt:
 
"Ithtarėt e Inxhilit tė gjykojnė sipas asaj qė Allahu e zbriti nė tė. E kush nuk gjykon sipas asaj qė Allahu e zbriti, tė tillėt janė mėkatarė tė dalė jashtė
rrugės sė Zotit." (El-Maide: 47)  
 
Mohimi i lindjes sė Isait pa baba dhe i mrekullive tė tjera pėrbėn njė devijim tė qartė nga rruga e drejtė. Ne myslimanėt duhet dhe do t\'a kundėrshtojmė kėtė.

  
Mustafa Akyol ėshtė analist politik, gazetar dhe shkrimtar i pavarur nė Stamboll, Turqi. Ai ka ligjėruar mbi fenė, filozofinė dhe shkencėn nė disa universitete nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Britaninė e Madhe. Ai ėshtė drejtor i Platformės sė Dialogut Ndėrkulturor, me bazė nė Stamboll. Shkrimtari mund tė kontaktohet nė: akyolmst@superonline.com.
 


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.