Kritika pranohet me vėshtirėsi edhe nga njeriu mė modest,
veēanėrisht kur bėhet pa takt dhe padrejtėsisht. Ashtu si thika,
kritika shpeshherė shkakton plagė tė thella dhe ndan edhe miqtė mė tė
mirė.
Megjithatė, Profeti Muhamed, paqja e Allahut qoftė mbi tė, ishte
shembullor jo vetėm nė aftėsine pėr ti pranuar kritikat me pėrulėsi,
por edhe pėr ti pėrdoruar ato pėr arritjen e rezultate pozitive.
Njė ditė, njė rabin hebre i quajtur Zejd ibn Sana erdhi pėr tė
kėrkuar borxhin qė i kishte dhėnė Profetit. Ai e kapi Profetin pėr
tunike, e vėshtroi ashpėr dhe i tha: Ju, familje e Abdul Mutalibit,
nuk jeni tė korrektė nė kthimin e borxhit!
Njė nga shokėt e Profetit, Omer ibn Hatabi, i zemėruar nga kjo
sjellje i thotė Zejdit: O armik i Allahut, si flet e sillesh me tė
Dėrguarin e Allahut nė kėtė mėnyrė?! Pėr Atė qė e ka dėrguar me tė
vėrtetėn, po tė mos kisha frikė se humbas Xhenetin, do tė ta kisha
kėputur kokėn me shpatė!
Profeti po shihte i buzėqeshur nga Omeri dhe i tha: O Omer, nė
vend tė kėsaj duhej tė na jepje ndonjė kėshillė tė sinqertė! Mė mirė do
tė ishte tė kėrkoje prej meje tia kthej borxhin dhe tė kėrkosh prej
tij ta kėrkojė hakun e vet mė mirė dhe mė butė."
Pastaj, duke iu drejtuar Zejdit, Profeti tha: Kanė mbetur edhe
tre ditė kohė para mbarimit tė afatit pėr shlyerjen e borxhit.
Pastaj, urdhėroi qė t\'i kthehej borxhi dhe ti jepej njėzet sa\'a (masė
peshe) mė shumė si kompensim pėr reagimin kėrcėnues tė Omerit ndaj tij.
Nė kėtė ngjarje, Profeti Muhamed nuk tenton tė shfajėsohet pėrpara
hebreut. Ai kurrė nuk zemėrohej pėr ndonjė ēėshtje personale, por vetėm
pėr hir tė Allahut, nėse shkelej ndonjė nga dispozitat e Tij.
Tregon gruaja e Profetit, Aisheja: I Dėrguari i Allahut kurrė nuk
hakmerrej pėr vete, pėrveē kur ishte nė pyetje shkelja e ligjeve tė
Allahut, atėherė ai ndėshkonte pėr kėtė. (Buhariu)
Duke mos i parė kritikat si sulm personal, Profeti arriti ta
vlerėsonte kritikėn nė mėnyrė racionale dhe tė pranonte pėrgjegjėsinė
qė kishte pėr tė kthyer borxhin brenda afatit tė caktuar edhe pse ai
nuk e kishte kaluar atė. Reagimi i Profetit jo vetėm qė i dha zgjidhje
situatės por dhe arriti rezultat pozitiv, gjė qė nuk do tė kishte
ndodhur nėse ai do tė ishte vetėmbrojtur perballė kritikave tė
hebreut.
Kur Omeri shkoi tek Zejdi pėr ti kthyer borxhin dhe pėr ta
kompensuar, Zejdi pyeti: "Ē\'janė kėto?" Omeri u pėrgjigj: "I Dėrguari i
Allahut mė urdhėroi tė t\'i jap kėto ngaqė tė frikėsova." Omeri atėherė e pyeti se ēfarė e kishte shtyrė tė vepronte ashtu dhe ti thoshte ato fjalė tė Dėrguarit. Zejdi iu pėrgjigj: "O
Omer, nė fytyrėn e tė Dėrguarit tė Allahut, kam vėrejtur tė gjitha
shenjat e pejgamberllėkut, pėrvec dy; qė durimi dhe qėndrueshmėria e
tij t\'ia kalojnė injorancės dhe e dyta ėshtė qė sa mė i ashpėr tė jetė
dikush ndaj tij, aq mė i butė dhe i duruar bėhet ai, e tashmė jam i
kėnaqur. O Omer, tė them ty si dėshmitar qė dėshmoj dhe pranoj se nuk
ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut tė vetėm, qė feja
ime ėshtė Islami dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Gjithashtu tė kam
pėr dėshmitar qė gjysmėn e pasurisė sime - e unė jam ndėr njerėzit mė
tė pasur nė Medinė - ia jap, pėr hir tė Allahut, tėrė pasuesve tė
Muhamedit."(Hejthemiu)
Nė njė tjetėr ngarje, pas njė beteje, Profeti filloi t\'i
shpėrndajė plaēkat e luftės. Tė parėt qė morėn plaēkė lufte tė madhe
ishin ata qė sapo kishin pranuar Islamin.
Pasi i kishte dhėnė muslimanėve tė rinj, Profeti urdhėroi Zejd ibn
Thabitin qė tė sillte plaēkėn e luftės dhe tė grumbullonte njerėzit. Mė
pas Profeti caktoi pjesėn qė i takonte secilit prej tyre.
Megjithėse ndarja e plaēkės sė luftės u bė sipas njė politike tė
menēur, jo tė gjithė e kuptuan kėtė gjė. Disa nga banorėt e Medinės
(ensarėt) mbetėn tė pakėnaqur me pjesėn e tyre.
Ankesat filluan tė shndėrrohen nė akuza derisa Sad ibn Ubade shkoi
te Profeti dhe i tha: "O i Derguar i Allahut! Banorėt e Medinės janė
zemėruar me ty dhe thonė qe ti tani gjete farefisin dhe popullin tėnd."
Profeti e pyeti: "Po ti o Sad, ēfarė mendon?" Sadi iu pėrgjigj: "O i Derguari i Allahut, unė jam njė nga populli im" (mendoj si ata). Atėherė Profeti i tha: "Mblidhi medinasit o Sad.""
Dikush mund tė mendojė se Profeti kėrkoi tė grumbulloheshin
medinasit qė ti qortonte dhe ti ndėshkonte pėr dyshimet dhe
hamendėsimet e tyre nė lidhje me mėnyrėn e shpėrndarjes sė plackės sė
luftės. Nė vend tė kėsaj, me t\'u mbledhur tė gjithė, Profeti u drejtua
nga ensarėt dhe pasi falenderoi Allahun, u tha:
"O ensarė, kam dėgjuar se jeni tė zemėruar me mua dhe qė keni
thėnė se i Dėrguari i Allahut, tani e gjeti popullin e tij. A nuk ju
gjeta tė humbur dhe Allahu ju udhėzoi? A nuk ju gjeta tė varfėr dhe
Allahu ju pasuroi? A nuk ishit armiq me njėri-tjetrin dhe Allahu jua
bashkoi zemrat?" Ata iu pėrgjigjėn: "Eshtė mirėsi e Allahut dhe e tė Dėrguarit tė Tij." Profeti u tha pėrsėri: "O ensarė, nėse dėshironi mund tė pėrgjigjeni". "Po ēfarė tė themi, o i Dėrguar i Allahut?"
Profeti u tha: "Pėr Zotin, do tė kisha dėshmuar pėr vėrtetėsine
e pėrgjigjes tuaj nėse do tė kishit thėne: "Edhe ti erdhe i
pėrgėnjeshtruar, kurse ne tė besuam. Erdhe i lėnduar dhe ne tė
ngushėlluam. Erdhe i pėrndjekur nga populli yt dhe ne tė strehuam.
Erdhe i varfėr dhe tė pasuroi Allahu mes nesh.\' "O ensarė, a ju
mbeti hatri pėr disa gjėra tė kėsaj bote, tė cilat unė ua dhashė
njerėzve qė sapo kishin pranuar Islamin, me qėllim qė t\'u shtohet
dashuria pėr kėtė fe, duke u lėnė juve me besimin tuaj? A nuk jeni tė
kėnaqur o ensarė, qė derisa njerėzit e tjerė tė kthehen nė shtėpitė e
tyre me deve dhe dele, ju tė ktheheni nė vendin tuaj me tė Dėrguarin e
Allahut? Pėr Atė nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, sikur
tė gjithė njerėzit tė ndiqnin njė rrugė, kurse ju ensarėt njė rrugė
tjetėr, unė do tė ndiqja rrugėn e ensarėve. O Zot! Mėshiroji ensarėt,
bijtė e ensarėve dhe bijtė e bijve tė ensarėve!" Tė gjithė qanė saqė iu lagėn edhe mjekrat nga lotėt dhe thanė: "Ne jemi tė kėnaqur qė kemi me vete tė Dėrguarin e Allahut."
Edhe pse si Profet i Zotit, ai nuk ishte i detyruar tė jepte
shpjegime, largpamėsia dhe dhembshuria qe e karakterizonin e shtyu tė
vepronte kėshtu nė kėtė situatė. Ai e kuptonte mirė natyrėn e tyre
njerėzore dhe nevojėn qė kishin pėr tė kuptuar arsyet pas veprimeve tė
tij. Ai gjithashtu e kuptoi se shkaku i vėrtetė pėr zemėrimin e tyre
ishte frika se mos ai i kishte braktisur. Pėr kėtė arsye, Profeti nuk i
ndėshkoi pėr dyshimet e tyre mbi drejtėsine e tij.
Megjithėse nė pamje tė parė dukej se shkaku pėr kritikat e
ensarėve ishte se nuk morėn plaēkė lufte tė mjaftueshme, Profeti mendoi
mirė per shokėt e tij dhe e kuptoi se ata nuk besonin qė ai ishte i
padrejtė por thjesht kishin nevojė tė siguroheshin pėr dashurinė e tij
pėr ta.
Muslimanėt sot mund tė pėrfitojnė shumė nga shembulli i Profetit
kur pėrballej me kritika. Shembulli i tij na mėson tė mendojmė
gjithmonė mirė pėr tė tjerėt, tė tregojmė modesti nė ēdo situatė, dhe
tė zemėrohemi vetėm pėr hir tė Allahut.
Sė pari, ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet personi qė kritikon, pėr
tė bėrė dallimin e mesazhit nga mėnyra e tė shprehurit tė tij. Pastaj,
ēėshtja duhet vlerėsuar nė mėnyrė racionale. Nė qoftė se kritika ėshtė
e vlefshme, atėhere personi i cili ėshtė kritikuar duhet tė pėrpiqet ti
japė zgjidhje ēėshtjes; por nėse kritika nuk qėndron, atėherė ai duhet
t\'ia shpjegojė palės tjetėr mendimin e tij me qetėsi dhe duke treguar
mirėkuptim dhe mirėnjohje.
Me tė vėrtetė, ne duhet tė pėrpiqemi ta imitojme shembullin e Profetit, pasi ai ėshtė shembulli mė i mirė.
Heather Shaw ėshtė njė amerikane e konvertuar
nė Islam. Aktualisht ajo banon nė Egjipt, ku punon si pėrkthyese
profesioniste dhe jep mesim part-time nė studime Islame dhe tė gjuhės
arabe. Ajo ėshtė diplomuar pėr gjuhė arabe dhe studime islame nė
Universitetin El-Azhar ku aktualisht ndjek njė program master nė
Kodikologji. Heather ka pėrkthyer libra nė fushat e Ligjit Islam tė
familjes, tolerancės nė Islam, Hadithit (Traditės Profetike) dhe
Tafsirit (Komentimit tė Kuranit).