» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Besimi

Kerkoni ketu...

2009-11-24 13:52:41
Mė shumė dritė mbi etikėn dhe rėndėsinė e haxhit
Ibn Kudameh el Makdis

 


 


 

Ai qė ka qėllim tė kryejė haxhin, duhet qė nė fillim tė bėjė teube (tė pendohet tek Allahu), tė lajė borxhet, tė pėrgatisė furnizim tė mjaftueshėm pėr udhėtimin e tij dhe pėr familjen, derisa tė kthehet, t’ua japė gjėrat pronarėve tė vėrtetė, dhe tė pėrmbushė shpenzimet nė mėnyrė ligjshme. Ai rekomandohet tė shoqėrojė njerėzit e drejtė tė ndihmojnė njėri-tjetrin gjatė udhėtimit. Nėse njė grup njerėzish nisen pėr haxh ata duhet tė zgjedhin njė drejtues gjatė udhėtimit, qė tė rregullojė ēėshtjet e tyre.

 

Pelegrini duhet tė zbatojė mėnyrėn islame tė sjelljes nė tė gjitha aspektet, t’u kėrkojė njerėzve tė drejtė tė bėjnė dua pėr tė, dhe tė thonė lutjet profetike qė i thoshte profeti (a.s.) gjatė udhėtimit tė tij dhe nė haxh. 

 

Ju duhet ta dini mirė faktin se nuk ka asnjė mėnyrė pėr t’iu afruar Allahut, pėrveēse duke u larguar nga epshet dhe dėshirat, duke bėrė vetėm gjėrat e nevojshme dhe duke iu pėrkushtuar Allahut, nė ēdo ēast. Pėr kėtė arsye asketėt e feve tė mėparshme izoloheshin nga njerėzit, dhe shkonin nėpėr shpella dhe preferonin tė qėndronin vetėm sesa nė shoqėrinė e tė tjerėve, duke dashur kėshtu t’i pėrkushtoheshin mė shumė Allahut.

 

Pelegrini rekomandohet ta ēlirojė mendjen nga tė gjitha ēėshtjet, pėrveē bindjes ndaj Allahut. Ai duhet tė vishet thjesht, larg zbukurimeve apo gjėrave qė nxisin rivalitet.

 

Nė kėtė rast mund tė kujtojmė transmetimin e Xhabirit se profeti (a.s.) ka thėnė: “Allahu mburret para engjėjve pėr pelegrinėt duke thėnė: “Shikojini robėrit e Mi, ata erdhėn tek unė tė shpupuritur dhe tė pluhurosur nga ēdo luginė e thellė. Unė ju bėj juve dėshmitar se i fal ata”. (Ibn Khajzemeh)

 

Allahu, mė i larti e ka nderuar shtėpinė e Tij, e ka shenjtėruar atė dhe e ka bėrė vend qė duhet tė vizitohet. Gjithashtu duhet tė dini se ēdo veprim dhe shtyllė qė lidhet me haxhin pėrfshin njė mėsim ose paralajmėrim pėr njerėzit qė kanė mendje tė shėndoshė si vijon:

 

Kur pelegrini kėrkon tė marrė furnizim tė mjaftueshėm qė tė mos i mbarojė para se tė arrijė destinacionin e tij, ai duhet tė mbajė mend se udhėtimi pėr nė botėn tjetėr ėshtė shumė mė i gjatė dhe se furnizimi qė i duhet ėshtė devotshmėria e vėrtetė. Pėrveē devotshmėrisė, gjithēka qė njeriu mendon se ėshtė furnizim do tė mbetet pėrtej vdekjes. Kujdes se mos i prishni veprat e mira, tė cilat pėrbėjnė furnizimin tuaj pėr botėn tjetėr, nga hipokrizia dhe mburrja.

 

Rekomandohet qė pelegrini, kur niset nga vendi i tij tė kujtojė largimin e sigurt nga kjo botė kalimtare pėr nė botėn tjetėr. Duke hequr rrobat e zakonshme dhe duke veshur rrobat e Ihramit, ai duhet tė kujtojė rrobėn me tė cilėn do tė mbėshtillet kur tė vdesė.

 

Kur pelegrini thotė fjalėt e Talbijeh, ai duhet tė kujtojė se kjo do tė thotė njė pėrgjigje ndaj thirrjes sė Allahut, siē thuhet nė Kuran: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta”. (El Haxh 21:27)

 

Kur besimtari hyn nė Haram, ai duhet tė mbushet me shpresė se Allahu do ta falė dhe kur sheh Qaben, pelegrini duhet tė jetė i vetėdijshėm nė zemrėn e tij pėr madhėshtinė e shtėpisė, duke e nderuar atė. Ai duhet tė shprehė mirėnjohjen e tij ndaj Allahut qė e ka sjellė atė nė kėtė shkallė dhe qė e pėrfshiu nė shoqėrinė e atyre qė u afruan pranė Tij.

 

Kur prek gurin e zi, pelegrini duhet tė besojė se ai po zotohet pėr besnikėri ndaj Allahut, duke u betuar se do t’i bindet Atij. Ai duhet tė vendosė gjithashtu se duhet ta mbajė vendimin.

 

Kur ai ecėn ndėrmjet Safas dhe Mervas, pelegrini duhet tė kujtojė si do tė lėkundet nė dy anėt e Peshores ditėn e Ringjalljes. Gjithashtu ai duhet tė tregojė pėrkushtim ndaj detyrave, tė shpresojė se do tė mėshirohet, si ai qė hyn nė praninė e mbretit dhe largohet pa e ditur nėse sovrani e ka pranuar apo refuzuar atė. Ai ecėn nė oborr herė pas here, duke shpresuar qė tė paktėn herėn e dytė do tė mėshirohet.  

 

Kur qėndron nė Arafat pelegrini duhet tė kujtojė vendin e Ringjalljes, mbledhjen e komuniteteve dhe tė profetėve dhe udhėheqėsve tė tyre, secili prej tyre duke ndjekur profetin dhe duke shpresuar pėr ndėrmjetėsimin e tij, tė gjithė duke qenė tė pasigurt nėse do tė pranohen apo do tė refuzohen.

 

Pėr sa i pėrket hedhjes sė gurėve, qėllimi i pelegrinėve duhet tė jetė bindja ndaj urdhrit hyjnor, pėr tė treguar nėnshtrimin dhe gatishmėrinė pėr t’u bindur pa ndonjė justifikim psikologjik tė dukshėm.

 

Kur pelegrini sheh muret e Medinės, ai duhet tė kujtojė se ky ėshtė qyteti qė Allahu zgjodhi pėr profetin e tij (a.s.) se ai e bėri atė qėllimin e shpėrnguljes sė tij, se kjo ishte shtėpia e tij. Ai duhet tė imagjinojė gjurmėt e kėmbėve tė profetit kur ai shkoi nė qytet tė kujtojė sesi ai ecte nėpėr rrugė, duke e imagjinuar pėruljen e tij dhe ecjen e tij tė hijshme.

 

 


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.