» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Besimi

Kerkoni ketu...

2010-02-02 15:59:28
Takua: Pėrkufizimi dhe Vlerat e Saj
Hamza Jusuf & Zeid Shakir


 
 
Shkėputur nga libri me titull "Axhenda pėr tė ndryshuar gjendjen tonė."
 
 
Sidi Abdal Uahid B. Ashir e pėrkufizon takuan (devotshmėrinė) kėshtu: "pėrmbledhja e takuas ėshtė largimi prej tė ndaluarave dhe pėrmbushja e urdhėrave nga ana e brendshme dhe e jashtme.”
 
Nė librin e tij tė pėrkufizimeve, Imam El-Xhurjani e pėrkufizon takuan nė kėtė mėnyrė:
 
Nga pikėpamja gjuhėsore do tė thotė, "tė shmangėsh". Me fjalė tė tjera, do tė thotė "tė marrėsh masa paraprake." Sipas dijetarėve tė mėdhenj, takua ėshtė "bindja ndaj Allahut duke pasur frikė dėnimin e Tij." Takua ėshtė "qė njeriu tė kryej atė tė cilėn ia ka obliguar Allahu dhe tė largohet nga ajo tė cilėn ia ka ndaluar Ai, qė tė jetė kjo mbrojtje pėr njeriun nga dėnimi i Allahut." Bindja ndaj Allahut duhet tė jetė e sinqertė.
 
Ibn Ashir thotė se "aspektet e takuas janė katėr nė numėr, dhe kėto pėr udhėtarin drejt Zotit janė shtigjet e dobisė." Katėr shtigjet e dobisė janė:
 
  • pėrmbushja e detyrimeve sė jashtmi;
  • pėrmbushja e detyrimeve sė brendshmi;
  • shmangia e tė ndaluarave sė jashtmi;
  • shmangia e tė ndaluarave sė brendshmi.
 
Pra, udhėtari nė rrugėn e tij drejt pastrimit dhe suksesit pėrpiqet tė pėrmbushi detyrimet dhe tė shmangi tė ndaluarat. E duke vepruar kėshtu ai ruan zemrėn, gjuhėn, sytė, veshėt, stomakun, organet gjinore, duart dhe kėmbėt.
 
Njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha kėto, dhe nėse ėshtė vigjilent dhe pėrpiqet ti ruajė ato, atėherė ai ose ajo ėshtė nė rrugėn qė shpie nė devotshmėri.
 
Takua ka pesė faza sipas Imam Ibn Xhuzej El-Kalbit:
 
  • mbrojtja nga mosbesimi – kjo ėshte faza e nėnshtrimit;
  • mbrojtja nga tė ndaluarat - kjo ėshtė faza e pendimit;
  • mbrojtja nga ēėshtjet e dyshimta – kjo ėshtė faza e kujdesit;
  • mbrojtja nga ēėshtjet qė nuk tė takojnė - kjo ėshė faza e lirisė (zuhdit);
  • mbrojtja e zemrės nga gjithēka tjetėr pėrveē Allahut - kjo ėshtė faza e vigjilencės.
 
Ēdo besimtar ėshtė nė fazėn e nėnshtrimit, por mbrojtja dhe kėnaqėsia e Allahut arrihet duke fituar gradat mė tė larta. Pėr shkak se pjesa mė e madhe e komunitetit mysliman ėshtė vetėm nė fazėn e parė apo tė dytė, ne tė gjithė vuajmė. Kur njė numėr i madh i besimtarėve pėrpiqet pėr tė kaluar te niveli i tretė dhe i katėrt, atėherė ne do tė shohim dobitė e takuas tė pėrshkojnė komunitetet tona, siē premtohet nė Kuran.
 
Vlerat e Takuas

Vlerat e takuas janė tė panumėrta. Vetėm Allahu i di tė gjitha ato. Shumė prej tyre pėrmenden nė Kuran dhe mė tė spikaturat janė:
 
Morali i lartė i pasardhėsve tė njeriut tė devotshėm
 
O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqiat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara. (31:17)
 
Njė ajet tjetėr, sipas njė komentimi, thotė:
 
Le tė frikėsohen ata (nė prag tė vdekjes) sikur tė linin pas vete pasardhės tė paaftė pėr tė cilėt kanė dro (si do tė jetė gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut. (4:9)  

Begati qė vijnė nga qielli dhe toka
 
E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka. (7:96)
 
Furnizim i mjaftueshėm dhe rrugėdalje nga ēdo vėshtirėsi
 
E kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk kujton fare. (65:2)

Shpėtim
 
Ne i shpėtuam ata qė besuan dhe qė ishin tė matur (duke iu shmangur mėkatit). (27:53)
 
Prania hyjnore dhe mbrojtja e Allahut
 
S’ka dyshim se Allahu ėshtė me ata qė janė tė devotshėm (qė ruhen prej tė kėqijave) dhe me ata qė janė bamirės. (16:128)
 
Fitore   
  
Kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn Allahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do tė arrijnė atė qė dėshirojnė. (24:52)
 
Njė fund i mirė
 
Ky ėshtė njė pėrkujtim. E ėshtė e sigurt se ata qė janė tė ruajtur, kanė njė ardhmėri tė mirė. (38:49)
 
Parajsa vetė
 
Ato janė Xhennetet qė do t’ua trashėgojmė robve Tanė qė ishin tė ruajtur. (19:63)
 
 
Arritja e Takuas
 
Takua mund tė arrihet vetėm me pėrpjekje tė pareshtur shpirtėrore (muxhahede).
 
Pėrpjekja shpirtėrore sjell njė ndryshim tė zemrės qė ndikon dhe gjymtyrėt duke rezultuar nė pendim tė sinqertė dhe dėshirė pėr t\'a pastruar veten nga mėkatet e mėparshme dhe pėr t\'i shmangur ato nė tė ardhmen.
 
Allahu na ka urdhėruar tė gjithė si komunitet pėr t\'u kthyer te Ai me sinqeritet, dhe pikėrisht kėtė duhet tė bėjmė.
 
Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim. (24:31)

Me pėrpjekje tė sinqerta, ne mund t\'a kryejmė kėtė detyrė madhore, qė nė fund tė fundit, ėshtė vetė qėllimi i jetės.

Urdhėri i parė i Allahut nė librin e Tij ėshtė:
 
O ju njerėz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar). (2:21) 
 
Ky ėshtė qėllimi ynė i vetėm. Ne duhet tė fillojmė tė bėhemi tė devotshėm; jo nesėr apo pasnesėr, por sot, tani, nė kėtė moment.
 
Zemra duhet tė angazhohet pėr arritjen e kėtij qėllimi. Shpėrblimet janė tė madha. Kėnaqėsisė sė kontrollimit tė vetės pėr nga ėmbėlsia ia kalon vetėm kėnaqėsia e afėrsisė me Allahun, dhe kjo e fundit pėrjetohet vetėm pasi njeriu arrin t\'a ketė veten nėn kontroll.
 
Allahu na dhėntė sukses qė tė bėhemi prej njerėzve tė devotshėm. Allahu i bashkoftė zemrat e kėtij ymeti dhe i mbushtė ato me dashuri ndaj Tij dhe tė dėrguarit tė Tij tė dashur (a.s). Allahu na udhėzoftė nė rrugėn e drejtė dhe na dhėntė kurajo dhe sukses qė tė jemi prej tė devotshmėve. Ai na bėftė njerėz tė cilėt urdhėrojnė nė tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, duke dashur mirėqenien e njeriut dhe afrimin e njeriut te Zoti. Allahu i pastroftė zemrat e besimtarėve nga sėmundjet si urrejtja, zemėrimi dhe pakėnaqėsia.
 
Falenderimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve! (1:2)
  
 
Hamza Jusuf ėshtė njė amerikan i konvertuar nė Islam. Ai ka studiuar pėr vite me rradhė me dijetarė tė mėdhenj tė botės islame. Ai ėshtė njė nga themeluesit e Institutit Zejtuna nė Kaliforni. Ai ėshtė mbrojtės i njė mirėkuptimi mė tė mirė mes botės myslimane dhe perėndimit. Hamzai ka pėrkthyer disa tekste klasike arabe, duke pėrfshirė kėtu librin e titulluar “Pastrimi i Zemrės.”
 
Zeid Shakir ėshtė njė ndėr dijetarėt myslimanė mė tė respektuar nė perėndim. Ai jep mėsim nė studime islame, tė gjuhės arabe dhe spiritualitet islam nė Institutin Zejtuna nė Kaliforni. Nė 2005, Instituti Zejtuna botoi librin e tij "Foto tė shpėrndara", njė antologji me ese tė ndryshme shkruar nga Zeid Shakir.


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.