Tė njohėsh "veten" pėr ne njerėzit ėshtė disi e vėshtirė, pėr
shkak tė ekzistencės sė shumė mėnyrave moderne tė tė menduarit.
Koncepti i dijes dhe i fitimit tė saj nė modernitet ėshtė i qartė,
burimi i vetėm i mendimeve tė dikujt ėshtė vetja. Pėrballė mėnyrės
moderne dhe kryesisht perėndimore tė tė mėsuarit, tė gjitha mėnyrat e
tjera tradicionale paragjykohen si jokritike dhe iracionale.
Njeriu
qė kėrkon tė fitojė dije tė vėrtetė duhet tė ndalet pak, tė shikojė
mėnyrat ekzistuese tė marrjes sė dijes, por dhe tė jetė i hapur ndaj
mėnyrave tė reja. Teoria e diturisė (epistemologjia) dhe paradigmat
ekzistuese tė dijes qė pėrfshihen nė racionalitetin shkencor, janė tema
tashmė tė njohura ku nuk ėshtė e nevojshme tė ndalemi.
Lidhur me kėtė, edhe leximi, si akt individual pėr tė fituar dije, mund tė shikohet nga njė kėndvėshtrim tjetėr.
Arsyetimi individualist
Ndėr aksiomat
kryesore tė modernitetit ėshtė liria pėr tė lexuar, komentuar, dhe
vlerėsuar njė tekst. Kjo liri paraqet njė lidhje tė re e tė dyfishtė
midis librit dhe lexuesit. Libri kėtu shėrben si tekst edhe mėsues
njėkohėsisht. Megjithatė, libri thjesht pėrcjell mesazhin e tij duke
mos lėnė hapėsirė pėr diskutime dypalėshe mes librit mėsues dhe
lexuesit nxėnės. Si pasojė, lexuesi shpeshherė pretendon pėr autorėsinė
e tekstit, duke e vendosur komentimin nė tė njėjtin nivel me kritikėn,
krizė kjo e postmodernitetit. Ndoshta kjo formė, kryesisht destruktive,
e kritikės ėshtė rezultat i arsyetimit individualist.
Pėrmbledhurazi dhe duke u ndarė nga argumentet filozofike, termin
"arsye" e shoqėrojnė dy vlera: objektiviteti dhe liria. Nė modelin
perėndimor tė tė menduarit, objektiviteti ėshtė bėrė sinonim me
"empiriken" dhe "materialen." Arsyetimi, veten e rrethoi me botėn e
pėrjetuar, dhe gjithēka pėrtej kėsaj bote mbeti jashtė kufijve tė
arsyes.
Ndėrsa liria mund tė kuptohet mė mirė nėse shohim zhvillimin
"shkakor" tė historisė. Liria, e cila e shqetėsoi Evropėn gjatė gjithė
periudhės sė saj tė errėt feudale dhe totalitare, si dhe oligopolin
fetar tė elitės sė pasur Latine, ishte pėrgjigjja pėr pyetjen klasike
ekzistenciale tė njerėzimit. Nuk ėshtė ēudi qė liria fetare dhe liria e
shtypit u bėnė shkak pėr shfaqjen e iluminizmit, Rilindjes,
shekullarizmit, dhe Magna Kartės (Kartės sė Madhe tė Lirive).
Leximi nė njė trekėndėsh
Njė frymė radikale dhe e dyshimtė i dha formė mėnyrės sė tė
mėsuarit nė periudhėn e iluminizmit. Kjo frymė i dha leje mendjes
perėndimore ti zhvlerėsojė autoritet fetare dhe tė shekullarizojė; tė
zhvlerėsojė autoritetin intelektual dhe tė analizojė; tė zhvlerėsojė
autoritetin me pėrvojė dhe tė eksperimentojė, dhe tė gjitha kėto pėr tė
mos "ngacmuar" arsyen. Mbi kėto baza ėshtė formuar mėnyra jonė e tė
lexuarit. Megjithatė, dikush mund tė lexojė "lirisht" e nė mėnyrė
"racionale", dhe pa i shkelur tė drejtat e askujt, nėse gjen njė mėsues
tė mirė.
Gjatė komentimit tė mesazhit hyjnor nė shkrimet monoteiste, leximi
merr njė formė krejt tjetėr. Nė vend tė marrėdhėnies zinxhir midis
lexuesit dhe tekstit, leximi nė kėtė rast bėhet nėpėrmjet njė
trekėndėshi, me mėsuesin si palė tė tretė. Mėsuesi ėshtė njė tjetėr
figurė "njerėzore", njė profet apo njė mėsues feje.
Njė figurė e tillė ėshtė e nevojshme pėr t\'a edukuar dhe orientuar
marrėsin e dijes. Kjo strukturė ėshtė theksuar nė tė gjithė sistemet
monolite dhe nė mėnyrė tė veēantė nė Islam; ku roli i mėsuesit, i
ilustruar nga Profeti Muhamed, paqja qoftė mbi tė, dhe ulematė
(dijetarėt) pas tij, ėshtė qėndror nė lidhje me konceptin kuranor tė
ilmit (dijes).
Gjatė leximit tė njė teksti, qoftė fetar apo laik, ky trekėndėsh
rezulton mė efektiv, rrit tė kuptuarit dhe pėrmirėson artikulimin final
tė mesazhit. Leximi nė kėtė formė mund tė zbatohet dhe nga arsimtarėt,
profesorėt, shkrimtarėt dhe trajnerėt. Islami e thekson nevojėn per tė
patur njė mėsues apo mjeshtėr pėr tė udhėzuar lexuesin nė shumė ngjarje
tė pėrmendura nė Kuran, si dhe nė ngjarje nga jeta e Profetit. Mėsuesi,
qoftė fetar apo laik, duhet tė ketė kualifikimet e nevojshme (d.m.th.
njohuri dhe pėrvojė).
Siē thotė Allahu nė ajetet e para tė shpallura tė Kuranit Famėlartė:
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! "Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruaj me pendė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte. Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė, Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur. Po kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt." (96: 1-8)
Mesazhit qė pėrēojnė kėto ajete elokuente dhe tė fuqishme, ne
mund t\'i shtojmė se leximi duhet bėrė me qėllim tė lartė, nė fusha ku
bekimi hyjnor ėshtė i garantuar, si dhe me njė njohje tė qartė tė
aftėsive mendore tė njeriut. Gjithashtu, tė mėsuarit duke i "shkruar"
idetė nė letėr ėshtė metodė efektive pasi struktura e ideve ėshtė mė e
fortė kur bėhet me shkrim. Shkrimi i komenteve dhe kritikave, marrja e
shėnimeve dhe mosbesimi nė "pavarėsi" absolute gjatė fitimit tė dijes,
janė tė gjitha pjesė thelbėsore tė tė mėsuarit. Roli i mėsuesit tė mirė
mbetet gjithmonė i rėndėsishėm.
Njė thėnie e njohur mes dijetarėve tradicionalė tė ligjit islam (fikut) qė hedh dritė mbi trekėndėshin tonė ėshtė:
"Kush e mėson fikun nga librat, e bėn haramin hallall dhe hallallin haram...
Kush e mėson astronominė nga librat, ndryshon ditėn me natėn....
Kush e mėson mjekėsinė nga librat, vret njerėz...
Dhe kush e mėson fikun prej dijetarėve shpėton dhe ėshtė i matur."
Tarek A. Ghanemėshtė studiues,
shkrimtar dhe pėrkthyes egjiptian. Ai ėshtė i specializuar nė ēėshtjet
qė kanė lidhje me myslimanėt. Fushat e tij tė interesit pėrfshijnė
dorėshkrimet islame, ēėshtjen e terrorizmit, gazetarinė, ēėshtjen
myslimane, artet islame dhe pėrkthimin e teksteve islame. Aktualisht ai
ėshtė redaktor i revistės "Islamika" dhe jeton nė Ēikago, SHBA. Tarek
ėshtė diplomuar pėr Shkenca Politike dhe Filozofi nga Universiteti
Amerikan nė Kajro. Ai ėshtė gjithashtu njė student i shkencave islame.