Leximi i librit, ėshtė diēka themelore pėr kėdo qė kėrkon tė zgjerojė dijet dhe njohuritė.Po tė hedhim njė vėshtrim nė ambjentin ku jetojmė, secili prej nesh, harxhon dhe shpenzon pasuri tė shumta pėr ushqimin, mobilimin e shtėpisė, dėfrimin etj... Por vallė sa janė shpenzimet tona pėr leximin dhe shtimin e njohurive? Sa shpenzojmė pėr tė pasur njė bibliotekė familjare? Sa kohė na merr leximi i librave?
Umer ibnul Hattabi, gjatė kalifatit tė tij, nxorri njė dekret tė cilin ua drejtoi popullatės sė Lantonit (Shamit) ku i urdhėronte t\'u mėsojnė fėmijėve shkrim dhe lexim.
Edhe pse ishte Halifeja i tė gjithė muslimanėve, edhe pse ishte mbi gjashtėdhjetė vjeē dhe me flokė tė thinjur, ai u kushtonte rėndėsi fėmijėve tė muslimanėve nė Lanton.
Sot ėshtė bėrė zakon qė tė shiten dhe tė blihen lojtarėt e futbollit pėr dhjetėra milionė euro. Lojtari mė i shtrenjtė qė ėshtė shitur ndonjėherė, u shit pėr gjashtėdhjetė e pesė milionė dollarė.
Nėse njė lojtar vleka gjashtėdhjetė e pesė milionė dollarė, vallė sa vlejnė dijetarėt, studiuesit, shkencėtarėt dhe mendimtarėt tanė? Pėrse tė mos i trajtojmė edhe kėto grupe, ashtu siē trajtojmė futbollistėt? Pėrse tė mos i vlerėsojmė edhe studentėt, lexuesit dhe nxėnėsit pėr mundin?
Shumė prej nesh sot janė distancuar nga leximi i librave dhe i gazetave. Aq shumė ėshtė pėrhapur kjo epidemi, saqė edhe kur shkojmė nė njė restorant, i kėrkojmė kamarierit tė na sjellė ēfarė tė dojė, ngaqė pėrtojmė tė lexojmė edhe menunė.
Ne, sot jetojmė nė njė krizė tė vėrtetė pėrsa i pėrket leximit dhe studimit. Ne njihemi si umeti i leximit, por qė kohėt e fundit e kemi braktisur kėtė vlerė. Civilizimi dhe qytetėrimi ynė e ka zanafillėn e tij nė fjalėt "Lexo". Kushdo qė lexon historinė dhe jetėshkrimet e figurave tė ndritura, do tė zbulojė se ata ishin kolosė, tė ditur, gjeni dhe talente tė shkėlqyera nė fusha tė ndryshme. E gjithė kjo, erdhi si pasojė e studimit intensiv dhe leximit tė literaturės.
Njė histori shumė e bukur qė tregohet, personazhi i saj ėshtė njė burrė nga qyteti Mosul i Irakut. Ai quhej Ebul Kasim El-mosuli. Me fondet e tij, ai ndėrtoi bibliotekė tė madhe nė Mosul dhe e dhuroi si vakėf pėr studentėt dhe studiuesit. Kushdo qė vinte nė Mosul dhe Irak pėr tė nxėnė dije, patjetėr qė do tė ndalej edhe tek biblioteka e Ebul Kasim. E veēanta e kėsaj historie, ėshtė se kushdo qė hynte nė bibliotekė nga nxėnėsit dhe studentėt e shumtė, i jepeshin fletė dhe njė penė pėr tė shkruar. Veē kėsaj, nėse ishte i varfėr i jepej njė shumė tė hollash me tė cilat garantonte fjetjen dhe shpenzimet e qėndrimit nė Mosul.
Unė kam vizituar bibliotekėn e Kongresit amerikan, bibliotekėn kombėtare nė Turqi dhe Gjermani dhe nuk kam hasur diēka tė tillė, ku studentėve dhe nxėnėsve t\'ju ofrohen tė holla nga biblioteka.
Ali ibnu Jahja, njė burrė i dhėnė pas dijeve dhe leximit, ndėrtoi dhe pajisi me libra njė bibliotekė tė tėrė nė Bagdad. Duke qenė se ishte tregtar, ai ndėrtoi njė pallat tė madh, njė pjesė tė tė cilėt e vuri nė funksion tė bibliotekės publike.
Asokohe, Iraku kishte mbi tridhjetė e gjashtė biblioteka publike. Vetėm rruga me emrin "Rruga e letėrpunuesve" kishte mbi njėqind librari ku shiteshin libra.
Ali ibnu Jahja, nuk u mjaftua me ndėrtimin dhe pajisjen me libra tė bibliotekės, por garantonte dhe qėndrimin dhe ushqimin e studentėve dhe nxėnėsve. Me kėtė, ai sikur i ftonte tė gjithė tė apasionuarit pas dijeve dhe shkencės, qė tė shkonin dhe tė merrnin dijet e nevojshme.
Tė tillė ishin tregtarėt dhe biznesmenėt muslimanė tė asaj kohe. Ata ndėrtonin biblioteka, i pajisnin me literaturėn e duhur dhe u ofronin studiuesve dhe studentėve shėrbimet jetėsore, pėr tė qenė tė angazhuar vetėm me fushėn e studimeve tė tyre.
Kur njė nga dijetėrėt e talentuar u pyet:"Si nuk po ngopesh sė lexuari?!"
Ai u pėrgjigj:"Dua qė jetėn t\'a jetoj mė shumė se njė herė."
Por nėse do i kthehemi aktualitetit tė sotėm, do tė mbetemi gojėhapur dhe tė befasuar. Nė raportin e fundit tė UNESCO-s, thuhet qė arabėt lexojnė vetėm gjashtė minuta nė ditė.
Nė kėto momente qė po regjistrojmė emisionin, unė ndodhem brenda njė biblioteke dhe pranė meje ndodhet njė nga librat e vyer qė lanė pas dijetarėt tanė tė nderuar. Ai titullohet:"Esh-sheref El-vafij" dhe ėshtė i ndarė nė kolona. Kolona e parė, nga lart poshtė ka tematikė juridike (fikhu). Kolona e dytė ka tematikė gramatike arabe, e treta me tematikė historike dhe e katėrta mbi rimėn e poezive.
Autori i kėtij libri, ėshtė Ismail ibnu Ebi Bekr El-mukri, nga Jemeni. Mes tij dhe njė tė dituri nga Egjypti, ekzistonte njė rivalitet dhe konkurrencė shumė e fortė.
Dijetari i Egjyptit i thoshte jemenasit:"Unė kam mė shumė talent se ti", ndėrkohė qė jemenasi mburrej me talentin dhe aftėsitė e tij. Tė dy shkruanin libra tė ndryshėm, pėr tė vėrtetuar aftėsitė, profesionalizmin dhe epėrsinė ndaj njėri-tjetrit.
Kur e sheh veten para kėtij numri tė pafund dorėshkrimesh dhe librash, patjetėr qė tė shkon mendja tek civilizimi qė ndėrtuan tė parėt tanė.
Para disa ditėsh, po kėrkoja disa tė dhėna dhe statistika mbi pėrqindjen e analfabetizmit nė botė. Ajo qė mė tėrhoqi vėmendjen ishte se pėrqindja e analfabetizmit nė botėn arabe ishte shumė e lartė, ndėrkohė qė nė Europė ishte shumė herė mė e ulėt.
Kurse nė disa shtete tė Amerikės, pėrqindja e analfabetizmit ishte zero pėrqind.
Kėto tė dhėna, mė bėnė tė kėrkoj diēka mė shumė rreth analfabetizmit nė Andaluzi dhe nė Europėn e mesjetės. A e dini sa ishte pėrqindja e analfabetizmit nė Andaluzi asokohe?
Njė pėrqindje na e jep orientalisti hollandez, Roze, i cili thotė:"Nė Andaluzinė muslimane, nuk gjeje asnjė njeri qė nuk dinte shkrim apo kėndim. Kurse nė Europėn e asokohe, pėrveē disa priftėrinjve askush tjetėr nuk dinte shkrim dhe kėndim."
Pra, pėrqindja e analfabetizmit nė Andaluzinė muslimane ishte zero.
A e shihni ku kemi qenė dhe ku kemi pėrfunduar?
Kur muslimanėt fituan kundėr romakėve nė Andaluzi, paria e muslimanėve kėrkuan qė tė pėrktheheshin tė gjithė librat qė ndodheshin nė bibliotekėn e mbretit romak.
Me kėtė rast, mė kujtohet njė nga dijetarėt muslimanė, i cili e kishte bėrė zakon qė gjithmonė tė lexojė librat me fletė tė verdha, librat e vjetėr. Asokohe ai ishte gjashtėdhjetė vjeē dhe iu nėnshtrua njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė zemėr. Kur vajtėm ne nxėnėsit e tij pėr t\'a vizituar, e gjetėm tė shtrirė mbi krevat duke lexuar njė nga librat e tij me faqe tė verdha. Doktorėt na kėrkuan qė t\'i flasim pėr t\'a lėnė leximin dhe tė qetėsohet.
Nė atė ēast, i dituri iu kthye doktorit dhe i tha:"Nėse kėrkon tė qetėsohem, mė lėr me librat."
Libri "El-eganij" ėshtė njė ndėr librat mė tė njohur nė literaturėn klasike islame. Kushdo qė e lexon kėtė libėr, zbulon rėndėsinė e qėndrimit tė hapur tė muslimanėve, kundrejt civilizimeve tė tjera dhe komunikimin e tyre me jomuslimanėt.
Thotė Profeti a.s:"Urtėsia ėshtė virtyti i humbur i njė besimtari dhe kudo qė e gjen, ai ėshtė mė i meritueshmi."
Ne muslimanėt, nuk e shohim si tė rrezikshme hapjen ndaj kulturave dhe ideologjive tė tjera. Malli qė posedojmė ėshtė i njė cilėsie shumė tė lartė dhe i sofistikuar shumė mirė. Vetė libri i sipėrpėrmendur "El-eganij" pėrmban gjithēka tė dobishme dhe tė padobishme. Nga vetė titulli, ai tregon qė ėshtė njė libėr gjithėpėrfshirės, pasi flet nė shumė fusha. Secili prej nesh, fiton pjekuri dhe aftėsi komunikimi, duke debatuar dhe biseduar me njerėz tė shtresave tė ndryshme.
Bibliotekat tona janė tė tejmbushura me literaturė tė dobishme, gjė e cila ėshtė pikė force pėr ne nė kuadrin e hapjes ndaj botės. Vetė i dėrguari i Zotit a.s thotė:"As mos i besoni por as mos i pėrgėnjeshtroni tekstet e idhtarėve tė librit!"
Kjo do tė thotė qė ne duhe tė japim dhe tė marrim, tė diskutojmė dhe tė mbajmė shėnime. Prandaj, literatura jonė merret pėr bazė pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė shkruajnė nė njė fushė tė caktuar.
I gjithė civilizimi perėndimor dhe europian, ėshtė produkt i literaturės dhe kėrkimeve shkencore.
Njė libėr tjetėr me rėndėsi ėshtė dhe "Enciklopedia e fėmijės." Ajo qė mė bėri tė pėrzgjedh kėtė libėr, ėshtė se nėse duam tė ndėrtojmė civilizimin tonė, nėse duam tė kemi zhvillim dhe prosperitet, nėse duam qė umetit tonė t\'ia kthejmė lavdinė e humbur, duhet tė fillojmė nga fėmijėt tanė.
Me qėllim qė familjen dhe kryesisht fėmijėt, tė lidhen me librin, nė Amerikė u krye fillimisht njė studim. Gjatė studimit, u pa qė njė nė ēdo katėr shtėpi, kishte mė pak se dhjetė libra nė bibliotekėn familjare. Diēka e tillė u konsiderua si fatkeqėsi dhe krizė edukative. Kėshtu, filluan tė vendosin projekte dhe strategji mbi mėnyrat si t\'a lidhin fėmijėn me botėn e librit.
Duke parė qė fėmijėt e kanė tė domosdoshme tė shkojnė pėr vizitė tek dentisti, vendosėn qė ēdo klinikė dentare tė pajiset me libra tė ndryshėm pėr fėmijė. Ēdo fėmijė qė vizitonte klinikėn dentare, qoftė dhe njė herė, i dhurohej njė libėr qė i pėrshtatet moshės sė tij. Njė projekt i tillė dha rezultate shumė tė kėnaqshme.
Nė Egjypt kemi njė rast tjetėr qė ia vlen tė vlerėsohet dhe merret si model. Gruaja e presidentit tė Egjyptit, Suzan Mubarek, njihet pėr kontributet e saj tė shumta, sidomos nė edukimin e fėmijėve. Ėshtė pikėrisht kjo grua ajo qė ka mbėshtetur botimin dhe shpėrndarjen e librit "Enciklopedia e fėmijės."
Nėse duam t\'a lidhim fėmijėn me librin qė nė vegjėli, ėshtė mirė qė nė krevatin ku flen, t\'i vendosim njė libėr ēfarėdo. E rėndėsishme ėshtė qė fėmija tė ambjentohet me librin, tė jetojė me tė, tė shohė prindėrit duke lexuar libra. Njė fėmijė i tillė qė jeton me librin, patjetėr qė do tė lidhet me librin dhe do jepet pas leximit tė tij.
Njė nga poetėt anglezė, gjatė njė debati me njė tė pasur i tha:"Ti mund tė kesh pasuri mė shumė se unė, por unė jam mė i pasur se ti. Kjo, sepse unė kam njė nėnė qė mė lexon libra."
Vallė a do i kthehemi ne muslimanėt, lavdisė, civilizimit, fuqisė dhe madhėshtisė sė gjyshėrve tanė?
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme, pėrgjigja e sė cilės patjetėr qė ėshtė po. Por si do tė ndodhė diēka e tillė dhe kur?
Vetė Japonia e filloi zhvillimin e saj me fėmijėt. Kina po ashtu, vetė Amerika qė shohim sot e filloi me fėmijėt.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė sipas raporteve tė UNESCO-s, tre shtete arabe janė tė pamundur pėr tė plotėsuar nevojat e fėmijėve pėr arsim, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Kjo tregon krizėn qė ka pėrfshirė botėn arabe dhe atė islame pėrsa i pėrket edukimit tė fėmijėve. Zgjidhja e vetme ėshtė qė fėmijėt tanė edhe pse tė varfėr t\'i lidhim me botėn e librit.
Si kusht tė vetėm qė robėrit e betejės sė Bedrit tė fitonin lirinė, Profeti a.s caktoi qė secili prej tyre t\'iu mėsonte fėmijėve muslimanė shkrimin dhe leximin.
Po. Ne jemi tė aftė t\'i shėrbejmė sėrish njerėzimit, tė ndėrtojmė civilizimin tonė etj.... por vetėm duke qenė tė lidhur me librin dhe leximin. Ne jemi umeti i fjalėve "Lexo" dhe kėtė duhet t\'a kultivojmė dhe tek fėmijėt tanė.
Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!