» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Besimi

Kerkoni ketu...

2009-11-18 15:23:45
Mirėsitė e haxhit
DR RIZĖAN HAIDER

 

Haxhi, ndryshe nga praktikat e tjera fetare, mbart potencialin e transformimit tė plotė shpirtėror pėr kėdo. Ne mund ndeshemi me shumė shembuj tė gjallė tė kėtij fenomeni transformimi. Ndonjėherė ndodh rastėsisht qė tė impresionohesh nga madhėshtia e vendit dhe kjo nuk ėshtė njė mirėsi e vogėl. Por nėse i di rregullat para se ta fillosh kėtė udhėtim, ėshtė pothuajse e sigurt se do tė arrish gjithēka qė ky rast ka pėr qėllim. Ai e sjell njeriun mė afėr me Krijuesit, ai nuk ka mė mėdyshje dhe gabimet nė qėndrimin e njeriut fillojnė tė dalin nė sipėrfaqe, njėri pas tjetrit, duke i mundėsuar atij pastrimin para se ai tė mbarojė. Ritualėt e haxhit i kujtojnė atij vazhdimisht Zotin e tij, doktrinat e Tij, derisa ai nėpėrmjet njė procesi tė vetėpastrimit gradual, e gjen veten me njė sjellje tė lartė morale. Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė profeti (a.s.) ka thėnė: “Ebu Hurejre transmeton: “Nėse dikush kryen haxhin dhe gjatė tij ai largohet tėrėsisht nga bisedat vulgare dhe nuk pėrfshihet nė ndonjė veprim qė tregon mosbindje ndaj Allahut, atij do t’i pastrohen mėkatet dhe do tė pastrohet nga mėkatet si ditėn qė ka lindur”. (Buhariu)

 

“Bėrja u Umres pėr tė dytėn herė i pastron tė gjitha mėkatet e kryera qė nga Umreja e parė dhe pėr Haxh-i-Mabrur (haxhi qė kryhet i saktė pa bėrė vepra qė tregojnė mosbindje) shpėrblimi ėshtė vetė parajsa”. (Buhariu)

 

Haxhi ėshtė kryesisht njė pėrpjekje e haxhiut pėr tė rinovuar marrėveshjen qė ai ka me Krijuesin e Tij. Ashtu siē e shohim nė jetėn e pėrditshme, bota e rrėmujshme dhe shpirti ynė i dobėt priren qė ta shkelin kėtė marrėveshje, por ndonjėherė ndonjė incident zakonisht katastrofik, na pėrkujton dhe na detyron tė zgjohemi nga gjumi. Megjithėse i turpėruar, njeriu pėrulet para Allahut, i dorėzon gjithēka, bėn rrėfime tė thjeshta dhe tė sinqerta, ndien keqardhje dhe kėrkon falje. Kjo ėshtė koha e  pėrtėritjes sė marrėveshjes, njė mirėsi qė nuk u ofrohet tė gjithėve. Por nė mėnyrė tė veēantė, haxhi ėshtė njė rast nė tė cilin njeriu e kėrkon vetė kėtė pėrtėritje shpirtėrore, jo i shtyrė nga ndonjė fatkeqėsi. Vullneti pėr ta ndėrmarrė kėtė udhėtim pasqyrohet tek dėshira e sinqertė e personit pėr tė kėrkuar vėmendjen dhe kėnaqėsinė e Zotit, dhe nėse Ai pėrgjigjet duke i ofruar atij njė ftesė, kjo ėshtė nė vetvete njė gjysmė pranim. Njeriu e prezanton veten para Tij si njė i arratisur i pafat, qė e ka kuptuar se largėsia nga Zoti i tij po zvogėlohej pavarėsisht se ai po vraponte nga ana tjetėr. Ai ėshtė tėrėsisht i vetėdijshėm pėr veprat e tij dhe ėshtė i dėshpėruar tė pendohet pa kushte para se tė jetė tepėr vonė. Ai e di tani se pa Allahun nė anėn e tij, do tė jetė i humbur.

 

Kur ai shkon atje dhe prek ose ngre duart drejt Hajr-i-Asuad duke zbatuar Sunetin, ai duhet tė kuptojė se dora e tij shtrihet tė kapė atė tė Zotit, ashtu si tė gjithė bėjnė njė betim serioz. Kjo do tė thotė se ky nuk ėshtė njė premtim i zakonshėm dhe duhet tė mbahet pavarėsisht nga tė gjitha problemet nė kėtė botė. Kėrkesat mund tė jetė shumė tė tmerrshme, por frika nga pakėnaqėsia e Zotit do t’i shėrbejė si shok. Preferencat duhet tė rivihen dhe njėherė dhe “dėshira ime dhe zgjidhja ime” duhet tė drejtohen pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit dhe tė urdhrave tė Tij. Fari nė kėtė kontekst ėshtė standardi i pakundėrshtueshėm i pėrcaktuar nga Ibrahimi, kur ai ishte i gatshėm ta flijonte djalin e tij nė emėr tė Allahut. Dhe njeriu mund ta kuptojė devotshmėrinė e Ibrahimit nėse ėshtė bekuar me fėmijė, pėr tė mos folur pėr djalin qė iu dha kur ishte nė moshė tė madhe, nga lutjet e sinqerta. Veprimi ishte mbinjerėzor, por nga njė njeri i brishtė dhe mund tė ketė qenė njė prej bazave tė asaj qė Zoti u tha engjėjve “Unė di atė qė ju nuk e dini” kur ata kishin kundėrshtuar krijimin e njeriut. Zoti e vlerėsoi shumė kėtė veprim saqė Zoti e quajti Ibrahimin “myslimani” dhe e shpėrbleu me njė varg profetėsh nė brezin e tij, tė cilėt do tė vazhdonin tė praktikonin sakrificėn e tij, megjithėse simbolikisht. Prandaj myslimanėt janė kėshilluar ta ripėrtėrijnė kėtė traditė ēdo vit, deri nė fund tė botės. Ata e bėjnė kėtė duke sakrifikuar kafshė me rastin e haxhit pas kthimit nga Arafati. Ata qė nuk shkojnė dot nė kėtė vend e simbolizojnė veprimin duke sakrifikuar kafshėt kudo qė janė. Kjo nga njėra anė u kujton filozofinė e “dorėzimit absolut” dhe nga ana tjetėr ata do tė shkojnė nė Mekė pėr ta arritur atė nė mėnyrėn mė ideale. Zoti i krijoi kafshėt qė t’i shėrbejnė racės njerėzore, por flijimi i tyre pėr kėtė shkak ėshtė pa dyshim shėrbimi mė i mirė qė ata mund t’i ofrojnė njerėzimit.

 

Nuk ėshtė e pazakontė tė takosh njerėz, tė cilėt e konsiderojnė flijimin e kafshėve nė pėrgjithėsi dhe gjatė haxhit nė veēanti si njė metodė joproduktive. Ata kanė kundėrshtime tė ndryshe ndaj kėsaj dhe nė dukje nuk u mungon logjika. Por ajo qė ata priren tė mos e vėnė re ėshtė dobėsia e tyre nga ekonomia e zakonshme; ata thjesht nėnvlerėsojnė thesarin e kėtij pėrshkallėzimi shpirtėror qė njeriu kalon gjatė njė veprimi tė tillė, ashtu si pėrkėdhelja e njė fėmije gjatė gjithė natės nuk kushton lekė por lė gjurmė tė pashlyeshme dashurie nė mendjen dhe krijon njė lidhje ndėrmjet dy shpirtrave qė paratė nuk mund ta bėjnė.

 

Njė pėrvojė shumė prekėse gjatė haxhit ėshtė ndjenja e unitetit dhe e dashurisė qė njeriu krijon me myslimanėt nga e gjithė bota. Ata, pavarėsisht nga diversitetet e tyre nė gjuhė, kulturė, veshje dhe ēėshtjet fetare, ata kanė tė njėjtin motivim, ecjen pėrqark shtėpisė sė Zotit, tė veshur me tė njėjtėn veshje, duke thėnė tė njėjtat fjalė dhe mbi tė gjitha duke pasur tė njėjtin qėllim: kėnaqėsinė e Zotit. Ndryshimet harrohen, vėllazėria mbizotėron. Edhe detyrat kryhen me njė ndjenjė mirėnjohjeje. Kėto janė disa rezultate tė thjeshta tė Islamit, nėse ai praktikohet.   

 

 


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.