» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Tradita Profetike

Kerkoni ketu...

2010-01-21 03:24:42
Origjina e Sistemit tė Isnadit
Ebu Emineh Filips

 

Nė shkrimet e tyre dijetarė si Ebu `Amr El-Dani, Ibn Es-Salah, dhe tė tjerė i referohen konsensusit tė dijetarėve pėrsa i pėrket shkencės sė  transmetimit (Isnadit). Nga kjo ne kuptojmė se muslimanėt zhvilluan shkencėn e transmetimit (Arabisht: `ilm er-riuajeh).

 

Nga ky trung i kėsaj shkence kanė dalė shumė degė tė tjera tė tilla si recitimi Kuranor, Hadithet, Historia Islame, gjuha Arabe dhe Jurispundenca Islame tė cilat janė tė bazuara tė gjitha nė narracion. Njė shembull i tillė ėshtė shkenca e Jurispundencės Islame e cila transmeton mendimin legal pėrmes narracionit nga dhėnėsi i opinionit deri nė kohėn aktuale ose ky institucion ngrihet dhe pėr fetvatė e ndryshme.

 

Kėtu nė librin Usul el-Hadith Dr. Filips na tregon neve se si kjo shkencė ėshtė organizuar dhe ėshtė zhvilluar dhe rolin e madh qė ajo ka luajtur dhe identitetin e saj unik.
 

 

Ēdo letėrsi zhvillon natyrėn e saj tė pėrmbajtjes dhe karakterit tė personave qė e kultivojnė atė duke krijuar karakteristika sociale, politike ose historike tė ngjarjes dhe tė mėnyrės se si ajo ėshtė krijuar dhe zhvilluar.

 

Literatura e hadithit nuk pėrbėn ndonjė pėrjashtim nė kėtė rregull. Sistemi i isnadit (zinxhirėve tė transmetimit) u pėrdor pėr tė transmetuar poezinė para Islamike nga brezi nė brez. Gjithsesi ishte literatura e hadithit qė e ngriti nė nivelin mė tė lartė isnadin aq sa ai u cilėsua si pjesė e vet religjionit.

 

`Abdullah ibn El-Mubarak (vdiq mė 181 hixhreti), i cili ishte njė ndėr mėsuesit mė tė rėndėsishėm tė Imam Buhariut ka thėnė,

 

Isnadi ėshtė prej fesė. Nėse nuk do tė ishte Isnadi atėherė ēdo kush mund tė thoshte gjithēka.

 

Nga fundi i shekullit tė parė tė kalendarit Islamik, shkenca e Isnadit ishte mjaft e zhvilluar. Ibn Sirini i cili ishte njė prej tabiinėve ėshtė shprehur pėr tė, "[Nė fillim] ato [muslimanėt]  nuk do tė pyesnin pėrsa i pėrket isnadit. Por kur u fut fitneja ata filluan tė pyesin pėr zinxhirin e transmetimit.\'"

 

Transmetimet e Ehlul Sunetit do tė pranoheshin ndėrsa ato tė Ehlul Bidatit nuk do tė pranoheshin, pra nė momentin qė ndodhi fitneja isnadi nuk ishte shumė i rėndėsishėm dhe pyete nė raste tė veēanta por pas ndodhjes sė fitnes njerėzit u bėnė mė kurioz pėr zinxhirin e transmetimit.

 

Nė pėrpjekje pėr tė minimizuar kuptimin e kėsaj shkence nė Islam disa orientalistė janė pėrpjekur tė identifikojnė disa burime para Islamike dhe jo arabe tė cilat kanė praktikuar isnadin. Njė shembull i tillė ėshtė Jozeph Horovitz i cili citon njė sėrė materialesh qė pėrmendin se nė literaturėn herreje isnadi ka qenė pėrdorur pėrpara se tė pėrhapej mes arabėve. Ai madje na tėrheq neve deri nė periudhėn e Moisiut ku tregon se zinxhirėt e transmetimit tė Talmdutit ishin mė tė gjata dhe mė tė forta.

 

Nėse isnadi e ka origjinėn e tij deri nė periudhėn e Moisiut kjo ėshtė njė temė qė ka vend pėr diskutim pėrderisa vetė Horovitz nuk ka arritur qė tė provojė se nuk ka pasur ndėrhyrje pėrsa i pėrket provave qė ai pėrdor. Po kėshtu edhe India e ka pėrdorur isnadin pėrpara Islamit dhe shumė shkrime tė vjetra hinduse, budiste dhe tė literaturės Jain. Njė shembull ėshtė ai i epit tė Mahabharata, ku lexojmė,

 

Vysda e kompozoj atė, Ganea ishte skribi i tij dhe puna u redaktua nga Vaisampayana, i cili ia pėrcolli atė mė pas mbretit Janamejaja. Sauti, i cili ishte i pranishėm e dėgjoj dhe ia tregoj asamblesė sė tė urtėve.

 

Kjo isht pėrsa i pėrket isnadit dhe origjinės sė tij, ndėrsa pėrsa i pėrket sistemit dhe kulmit tė tij kjo dihet qė ėshtė kryer nga muslimanėt, tė cilėt e zhvilluan atė dhe e bėn pjesė tė pandashme tė religjionit. Ata i dhanė atij formė duke futur metoda tė ndryshme kronologjike, mbledhjeje, transmetimi, biografi tė transmetuesit duke e institucionalizuar si shkencė.

 

Me aq sa di unė asnjė nga indianėt nuk ėshtė munduar qė ta institucionalizojė nė kėtė formė transmetimin. Po kėshtu ata nuk kanė zhvilluar njė metodė kronologjike. Po kėshtu as literatura hebraike nuk e ka pėrdorur metodėn kronologjike, e cila e bėn tė vlefshėm isnadin.

 

Nė faktė, vetė  Horovitz e pranon qė  "Literatura Talmudike nuk ka asnjė metodė kronologjike dhe njė vepėr e tillė pra me njė metodė dhe strukturė kronologjike ėshtė kompozuar pas vitit 885  — njė shekull mė vonė se sa kritika e parė pėr isnadin e shkruar nga muslimanėt."

 

Nga ky fakt ai vazhdon mė tej, "Dhe duke qenė se veprat mė tė rėndėsishme tė Hebrenjve janė kryer nė periudhėn e dominimit Islam atėherė mund tė mendohet se ka qenė influencė e islamit."

 

Praktika e specifikimit tė Isnadit ( jo vetėm pėr hadithet por edhe pėr librat) ishte njė praktikė thelbėsore nė njė kohė ku shtypja e librave ishte e panjohur dhe kur ēdo kush mundej qė tė shkruante apo tė krijonte pėrēarje.

 

Praktika e dijetarėve pėr dėshminė e studentėve tė tyre ėshtė njė praktikė unike nė historinė e botės, sikurse literatura e hadithit ėshtė unike nė sistemimin dhe metodat e identifikimit tė saj. Grekėt, Latinėt, Hebrenjtė dhe Sirianėt nuk kanė pasur njė informacion tė tillė pėrsa i pėrket transmetimit dhe zinxhirit tė tij. Sistemi i isnadit ndėrsa e ka zanafillėn e tij nė Literaturėn e Hadithit ajo u zgjerua nga autorėt arab nė shumė zhanre tė tjera si gjeografia, historia dhe proza

.

Burimet

  

Ėinternitz, Moriz. History of Indian Literature. 2 vols.Calcutta: Calcutta University Press, 1927.

 

Horovitz, Joseph. "Alter und Ursprung des Isnad." Der Islam 8 (1917–1918): 39–47.

 

Siddiqi, Muhammad Zubayr. Hadith Literature: Its Origin, Development and Special Features. Cambridge: The Islamic Texts Society, 1993.  

 


 


* E shkėputur dhe modifikuar nga autori i librit Usul El-Hadeeth: Metodologjia e vlerėsimit tė Hadithit publikuar nė International Islamic Publishing House 2007.

Dr. Abu Aminah Bilal Filips ka lindur nė Xhamaika, por ėshė rritur nė Kanada, ku ai pranoj Islamin nė 1972. Ai i plotėsoj studimet e tij pėr Arabisht dhe mori njė B.A. nga College of Islamic Disciplines (Usul Ed-Din) nė universitetin Islamik tė Medinės nė 1979. Nė universitetin e Rijadit, kolegjin e Edukimit, ai morrin Masterin nė Teologji Islame 1985,  dhe nė departamentin e Studimeve Islamike tė Universitetit tė Uellsit, ai morri Ph.D.  nė Teologji Islame 1994.

 

 

Pėrktheu Xhodi Hysa


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.