Aty ku ka diversitet, ka dhe dallime. Secili prej nesh ka njė serė
bindjesh unike. Ka poaq mendime, ndjenja dhe qėllime sa dhe njerėz nė
kėtė botė.
Prandaj, sėshtė e drejtė tė presim qė tė tjerėt tė jenė njėlloj
si ne, me zemra dhe mendje identike. Pritjet jorealiste pėr uniformitet
rezultojnė nė fajėsimin e diversitetit si burim konflikti, duke mos e
vlerėsuar atė si burim pasurie.
Pasoja e kėsaj mėnyre negative tė menduari ėshtė se tė qenit
ndryshe bėhet sinonim i tė qenit i dėmshėm dhe kjo pėrbėn njė
pengesė tė madhe pėr komunikimin efektiv.
Kurani ofron njė rregull tė artė pėr komunikimin mes njerėzve me formime e kultura tė ndryshme.
O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli
dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete. (49:
13)
Nga perspektiva e komunikimit, nė mėnyrė qė vėrtet ta "njohin"
njėri-tjetrin, njerėzit duhet ti fillojnė kontaktet e para me
dashamirėsi dhe pa paragjykime.
Ata duhet ti rezistojnė prirjes pėr tė marrė vendime tė nxituara duke u bazuar nė ide negative e tė pėrgjithėsuara.
Ky pėrbėn njė stereotip. Pėr shembull, supozimet se tė gjithė
spanjollėt janė toreadorė apo se tė gjithė italianėt janė kėngėtarė
operistikė pėrbėjnė stereotipe. Kur veprojmė kėshtu, jo vetėm qė
tregohemi tė padrejtė me tė tjerėt, por gjithashtu jemi tė padrejtė me
veten; pasi duke i trajtuar supozimet si fakte tė padiskutueshme dhe
duke i marrė vendimet tona nė pėrputhje me to, e privojmė veten nga njė
burim i ēmuar mėsimi.
Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ndodh kur disa besojnė se tė gjithė
muslimanėt janė terroristė, dhe tė tjerė besojnė se tė gjithė
perėndimorėt janė tėpafe! Asnjė nga kėto supozime nuk qėndron.
Kur shpėrtheu kriza e karikaturave daneze nė 2006, unė pyeta veten
se ēdo tė bėnte profeti Muhamed nė njė situatė tė tillė konflikti? Duke
u bazuar nė konceptet e tij fisnike tė komunikimit dhe tė zgjidhjes sė
konflikteve, si dhe nė ajetin qė pėrmendėm mė lart, fillova njė projekt
krijues komunikimi ndėrkulturor tė quajtur "Mos urre, eduko!"
Sfidat e komunikimit
A e keni pyetur ndonjėherė veten pse luftojnė njerėzit? Nė
pėrgjithėsi, bindjet kontradiktore shkaktohen nga ndryshimet nė moshė,
gjini, fe, arsim, kulturė, e kėshtu me radhė, si dhe nga ndryshimet nė
status dhe tė drejta teritoriale.
Profeti Muhamed u ballafaqua me situata komunikimi tejet sfiduese.
Qė nė fillim ai u pėrball me njė audiencė tepėr diverse qė shpeshherė
ishte kundėrshtuese. Profetit iu desh ta lufonte armiqėsine dhe
dyshimin me kėmbngulje teksa mbante qėndrim pozitiv.
Pėr mė tepėr, profeti shpesh e gjente veten nė situata shtrėnguese
dhe konfontuese, tė cilat e detyruan tė shpėrngulej nė territore tė
tjera dhe tė ndėrtonte njė bashkėsi tė re me burime minimale.
Megjithėse u pėrball me shumė vėshtirėsi, ai i ndryshoi me sukses
bindjet negative tė rrėnjosura thellė deri atėherė. Ai gjithashtu
arriti tė nxirrte mė tė mirėn nga njerėz tė cilėt ishin aq mospajtues
saqė ishin nė luftė tė vazhdueshme me njėri-tjetrin. Si mund tė
pėrfitojmė nga suksesi i tij sot?
Gjykimi me shikim tė parė
Strategjia e profetit ishte parandalimi dhe jo "shuarja" e konflikteve.
Pėr
ta arritur kėtė, ai vazhdimisht e me butėsi i edukonte njerėzit pėr
barazi, tolerancė dhe pėr menaxhimin e zemėrimit. Ai e bėnte kėtė me
qėllim qė tė minimizonte rėndėsinė e tepruar qė i kushtohej statusit
dhe teritorit kundrejt barazisė dhe lirisė.
Ai paralajmėroi kundėr efekteve shkatėrruese tė ndjenjave
negative, dhe nxiste pėr arsyetim tė qetė nė situata konflikti. Profeti
themeloi konceptin islam tė lirisė sė shprehjes. Ai i inkurajonte
shokėt e tij tė flisnin me zė tė lartė nėse vėrenin veprime tė nxituara
e tė pamatura rreth tyre. Vetė profeti i pranonte dhe i vlerėsonte
shumė kėshillat e atyre rreth tij me kusht qė ato tė ishin tė sinqerta.
Nė tė njėjtėn kohė, ai i dėnonte ashpėr abuzimet verbale dhe talljet
publike tė tė tjerėve.
Profeti qėndronte i qetė gjate zgjidhjes sė konflikteve me tė cilat ballafaqohej.
Njė ditė, njė hebre erdhi nė xhami pėr tė kėrkuar borxhin qė i
kishte dhėnė profetit, por e kėrkoi atė nė publik e nė mėnyrė tė
ashpėr. Njė nga shokėt e profetit, Omer ibn Hatabi nxorri shpatėn nga
milli nė mėnyrė kėrcėnuese. Por profeti Muhamed e qetėsoi Omerin duke i
thėnė: Unė dhe ai meritojmė trajtim mė tė mirė, mėsoi atij ta kėrkojė
hakun mė butė dhe mė keshillo mua tia kthej borxhin nė mėnyrė mė tė
mire. (Ibn Habani)
Pas zgjidhjes sė njė konflikti, ai nuk
i mbante kurrė mėri tė tjerėve dhe nuk bėnte gjykime tė pėrgjithshme
duke u bazuar nė njė incident tė vetėm. Nė vend tė kėsaj, ai
pėrqėndrohej te mėsimet e marra nga zgjidhja e problemit. Sa herė e
lejojmė njė incident tė vetėm ti ndyshojė mendimet tona pėr dikė
pėrgjithmonė?
Sindromi i riatdhesimit
Psikologjia
bashkohore na tregon qė pėrshtatja e njė personi nė njė ambient tė ri
shoqėrohet me simptoma tė forta si depresion, vetmi, pagjumėsi, oreks
tė dobėt, dhe sė fundi paaftėsi pėr tu afruar me tė tjerėt. Problemi
intensifikohet nėse banorėt vendas i trajtojnė tė ardhurit si "pushtues
tė territorit tė tyre".
Sot, integrimi i emigrantėve pėrbėn njė problem tė madh nė
Perėndim. Ndoshta gjėrat mund tė pėrmirėsohen nėse kjo shihet si njė
situatė komunikimi dhe trajtohet si njė mundėsi, jo si kėrcėnim;
veēanėrisht nėse emigrantėt nuk e kanė zaptuar tokėn e dikujt me forcė,
por thjesht kanė pranuar njė ftesė pėr tė jetuar nė njė vend tė ri. Nė
njė situatė tė tillė, si mysafiri dhe mikpritėsi janė pėrgjegjės pėr
mundėsimin e njė ndėrveprimi tė mirė, duke e pėrdorur atė si njė
pėrvojė mėsimi pėr tė dy palėt.
Profeti Muhamed u pėrball me
njė situatė tė ngjashme pas largimit nga Meka pėr nė Medinė me ftesė tė
medinasve. Kur ai arriti atje, disa nga shokėt e tij prej emigrantėve,
ishin aq tė pėrmalluar pėr vendlindjen saqė u sėmurėn fizikisht.
Uniteti i shoqėrisė ishte nė rrezik dhe njė zgjidhje urgjente
ishte e nevojshme. Profeti me shkathtėsi e ktheu mallin e dhimbjen nė
energji e shpresė pėrmes njė sėrė rregullash dhe normash shoqėrore
projektuar pėr arritjen e lidhjeve tė forta mes medinasve dhe
emigrantėteve. Ndoshta kemi nevojė pėr ti shqyrtuar kėto mėsime tė
ēmuara sot.
Kapėrcimi i barrierave tė statusit
Paraja, fuqia, pasuria, dhe bukuria fizike janė sėmundjet e botės tonė materialiste sot. Pėr shkak tė tyre ndodhin konflikte.
Kur e krahasojmė veten me imazhe me shkėlqim nė tabela lajmėrimesh
dhe nuk arrijmė tė jemi si ato, fillojmė me vetėdije ti kemi zili dhe
ti urrejmė; e urrejmė edhe veten pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė qenė
si ato. Individėt me probleme tė tilla psikologjike nuk janė tė aftė tė
komunikojnė me tė tjerėt siē duhet.
Islami thekson barazinė
mes njerėzve, dhe na mėson se dallimi mes njerėzve bėhet vetėm nė bazė
tė cilėsive tė mira qė ata kanė nė zemra, e kėto tė fundit i sheh dhe i
di vetėm Zoti.
Si pasojė, ne nuk kemi tė drejtė ta gjykojmė apo ta vlerėsojmė
veten, le me tė tė tjerėt. Pra, ne duhet tė tregohemi tė drejtė me tė
gjithė njerėzit dhe nė tė gjitha situatat.
Ky rregull i artė pasqyrohet nė sjelljen e profetit i cili na
mėsoi se njė buzėqeshje ėshtė lemoshė. Ai i thirte njerėzit me emrat e
tyre tė preferuar, madje dhe armiqtė e tij.
Ai nuk rezervonte njė vend tė veēantė nė takime por ulej kudo, dhe
nuk pranonte qė njerėzit tė ngrihen nė kėmbė pėr tė. Ai gjithmonė
lejonte kontakt direkt si me miqtė ashtu dhe me armiqtė. Profeti ia
pėrgatiste vendin pėr tu ulur mysafirit dhe nuk terhiqej i pari nga
biseda.
Njė herė dikush e kapi profetin pėr tunike me forcė
pėr tė tėrhequr vėmendjen e tij, por Profeti nuk iu pėrgjigj me tė
njėjtėn forcė; ai thjesht i kėrkoi nė mėnyrė tė vendosur ta lėshonte,
dhe tjetri e bėri kėtė pėr shkak tė autoritetit qė impononte profeti.
Ai e respektonte edhe mė tė riun e mė tė varfėrin prej njerėzve saqė secili ndihej se ishte personi mė i rėndėsishėm pėr tė.
Dikush i ofroi njė brokė ujė dhe Porfeti piu. Nė krahun e tij tė
djathtė, ndodhej njė djalė i njomė, kurse nė tė majtėn e tij, burra mė
tė mėdhenj. Ai e pyeti djalin: "A mė lejon qė radhėn pėr tė pirė ujė ta
kaloj te mė tė mėdhenjtė?" Djali ia ktheu: " O i derguari i Zotit! Pėr
Zotin, nderin qė tė pi ujė direkt pas teje, nuk ia jap askujt tjetėr
(sepse jam nė tė djathtėn tėnde)." Profeti ia kaloi ujin djalit.
(Buhariu)
Kjo situatė paraqet njė dilemė; kush duhet tė merrte ujė i pari,
djali i ri apo burrat e mėdhenj? Profeti e zgjidhi problemin pėrmes
barazisė pa marrė parasysh moshėn apo statusin.
Sot ne vėrejmė vrazhdėsi dhe mungesė takti nė marrėdhėniet
shoqėrore, veēanėrisht kundrejt njerėzve tė panjohur. Njerėzit shpesh
bėjnė atė qė ėshtė e mirė pėr veten e tyre nė vend qė tė bėjnė atė qė
ėshtė e drejtė. Njė komunikim i mirė fillon duke i respektuar tė tjerėt
dhe duke i trajtuar ata me drejtėsi.
Nėse ne vėrtetė kėrkojmė ti njohim tė tjerėt, atėherė ne duhet tė
edukojmė veten dhe tė tjerėt, dhe t\'i japim fund kėsaj urrejtjeje
shkatėrruese.
Sahar Elnadi ėshtė diplomuar pėr histori dhe kulturė antike nė
Universitetin e Kajros. Nė punėn e saj ajo ka patur kontakte tė
vazhdueshme me njerėz. Ajo ka prezantuar programe tė ndryshme
televizive; ka instruktuar kurse trajnimi nė komunikim, aftėsitė e tė
menduarit dhe ēėshtje ndėrkulturore. Ka njė eksperiencė tė gjatė nė
dinamikat e komuniteteve shumėkombėshe nė internet. Projektet e saj
kanė fituar ēmime tė shumta.