Reagimet
e kurejshėve ishin tė forta pėrballė kėmbėnguljes sė Profetit (a.s) dhe
muslimanėve tė tjerė. Fillimisht ata filluan duke hedhur dyshime mbi
personalitetin e Profetit (a.s) dhe rreth asaj qė ftonte. Ata talleshin dhe e
ofendonin me ēju vinte nė mendje. Kur e panė qė kjo nuk po sillte dobi,
filluan tė talleshin dhe ta ofendonin nga familja. Mė pas filluan torturat
fizike dhe pėrpjekjet pėr ta vrarė.
Tė
gjitha kėto i pėrballonte Profeti (a.s) me qėllim qė ne sot tė jemi muslimanė.
Njerėzit
me dinjitet dhe karakter tė lartė, e kanė tė vėshtirė tju preket karakteri dhe
dinjiteti. Ata pranojnė tė sakrifikojnė gjithė pasurinė, kurse karakterin e
duan tė pastėr. Profeti (a.s) pėr 43 vite ishte njohur nga vetė populli i tij
si fjalėdrejti, i besueshėm. Zoti e kishte zgjedhur atė si njeriun mė tė mirė
dhe tė dashurin e Tij. Megjithatė ai e sakrifikoi karakterin e tij pėr shkak tė
mesazhit me tė cilin ishte obliguar. Tė gjithė nė Meke talleshin dhe e
ofendonin, por ai vazhdonte nė rrugėn e tij. Ėshtė njėlloj sikur tė tė vihen
kundėr tė gjitha gazetat dhe mjetet e informacionin. A do i duroje dot tė
pėrdhosin dinjitetin dhe karakterin tėnd?!
Veē
sa pėrmendėm, kurejshėt ranė dakort qė sapo ta shihnin duke ecur nė rrugė, do i
shkonin afėr dhe duke thėrritur I ēmendur, i ēmendur do fillonin tė vraponin,
sikur kishin frikė prej tij.
Dhe
thanė: O ti qė tė ėshtė shpallur pėrkujtimi, ti je i ēmedur.
Nė
ēdo cep dhe nė ēdo rrugė qė ta shihnin, vepronin ashtu, saqė kjo u pėrhap nė tė
gjithė Meken. Madje edhe kur vinin fiset gjatė sezonit tė Haxhit, i kėshillonin
duke u thėnė:Kini kujdes nga njė djalosh prej kurejshėve! Mos tė tė largojė
nga feja me ēmendurinė e tij. Kur vinin nė Meke dhe Profeti (a.s) ishte mes
njerėzve, ata ia bėnin me shenjė tė tjerėve Ja ku ėshtė i ēmenduri.
Njė
nga ata qė e lėndonin mė shumė, ishte dhe Umu Xhemil, gruaja e xhaxhait tė tij
Ebu Lehebit. Sa herė qė e shihte Profetin (a.s) qė hynte nė shtėpinė e tij, ajo
merrte gjemba dhe mbeturina dhe i hidhte para derės sė Profetit (a.s). Kur
dilte Profeti (a.s) dhe shihte mbeturinat para derės, thoshte:A kėshtu
silleni me komshinė o kurejshė?
Ajo
nuk pushonte se ndezuri zjarrin e armiqėsisė kundėr Profetit (a.s). Kėtė e
pėrshkruan dhe Kurani:Dhe gruaja e tij qė mbante drurė. Nė qafė do tė ketė
njė litar prej zjarri. (Mesed 4-5)
Kur
dėgjoi pėr kėto, ajo doli nė rrugė duke thirrur:Ku ėshtė Muhamedi? Dikush i
tha qė ėshtė me Ebu Bekrin tek Qabeja. Ajo shkoi atje dhe nė dorė kishte marrė
gurė. Kur arriti, pa Ebu Bekrin dhe i tha:Ku ėshtė shoku yt? Profeti (a.s) ishte aty pranė Ebu Bekrit, por
ajo nuk e shihte dot .
Ebu
Bekri nuk i kthen pėrgjigje. Atėherė ajo i tha:Kam dėgjuar se ai mė ka
satirizuar. Nėse e shoh do ia pėrplas kėtė gur nė fytyrė. Nėse ai ėshtė
bejtexhi, edhe unė jam bejtexhie.. Mė pas del nė mes tė kurejshėve dhe fillon
tė thurrė bejte:
Mudhemmemin
e kundėrshtuam (Nuk i thoshte Muhamed
i lavdėruar- por Mudhemem- i pėrbuzur)
ēėshtjen
e tij e refuzuam
dhe
fenė e tij urrejmė.
Me
tė dėgjuar tė tjerėt kėto bejte filluan tė gjithė, edhe fėmijėt duke i
pėrsėritur. Disa thonin qė edhe gratė kanė filluar tani tė tallen me tė.
Mė
pas kurejshėt ranė dakort qė tė mos e thėrrasin mė me emrin Muhamed, por me
Mudhemem (i pėrbuzur). Sa herė qė e shihnin ata thonin:Po vjen Mudhemem, po
ikėn Mudhemem. Kjo i lėndonte sė tepėrmi shokėt e Profetit (a.s).
Kurse
Profeti (a.s) i qetėsonte dhe u thoshte:I lini! Ata po ofendojnė
Mudhemem-in, kurse unė jam Muhamedi.
Njė
herė teksa Profeti (a.s) po kryente tavafin rreth Qabes, sa herė qė kalonte tek
vendi ku ishin ulur kurejshėt, ata thonin diēka pėr tė qeshur me tė. Nga e
qeshura e madhe filluan tė lėkunden sa majtas-djathtas. Gjatė rrotullimit tė
parė dhe tė dytė Profeti (a.s) nuk ua ktheu. Kur qeshėn dhe e ofenduan dhe nė
rrotullimin e tretė, ai u drejtua drejt tyre dhe kur u afrua u tha:A e dini
o kurejshė? Nėse nuk do tė ndaloni, u kam sjellė vdekjen.
Kur
dėgjuan kėto fjalė, kurejshėt heshtėn dhe i thanė:O babai i Kasimit, ne nuk tė
kemi njohur veēse si tė urtė dhe zemėrmirė.
Me
kėtė rast Profetit (a.s) i shpallen ajetet:Me tė vėrtetė qė kriminelė janė
ata qė talleshin me ata qė besuan. Dhe kur kalonin ata (besimtarėt) ata
ia bėnin njėri-tjetrit me sy. Dhe kur ktheheshin tek familjet e veta ktheheshin
tė gėzuar. Kur i shihnin (besimtarėt) thonin:Ska dyshim se kėta janė
nė humbje
..E sot ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt. Tė mbėshtetur nė
kolltukė do tė shikojnė. A u shpėrblyen jobesimtarėt pėr atė qė vepruan?
(Mutaffifin 29-36)
Me
kėto ajete Zoti u jepte zemėr dhe forcė besimtarėve dhe Profetit (a.s).
Sigurisht qė Profeti (a.s) lėndohej dhe mėrzitej nga ajo qė thonin. Zoti shpall
ajete tė tjera me tė cilat e qetėsonte:
Ne
e dimė qė ajo qė thonė tė lėndon.
Ne
e dimė qė tė ngushtohet kraharori pėr atė qė thonė. Ti madhėroje emrin e Zotit
tend.
Nuk
tė thuhen vetėmse ato qė u janė thėnė dhe tė dėrguarve para teje. Zoti yt ka
mėshirė dhe ndėshkim dhe dhimbshėm.
Tė
gjitha kėto vuajtje tė Profetit (a.s) dhe tė shokėve tė tij, ishin me qėllim qė
ne sot tė jemi muslimanė.
Po
ne vallė, ēfarė kemi bėrė pėr fenė tonė? Kush prej nesh ėshtė kokėlartė pėr atė
qė ka sakrifikuar dhe i ka dhėnė fesė? Thotė Zoti nė Kuran:Ju ishit umeti
mė i mirė qė ka ardhur pėr njerėzimin. Urdhėroni pėr mirė dhe ndaloni nga e
keqja
Po
ne vallė a e kemi bėrė kėtė?
O
ju qė keni besuar, mos e tradhėtoni Zotin dhe tė dėrguarin.
Tradhėtia
kėtu ėshtė duke e lėnė pas shpine mesazhin e tij dhe tė jetosh vetėm pėr veten
tėnde.
Toka
dhe njerėzimi sot nuk e besojnė qė ne dhe feja jonė ėshtė mėshirė pėr tė
gjithė. Ajo qė kėrkohet prej nesh ėshtė qė tjua vėrtetojmė njė fakt tė tillė.
Ne sot konsiderohemi si shkaktarė tė terrorizmit, konflikteve dhe tė problemeve
tė shumta, pėr shkak se askush prej nesh nuk punon pėr tė rregulluar.
A
do tė dėshiroje o vėlla qė tė kishe jetuar nė kohėn e Profetit (a.s) dhe tė
sakrifikoje bashkė me tė pėr kėtė fe? Ti mund ta arrish atė shpėrblim dhe mė
shumė nėse sot ti sakrifikon dhe pėrpiqesh pėr kėtė fe. Ditėn e Kiametit do e
takosh Profetin (a.s) dhe do i thuash:Nuk tė kam parė nė dynja, por tė kam
dashur shumė. Nuk jetova me ty, por ndoqa rrugėn tėnde. Nuk dija shumė gjėra
rreth teje, por eca nė gjurmėt e tua.
Pas
vdekjes sė Profetit (a.s) tė gjithė shokėt e tij qanin dhe ishin tė mėrzitur,
pėrveē njėrit qė dukej i gėzuar. Kur e pyetėn se si mundej ta bėnte kėtė kur tė
gjithė qanin, ai ua ktheu:Unė jam i gėzuar pasi e ndjek rrugėn e tij tani qė
ka vdekur, ashtu siē e ndiqja kur ishte gjallė. Pėr kėtė do tė shpėrblehem dy
herė.
Njė
herė Profeti (a.s) u tha shokėve tė tij:Mė ka marrė malli pėr vėllezėrit e
mi. Shokėt e tij e pyetėn:A nuk jemi vėllezėrit e tu, o i dėrguar i
Zotit? Jo u tha ai ju jeni shokėt e mi. Vėllezėrit e mi
janė ata qė do vijnė pas meje dhe qė do mė besojnė pa mė parė.
Tė
gjitha kėto metoda qė ndoqėn kurejshėt nuk sollėn dobi. Profeti (a.s) vazhdonte
nė rrugėn e tij, me kėmbėngulje.
Kėshtu
kurejshėt kaluan nė njė metodė tjetėr. Duke lėnduar familjen e tij duke
pėrhapur qė Muhamedi (a.s) nuk lind dot djem, por vetėm vajza. Nė atė kohė, kjo
ishte tallja dhe ofendimi mė i madh mes arabėve.
Pėr
kėtė, filluan tė pėrhapin mes njerėzve qė Muhamedi (a.s) ėshtė farėshuar. Kėtė
pėr herė tė parė e nxorri As ibnu Vail, babai i Amr ibnul Asit. Ata i thonin qė
sapo tė vdesėsh ti, do tė ndihemi tė qetė pasi nuk do tė kesh fėmijė qė tė
ndjekin rrugėn tėnde, pasi sa herė qė tė lind fėmijė tė vdes.
Diēka
e tillė, mė shumė se lėndonte Profetin (a.s), lėndonte vetė Hadixhen (a.s),
pasi ajo ishte 55 vjeēe nė atė kohė dhe nuk mund tė lindte.
Nė
kėtė kohė Zoti shpall njė sure, pėr tė qetėsuar Profetin (a.s) dhe Hadixhen:
Ne
ta kemi dhėnė Keutherin. Prandaj falu pėr Zotin dhe bėj kurban. Farėshuar ėshtė
armiku yt. (Keuther
1-3)
Megjithė
kėto lėndime dhe vuajtje, Profeti (a.s) duronte dhe as nuk i mallkonte dhe tė
luste Zotin tė hakmerrej. Profetin (a.s) ne e kemi shembullin mė tė mirė nė
mėnyrėn se si tė komunikojmė me tė tjerėt, pa zėnka dhe sherre.
Zoti
i shpall atij dhe ajete tė tjera me qėllim qė ta qetėsojė dhe ti japė zemėr.:
A
nuk ta hapėm kraharorin? Dhe ta hoqėm pre teje barrėn? E cila tė rėndonte mbi
shpinė? A nuk ta rritėm namin dhe emrin tėnd? Padyshim qė pas vėshtirėsive vjen
lehtėsimi. Vėrtet qė pas vėshtirėsive vjen lehtėsimi. (Sherh 1-6)
Ebu
Lehebi ndėrmorri njė hap tjetėr pėr tė fyer Profetin (a.s). Ai u kėrkoi dy
djemve tė tij, qė ishin tė fejuar me
vajzat e Profetit (a.s), qė tė ndaheshin prej tyre. Kėshtu ai shkoi tek dy
djemtė e tij dhe u tha:Unė nuk kam mė punė me ju, nėse nuk i lini vajzat e
Muhamedit dhe ata i lanė.
Njėra
nga vajzat e Profetit (a.s) Rukajje martohet me Uthman ibnu Affanin mė pas.
Kurse tjetra, Ummu Kulthum do tė mbetet pa martuar derisa tė emigrojnė nė
Medine.
Megjithė
kėto qė i ndodhnin, Profeti (a.s) vazhdonte i vendosur nė rrugėn e tij. Sa herė
qė takohej me ta, Profeti (a.s) i ftonte tė hynin nė Islam.
Njė
herė teksa po i fliste Ebu Xhehlit pėr fenė, ai i tha:O Muhamed, a dėshiron qė
tė dėshmoj para Zotit tėnd qė ti e ke pėrēuar mesazhin me tė cilin je obliguar?
Do tė dėshmoj, veē mė lėr rehat. Nėse do e dija qė thua tė vėrtetėn do tė tė
ndiqja, por e di qė je gėnjeshtar.
Profeti
(a.s) e la dhe u largua pa thėnė gjė. Pasi Profeti (a.s) u largua, Ebu Xhehli
iu kthye dikujt qė kishte nė krah dhe i tha:Pėr Zotin unė e di, qė ai thotė tė
vėrtetėn. Por ne me familjen e Abdul Mutalibit kemi qenė gjithmonė nė
konkurencė. Sa herė qė ata ushqenin pelegrinėt, i ushqenim dhe ne. Kur u jepnin
pėr tė pirė ujė, u jepnim dhe ne. Vazhduam kėshtu duke qenė baraz, derisa
thanė:Prej nesh ka dalė njė profet. Po ne ku ta marrim profetin? Pėr Zotin
nuk e besoj kurrė.
Kėshtu
qė ēėshtja ishte ēėshtje interesash personalė. Kurrė mos ndiq interesat dhe tė
lėsh tė vėrtetėn si Ebu Xhehli. Ashtu siē u sprovua Ebu Xhehli dhe tė tjerė dhe
zgjodhėn interesin e tyre vetjak, po ashtu sprovohet secili prej nesh sot dhe
vihet tė zgjedhe mes interesit vetjak dhe diēkaje tė drejtė.
Vallė
a do tė kopjosh nė provim o vėlla, nėse nuk je pėrgatitur? Po ti o inxhinier, a
do tė pėrdorėsh material mė pak nė ndėrtetsėn qė po ndėrton, me qėllim qė tė
fitosh mė shumė?
Gratė
kanė mundėsi qė ti ndalojnė burrat e tyre nga fitimi i pasurisė nė rrugė
haram. Prandaj o motėr, mos bėj sehir kur tė shohėsh burrin qė tė sjell pasuri
haram! Lutju dhe i thuaj qė mos i ushqejė fėmijėt me pasuri haram. Kėshilloje
qė tė ruhet nga harami. Vepro siē vepronin gratė e shokėve tė Profetit (a.s) qė
kur dikujt i dilte burri pėr tė fituar, ajo e shoqėronte deri tek dera dhe i
thoshte:Kij frikė Zotin dhe dije qė ne mund ta durojmė urinė, por nuk mund ta
durojmė zjarrin!
Kurejshėt
pasi e panė qė gjithė mėnyrat qė pėrdorėn nuk patėn sukses, kaluan nė torturat
fizike. Ai qė e torturonte dhe lėndonte mė shumė Profetin (a.s) ishte Ukbe ibnu
Meit. Njė herė teksa Profeti (a.s) po falej para Qabes, ai merr njė pėlhurė, ia
hedh rreth fytit dhe e shtrėngon fort. Ai vazhdoi derisa Profeti (a.s) ra nė
gjunjė.
Njė
herė tjetėr teksa Profeti (a.s) falej pranė Qabes, Ukbe ibnu Meit shkon tek njė
deve e ngordhur aty pranė, ia heq zorrėt dhe tė brendshmet, i merr dhe shkon
dhe ia hedh Profetit (a.s) sipėr, teksa ishte nė sexhde. Vazhdon tė qėndrojė
Profeti (a.s) nė atė gjendje derisa erdhi njė nga vajzat e tij dhe ia hoqi nga
shpina. Kur e pa Profeti (a.s) qė ajo qante, duke ia fshirė lotėt i tha:Mos
qaj o bija ime, pasi Zoti do e ndihmojė babanė tėnd.
Vallė
ēfarė do i themi Profetit (a.s) kur tė na pyesė ditėn e Kiametit se ēfarė kemi
bėrė me mesazhin e tij?
Imagjinoje
veten ditėn e Kiametit, teksa Profeti (a.s) qėndron tek burimi i tij dhe tė
shikon ty duke vajtur. Ai do tė thėrrasė:Umeti im, umeti im dhe do tė
kėrkojė tė na japė ujė nga burimi pėr shkak tė etjes sė madhe qė ndjejmė. Por
siē thuhet dhe nė hadith, do tė vijnė melekėt dhe do i thonė:O Muhamed, lėri
se ti nuk e di se ēfarė kanė bėrė pas teje. Atėherė Profeti (a.s) do tė
thotė:Larg meje, larg meje.
Gjithė
vuajtjet dhe torturat qė hoqi Profeti (a.s), ishin pėr shkak se ai dėshironte
qė ne tė jemi muslimanė.
Kishte
raste kur kurejshėt e prisnin nė njė qoshe derisa tė kalonte dhe i hidhnin rėrė
nė sy.
Thotė
Zoti nė Kuran:Muhamedi nuk ėshtė veēse njė i dėrguar, si njė nga tė
dėrguarit e mėparshėm. Dhe nėse vdes ose vritet, ju a do tė ktheheni pėrsėri
prapa (duke braktisur besimin e tij)?! (Al Imran 144)
Po
ti o vėlla, a do e braktisėsh Profetin (a.s) tani qė ka vdekur?
Tė
gjitha kėto qė i vepronte kundėr Profetit (a.s), Ukbe ibnu Meit i vepronte pėr
shkak se ishte shok me Ebu Xhehlin. Nė fillim, ai duke dėgjuar Profetin (a.s)
filloi tė ndikohej nga fjalėt e tij. Ai filloi ta dojė Profetin (a.s) dhe
dėgjonte prej tij Kuran. Gjatė kėsaj kohe Ebu Xhehli, shoku i tij, ishte nė
udhėtim. Kur u kthye nga udhėtimi, Ukbe i tregoi mbi ndikimin qė kishte nga
Profeti (a.s) dhe i shfaqi simpati pėr tė.
Kur
e dėgjoi Ebu Xhehli i tha:Unė nuk tė shoh me sy dhe nuk tė flas me gojė,
derisa tė shkosh dhe ta pėshtysh Muhamedin.
Ukbe
ibnu Meit, duhej tė zgjidhte mes tė drejtės dhe shokut tė keq, dhe ai zgjedh
shokun e keq.
Mė
trego me kė shoqėrohesh, tė tė them nėse do tė pendohesh nga gjynahet apo jo.
Mė thuaj kė ke shok tė tė them qė pas muajit tė Ramazanit do tė vazhdosh nė
adhurimin e Zotit dhe larg gjynaheve apo jo.
Kėshtu
Ukbe ibnu Meit, zgjodhi shokun e tij Ebu Xhehlin dhe shkoi dhe e pėshtyu
Profetin (a.s) nė fytyrė.
Pėr
Ukben ėshtė shpallur dhe ajeti i Kuranit qė thotė:Atė ditė qė zullumqari tė
kafshojė dy duart e veta dhe tė thotė: Ah sikur tė kisha ndjekur
rrugėn e tė dėrguarit. I mjeri unė, sikur tė mos e kisha bėrė shok filanin. Ai
mė largoi nga pėrkujtimi pasi mė erdhi... (Furkan 27-29)
Njė
herė tjetėr teksa Profeti (a.s) falej pranė Qabes, Ebu Xhehli qė bisedonte me
kurejshėt e tjerė u thotė:Betohem nė Latin dhe Uzzanė (dy idhuj) do ia vendos
kėmbėn Muhamedit nė qafė dhe do ia shtyp kokėn nė rėrė.
U
nis tė shkojė dhe sapo u afrua pranė Profetit (a.s) filloi tė dridhej dhe u
largua me vrap. Tė pranishmit e pyetėn: Ēfarė ndodhi?
Ai
duke u dridhur u tha:Pashė mes meje dhe mes Muhamedit njė hendek qė ndizej
flakė. Nėse do tė afrohesha, do tė isha shkrirė.
Nė
ēdo rast qė fyerjet dhe ofendimet ishin tė tepruara, Profetin (a.s) e ruante
Zoti me njė mrekulli.
Pasi
kishte emigruar nė Medine Profeti (a.s) u tregonte shokėve tė tij vuajtjet nė
Meke dhe u thoshte:Unė jam lėnduar nė njė kohė qė nuk lėndohej kush. Jam
frikėsuar, kur nuk frikėsohej kush. Jam ndjerė i uritur kur nuk ndjehej kush.
Kam kaluar tridhjetė netė, pa pasur nė barkun tim dhe nė barkun e Bilalit gjė
qė mund tė hahej. Ajo me tė cilėn ushqehesha, ishte diēka tė cilėn Bilali
mundej ta fshehė poshtė sqetullės.
Kėto
i ndodhnin Profetit (a.s), emri i tė cilit ėshtė shkruar mbi derėn e xhenetit.
I ndodhnin Profetit (a.s), qė ditėn e Kiametit kur tė trokasė nė derėn e
xhenetit, meleku nga brenda do i thotė:Jam urdhėruar qė tė mos e hap kėtė
derė, pėr tjetėr kėnd pėrveē teje o i dėrguar i Zotit.
Megjithė
kėto qė i ndodhnin Profetit (a.s), ai vazhdonte tė jetė kėmbėngulės nė rrugėn e
tij dhe pėrkrahte tė drejtėn sido qė tė ishte puna.
Njė
nga fshatarėt e Mekes, i kishte dhėnė Ebu Xhehlit njė sasi tė hollash borxh dhe
sa herė ia kėrkonte, Ebu Xhehli ia mohonte. Njė ditė, del nė Meke duke kėrkuar
dikė qė ta ndihmojė, pėr tė marrė tė drejtėn e tij. Pranė Qabes, shikon njė
grup nga Kurejshėt, u afrohet dhe me shpresė se do ta ndihmonin u thotė:
A
ka ndonjė prej jush, qė mund tė mė ndihmojė qė Ebu Xhehli tė mė kthejė paratė
qė mė ka borxh?
Kurejshėt
shfrytėzuan momentin qė tė talleshin me Profetin Muhamed (a.s). Kėshtu i thonė
fshatarit qė nėse kėrkon dikė qė tė tė ndihmojė pėr tė marrė paratė, ėshtė
vetėm ai qė po falet tek Qabeja, duke i bėrė me shenjė Profetin (a.s). Me kėtė
deshėn qė tė talleshin dhe tė qeshnin me Profetin (a.s).
Ēohet
fshatari dhe shkon drejt Profetit (a.s). Kur arrin afėr tij, e pėrshėndet dhe i
qan hallin. Mė pas i thotė: Tek ti mė drejtuan ata njerėzit qė janė ulur atje,
tė cilėt mė thanė se vetėm ti mund tė mė ndihmosh, pėr tė marrė paratė e mia.
Profeti
(a.s)i e kupton lojėn e kurejshėve, megjithatė i vendosur i thotė: Po, eja
tė shkojmė.
Profeti
(a.s) ishte i fundit qė mund ta ndihmonte atė, pasi Ebu Xhehli siē thamė nė
fillim, ishtė ai qė e torturonte dhe i shkaktonte vuajtje, mė shumė se kushdo
tjetėr, por morali dhe dėshira pėr tė pėrkrahur njė ēėshtje tė drejtė, e bėnė
qė ti ofronte ndihmė. Kudo qė tė ishte e drejta, do tė gjeje Profetin (a.s).
E
merr fshatarin pėr dore dhe sė bashku shkojnė tek shtėpia e Ebu Xhehlit.
Trokasin nė derė dhe kur del Ebu Xhehli, Profeti (a.s) i thotė: A i ke
marrė kėtij njeriu para borxh o Ebu Xhehl?
Po
ia kthen ai.
Atėherė
ktheja tani! e urdhėron Profeti (a.s).
Pėr
habi tė tė gjithėve, Ebu Xhehli jo vetėm qė nuk kundėrshtoi, por hyri brenda
mori sasinė e parave dhe ia ktheu fshatarit. Fshatari mori paratė e tij,
falenderoi Profetin (a.s) dhe u largua.
Kurejshėt,
tė cilėt po e ndiqnin kėtė nga larg, mbetėn me gojė hapur, nga habia. Tė habitur, shkojnė tek Ebu Xhehli dhe e
pyesin se si kishte mundėsi qė ia kishte dhėnė paratė. Por ai ua ktheu: Pashė
njė deve pas Muhamedit, qė kishte hapur
gojėn. Nėse nuk do ia kisha kthyer paratė, do tė mė kishte ngrėnė.
Profetit
(a.s) i ndodhnin mrekulli tė tilla, por pasi tė kishte derdhur djersė dhe tė
ishte pėrpjekur.
Vuajtjet
e shokėve tė Profetit (a.s).
Ashtu
siē vuante vetė Profeti (a.s) filluan tė vuanin dhe shokėt e tij.
Abdullah
ibnu Mesudi ishte shumė i dobėt. Njė herė teksa po ngjitej nė njė pemė, iu
zbuluan kėmbėt dhe shokėt e tij filluan tė qeshin, pasi ishin shumė tė holla.
Profeti (a.s) i pa dhe u tha:A qeshni me kėmbėt e dobėta tė tij? Pėr Zotin,
ata janė mė tė rėnda tek Allahu se vetė mali i Uhudit.
Njė
herė Abdullah ibnu Mesudi, qėndroi nė kėmbė para Qabes dhe filloi tė kėndojė
versete, nga sureja Rahman. Kurejshėt menjėherė e rrethojnė dhe fillojnė ta
godasin me ētė mundin.
Shokėt
e tij shkojnė dhe e shpėtojnė prej tyre. Megjithėse ishte rrahur keq, ai pa nga
shokėt e tij dhe u tha:Pėr Zotin do e pėrsėris tė njėjtėn gjė tė nesėrmen.
Tė
nesėrmen, shkon pėrsėri tek Qabeja dhe mė zė tė lartė fillon tė kėndojė Kuran.
Kurejshėt e rrethojnė pėrsėri dhe fillojnė ta rrahin mė keq se njė ditė mė
parė. Pasi e shpėtojnė shokėt e tij, u thotė pėrsėri: Pėr Zotin do e pėrsėris
tė njėjtėn gjė tė nesėrmen. Por Profeti (a.s) i tha:Jo, jo, mjafton me kaq.
Pėr
Zotin o i dėrguar i Zotit i thotė pėrsėri nuk mė janė dukur mė tė dobėt se
sot.
Njė
herė Ali ibnu Ebi Talibin e pyetėn se kush ishte njeriu mė trim prej tyre. Ai i
tha:Ebu Bekri.
Po
pėrse? e pyeti.
Aliu
i tha:Njė here, Profetin (a.s) e rrethuan kurejshėt tek Qabeja dhe njėri e
godiste, njėri e shtynte dhe njė tjetėr e tėrhiqte. Nė ato momente vjen Ebu
Bekri, i cili filloi ti shtyjė dhe u thoshte:A doni tė vrisni njė njeri pėr
shkak se thotė Zoti im ėshtė Allahu?! Atėherė ata lanė Profetin (a.s) dhe
filluan me Ebu Bekrin. Ukbe ibnu Meit e shtyu Ebu Bekrin, i cili u rrėzua nė
shpinė. Ukbe hoqi nallanat qė kishte veshur dhe filloi ta godasė Ebu Bekrin nė
fytyrė. Ebu Bekrit iu fry fytyra saqė nuk i dallohej hunda nga sytė dhe humbi
ndjenjat. Kur humbi ndjenjat kurejshėt menduan se vdiq dhe e lanė. Ashtu e
mbajtėn nė krahė dhe e ēuan nė shtėpi. Kur arritėn nė shtėpi, i thanė nėnės sė
tij:Nėse mbetet gjallė, jepi tė hajė dhe tė pijė dhe mos e lejo tė dalė pa
kaluar tre ditė.
Natėn
pėrmendet Ebu Bekri dhe fjala e parė qė thotė ėshtė:Ēfarė i ka ndodhur tė
dėrguarit tė Zotit?
Nėna
e tij ia kthen:Lėre Muhamedin dhe shiko hallin tėnd.
Por
Ebu Bekri i tha:Pėr Zotin, nuk do tė ha dhe nuk do tė pi, derisa tė qetėsohem
pėr tė. Shko tek Fatime bintu Hattab (motra e Umerit) dhe pyete se ēfarė i
ndodhi Profetit (a.s)! Shkoi nėna e tij dhe e pyeti motrėn e Umerit pėr
Profetin (a.s), por ajo i tha:Nuk di gjė,(pasi kishte frikė nga Umeri se mos e
merr vesh se ka pranuar Islamin) por nėse dėshiron mund tė vij me ty.
Kėshtu
vajtėn nė shtėpinė e Ebu Bekrit. Me ti parė, ai i pyeti pėr Profetin (a.s).
Fatimeja i tha:O Ebu Bekr, ėshtė nėna jote kėtu.
Mos
kij frikė i tha Ebu Bekri ajo ėshtė me ne. A
tėherė
Fatimeja e qetėsoi dhe i tha qė ėshtė mirė.
Ebu
Bekri u tha pėrsėri:Pėr Zotin, nuk do tė ha dhe nuk do tė pij gjė, derisa tė
mė mbani dhe tė shkoj ta shoh me sytė e mi. Kėshtu duke u mbajtur tek nėna dhe
Fatimeja, u nis pėr nė shtėpinė e Profetit (a.s). Me tė arritur dhe ta parė
Profetin (a.s) tha:Faleminderit o Zot.
Profeti
(a.s) shkoi dhe e pėrqafoi fort. Ebu Bekri pėr ta qetėsuar Profetin (a.s) i tha:Unė
nuk kam gjė o i dėrguar i Zotit, pėrveē fytyrės.
Kurse
Bilalin r.a e nxjerrin nė shkretėtirė, nė kulmin e vapės. E shtrijnė pėrtokė
dhe i vendosin sipėr kraharorit njė gur qė e mbanin dhjetė burra. E rrihnin me
kamzhikė dhe i thonin:Kėshtu do tė heqėsh derisa tė vdesėsh.
Kurse
ai nuk thoshte fjalė tjetėr pėrveē I vetėm, i vetėm.
Ata
i thonin:Thuaj Lat dhe Uzza!
Kurse
ai ua kthente:Unė nuk di fjalė tjetėr veē kėsaj. Ata e torturonin dhe mė
shumė pas kėsaj. Ai ua kthente:Dua ta them, por gjuha nuk e thotė dot.
Nga
muslimanėt qė torturoheshin, ishte dhe Zubejr ibnu Avam. Xhaxhai i tij e
mbėshtjellte nė njė rogoz dhe poshtė tij ndizte zjarrin. Teksa tymi e mbulonte
dhe nuk merrte dot frymė, xhaxhai i tij i thoshte:Braktise kėtė fe! Kurse ai
ia kthente:Nuk e braktis atė kurrė. Nė kėtė kohė ai ishte vetėm gjashtėmbėdhjetė
vjeē.
Si
pasojė e kėsaj, Zubejri u sėmur nė mushkėri, saqė Profeti (a.s) ia lejoi tė
veshė dhe veshje tė mėndafshta.
Sad
ibnu Ebi Vekkasi, pasi pranoi Islamin, nėna e tij i thoshte:Ose tė lesh kėtė fe, ose unė nuk do
tė ha dhe pi derisa tė vdes dhe tė turpėrohesh, pasi vrave nėnėn tėnde. Dhe me
tė vėrtetė, ajo qėndroi tre ditė pa ngrėnė dhe pa pirė, derisa humbi ndjenjat.
Pasi
u pėrmend, Sad ibnu Ebi Vekkasi i tha: O nėna ime, pėr Zotin, nėse do tė kishe
njėqind shpirtra dhe tė dilnin njėri pas tjetrit me qėllim qė tė lė kėtė rrugė,
unė nuk do e lija. Prandaj si tė duash, ose ha ose jo! Kur pa kėmbėnguljen e
tij, nėna hėngri.
Me
kėtė rast, Zoti zbrit ajete tė reja pėr respektimin e prindėrve:Ne e
kėshilluam njeriun tė sillet mirė me prindėrit. Nėse tė kėrkojnė qė tė mė
shoqėrosh shok nė gjėra rreth tė cilave nuk ke dije, mos iu bind dhe sillu mirė
me ta nė dynja. (Lukman 15)
Nga
shokėt qė u keqtrajtuan dhe vuajtėn bashkė me Profetin (a.s) ishte dhe familja
e Jasirit. Sumejje bintu Hajjat, qė ishte mbi gjashtėdhjetė vjeē atėherė, burri
i saj Jasiri dhe djali i tyre Ammari, tė tre kishin pranuar Islamin, por po
keqtrajtoheshin dhe torturoheshin ēnjerėzisht nga kurejshėt.
Teksa
po torturoheshin, Profeti (a.s) kalon pranė tyre dhe u thotė:Duroni o
familja e Jasirit, pasi vendtakimi ynė ėshtė xheneti! Kėto fjalė i dhanė
zemėr Sumejjes. Ebu Xhehli nga zemėrimi i madh, morri njė heshtė dhe e goditi
me tė nė vendin e nderit tė saj. Nga kjo goditje, Sumejja vdiq, duke u bėrė
martirja e parė nė Islam.
Kėshtu
shohim qė njeriu i parė qė pranoi Islamin, pas Profetit (a.s) ishte grua. Ai qė
e forcoi dhe i dha zemėr pas takimit tė parė me Xhibrilin (a.s) ishte po grua.
Dhe tani shehidi i parė nė Islam, ėshtė po grua.
Dy
ditė pasi vdiq Sumejja, vdiq dhe burri i saj Jasiri. Profeti (a.s) kaloi pranė
djalit tė tyre Ammarit, i cili e pyeti:O i dėrguar i Zotit, a kėshtu do tė
vazhdojė kjo punė? Profeti (a.s) ia ktheu:Duro o Ammar! Mė pas ngre
duart nga qielli dhe lutet: O Zot, mėshiroje familjen e Jasirit megjithėse tashmė
e ke bėrė kėtė.
Pas
dhjetė vitesh, nė betejėn e Bedrit, vritet Ebu Xhehli. Pas beteje, Profeti
(a.s) kėrkon Ammarin dhe i thotė:Gėzohu o Ammar se Zoti e morri hakun
pėr nėnėn tėnde.
Nga
ata qė u keqtrajtuan nga kurejshėt ishte dhe Habab ibnul Eret. Atij ia hiqnin
rrobat dhe e shtrinin me shpinė sipėr gurėve tė nxehur nė zjarr. Ishte mishi i
trupit tė tij, ai qė e shuante nxehtėsinė e gurėve.
Njė
ditė, i lodhur me fyerjet, pėrbuzjet, torturat dhe padrejtėsitė qė u bėheshin,
shkoi te Profeti (a.s) dhe i tha:O i dėrguar i Zotit! A nuk e lut Zotin pėr
ne?! A nuk i kėrkon ndihmė dhe tė na ndihmojė?!
Profeti
(a.s) ishte i mbėshtetur pas murit tė Qabes dhe u drejtua. Fytyra iu skuq dhe
iu drejtua me fjalėt:Pėr Zotin qė nuk ka zot tjetėr veē Tij, ata qė kanė
qenė para jush, ndodhte qė e merrnin dikė dhe e ndanin mė dysh me sharrė.
Megjithatė kjo nuk e bėnte tė braktisė fenė. Pėr Zotin, Ai do e plotėsojė kėtė
ēėshtje, derisa tė udhėtojė njeriu nga Sana nė Hadramaut, pa pasur frikė nga
tjetėr kush pėrveē Zotit dhe ujkut pėr delet e tij. Por ju jeni popull qė
nxitoni.
Shohim
qė Profeti (a.s) nuk e ledhatoi dhe nuk u pėrpoq ti japė zemėr. Kjo pasi e
vėrteta qė tė triumfojė ka nevojė pėr burra tė fortė dhe tė duruar.
Pėllumbat
postarė, kur u jepej letra pėr ta dėrguar diku, flutoronin pa u ndalur, duke
duruar erėrat dhe shiun, derisa arrinin nė destinacionin e duhur. Le tė mėsojmė
nga njė pėllumb, nė mėnyrėn se si e mban mesazhin dhe e dėrgon atje ku ėshtė
urdhėruar.
Megjithė vuajtjet dhe torturat qė hoqėn muslimanėt nė
kėtė periudhė, fitues tė kėsaj beteje ishin muslimanėt. Ėshtė njė rregull qė
thotė qė e vėrteta dhe e mira gjithmonė do tė fitojnė. Ata qė fituan ishin
Sumejje, Jasiri, Bilali dhe tė tjerėt. Kurse humbėsit e vėrtetė janė Ebu Xhehli
me shokė. Nė betejėn e Bedrit, Ebu Xhehli, u vra nga dy djelmosha tė rinj
muslimanė.
Nėse e sheh qė realiteti rreth teje ėshtė i mbushur
me korrupsion, mashtrime, ryshfete etj
mos iu dorėzo njė realiteti tė tillė,
por lufto se e vėrteta patjetėr qė do tė triumfojė. E mira dhe e keqja i
ngjajnė shembullit tė monedhave fallco qė hidhen nė treg dhe atyre tė vėrteta.
Monedhat e fallsifikuara sado qė tė jenė pėrhapur dhe tė kenė mbushur tregun,
ajo qė do tė triumfojė ėshtė monedha e vėrtetė.
Nėse hyn nė provim dhe kopjon, dije se je monedhė
fallco. Nėse mashtron nė ndėrtimin e pallateve dije se je monedhė fallco. Nėse
punon nė media dhe publikut i paraqet programe shthurrėse dhe larg ēdo norme
morali, dije se je njė monedhė fallco. Kėto parime duhet qė fėmijėve tanė tua
ngulisim nė mendje. Thotė Zoti nė Kuran:
Ai e lėshon ujin nga qielli dhe luginat rrjedhin
sipas madhėsisė sė tyre. Vėrshimi i ujit mbart sipėr shkumėn qė del nė sipėrfaqe.
Kėshtu Zoti sjell shembullin e tė vėrtetės dhe tė kotės. Shkuma ėshtė ajo qė
hidhet anash si mbeturinė, kurse ajo qė u bėn dobi njerėzve (uji) mbetet
nė tokė. (Rrad 17)
Historia gjithashtu na mėson, qė ata qė jetojnė vetėm
pėr interesat e tyre vetjakė, gjithmonė kanė pėrfundim jo tė mirė.
Jo
dhunės.
Njė
pikė tjetėr e rėndėsishme dhe qė ia vlen tė analizohet ėshtė se megjithėse disa
prej muslimanėve u vranė dhe tė tjerėt torturoheshin nė mėnyra nga mė
ēnjerėzoret, asnjė nga muslimanėt dhe shokėt e Profetit (a.s) nuk pėrdori
dhunėn pėr tu hakmarrė. Megjithėse si arabė tė asaj kohe tė gjithė ishin
gjaknxehtė, asnjė prej tyre nuk theu diēka, asnjė nuk shkatėrroi dhe asnjė nuk
vrau pėr tu hakmarrė. E gjitha kjo, pasi diēka tė tillė nuk e pranon mesazhi
dhe rruga e Profetit (a.s). Kėtė e pėrmend dhe njė verset nė Kuran i cili u
shpall pėr tė njėjtin problem:A nuk i ke parė ata tė cilėve u qe thėnė tė
ruajnė duart (tė pėrmbahen dhe tė mos bėhen shkak pėr luftė) dhe tė
falin namazin dhe tė japin zekatin. (Nisa 77)
Njė
herė Sad ibnu Ebi Vekkasi gjatė njė zėnke me njė jobesimtar, e qėlloi atė dhe e
gjakosi nė kokė. Nga kjo ngjarje Profeti (a.s) u zemėrua shumė me Sadin.
Megjithėse
keqtrajtoheshin, muslimanėt ishin tė qetė dhe nuk revoltoheshin. Kurse kurejshėt,
megjithėse ata ishin torturuesit, ata jetonin kulmin e revoltimit dhe
zemėrimit.
E
habitshme ėshtė se tė gjithė personat qė i keqtrajtonin muslimanėt si Ebu
Xhehli, Velid ibnul Mugire, As ibnu Vail, fėmijėt e tyre pranuan Islamin mė
pas, si Halid ibnul Velid, Ikrime ibnu Ebi Xhehl, Amr ibnul As.
Megjithėse
muslimanėt u keqtrajtuan prej tyre, ata vazhdonin nė rrugėn e tyre, nuk fyen
dhe nuk u hakmorrėn ndaj tyre me qėllim qė fėmijėt e tyre tė mos i pengonte kjo
pėr tė pranuar Islamin.
Nė
njė rast kur muslimanėt morėn rob njė prej kurejshėve Suhejl ibnu Amr, Umeri i
tha Profetit (a.s):Mė lėr tia nxjerr dhėmbėt e parė o i dėrguar i Zotit.
Por
Profeti (a.s) ia ktheu:Jo o Umer, se ndoshta vjen njė ditė qė thotė njė
fjalė tė mirė me tė cilėn kėnaq Zotin dhe tė dėrguarin e tij.
Islami
i Hamzasė dhe Umerit.
Nė
mes tė kėsaj krize dhe vuajtjesh, Zoti i nderon muslimanėt me Islamin e Hamzait
dhe Umer ibnul Hatabit.
Gjatė
kėsaj kohe, Hamzai merrej vetėm me gjah. Ēdo ditė merrte kalin dhe dilte nė
shkretėtirė pėr tė gjuajtur. Ai nuk ishte i interesuar pėr asgjė tjetėr pėrveē
gjahut.
Njė
ditė, teksa kthehej nga gjahu, i del para njė vajzė dhe i thotė:O Hamza, si
pranon tė shkosh pėr gjah dhe nuk do tia dish se ēfarė i ndodh djalit tė
vėllaut tėnd? (ishte vajzė qė e mbante besimin tė fshehur)
Po
ēfarė ka ndodhur? pyeti Hamzai.
Ajo
i tha:Ebu Xhehli e ka ofenduar dhe lėnduar si kurrė mė parė Muhamedin, kurse ti del pėr gjah?!
Hamzai
morri harkun nė dorė dhe u nis drejt Qabes. Kur arriti atje, i largoi njerėzit
qė ishin grumbulluar, derisa arriti tek Ebu Xhehli tė cilit iu drejtua me
fjalėt:A e fyen duke qenė unė nė fenė e tij?! dhe me harkun qė kishte nė dorė
e goditi kokės. Mė pas i tha:Ma kthe po ta mbajti!
Njė
nga tė pranishmit e pyeti:A je bėrė musliman o Hamza?
Nėse
mundesh mė kthe! iu pėrgjigj Hamzai Po, dėshmoj qė ai ėshtė i dėrguari i
Zotit dhe nuk ka gjė qė mė pengon pėr kėtė.
Ebu
Xhehli u tha tė pranishmėve tė cilėt u revoltuan:Lėreni tė qetė se i ofendova
djalin e vėllait!
Mė
pas Hamzai filloi tė mendohet mbi ato fjalė qė tha mė parė, pasi i kishte thėnė
pa u menduar mirė. Por tani nuk bėnte ta kthente fjalėn. Kėshtu vepron Zoti
kur dėshiron ta udhėzojė dikė. Nga emrat dhe cilėsitė e Tij ėshtė dhe El-hadij
(Udhėzuesi).
Atė
natė nuk fjeti duke u menduar pėr atė qė kishte thėnė. Tė nesėrmen shkon tek
Profeti (a.s) dhe i thotė:O djali i vėllaut tim, kam rėnė nė njė hall qė nuk
di si tė dal prej tij, pasi e kam shumė tė vėshtirė.
Profeti
(a.s) e ftoi tė pranojė Islamin. Hamzai ia ktheu:Dėshmoj se ti thua tė
drejtėn. Prandaj publikoje fenė tėnde dhe mos kij frikė se mua me vete mė ke.
Kjo
ishte surpriza e parė pėr Profetin (a.s) dhe shokėt e tij.
Surpriza
e dytė ėshtė kur Umer ibnul Hattabi pranon Islamin.
Nėse
Hamzai e pranoi Islamin nė njė ēast, Umeri do tė kalojė disa kontakte tė
ndryshme me Profetin (a.s) dhe me muslimanė tė tjerė.
Kontakti
i parė. Sa herė qė Profeti (a.s) gjente dikė pėr ti folur rreth Islamit, do
befasohej nga Umeri i cili e detyronte personin tė largohej. Profetit (a.s) nuk
i thonte gjė, megjithėse i largonte njerėzit. Njerėzit sa e shihnin atė,
largoheshin pasi e kishin frikė. Nė njė rast tė tillė, Profeti (a.s) i tha:O
Umer, as natė dhe as ditė nuk po mė lė tė qetė.
Kontakti
i dytė. Ai kishte njė skllave qė kishte pranuar Islamin. Njė ditė e merr dhe
fillon ta rrahė me kamzhik deri sa u lodh.
Skllavja,
kur e pa qė u lodh, i tha:A e shikon se si tė lodhi Zoti, kurse mua mė ka
dhėnė forcė? Pėr Zotin, unė nuk jam lodhur aspak. Umeri tregon mė pas qė hera
e parė qė fillova tė ndjej diēka pėr Islamin, ishte kur mė foli kėshtu skllavja
ime.
Kontakti
i tretė. Tregon vetė Umeri. Kam qenė larg ēdo gjėje qė kishte lidhje me
Islamin. Ēdo natė qėndroja deri nė agim duke pirė me shokėt e mi. Njė natė
shkova tek vendi ku mblidheshim, por nuk gjeta asnjė atje. Shkova dhe nė
pijetore, por dhe atje nuk gjeta njeri. Duke menduar se ku tė shkoj, mė lindi
njė mendim qė tė shkoj dhe tė bėj tavaf tek Qabeja. Shkova atje dhe pashė qė
aty ishte Muhamedi duke u falur. U afrova pa u ndjerė dhe fillova tė
dėgjoj ato qė lexonte. Meqė nuk ishte
tjetėr kush, Profeti (a.s) lexonte me zė tė lartė nga sureja El-hakkah. Teksa
po dėgjoja, po mendoja me vete qė kėto qė po lexon, janė tė ngjashme me
vjershat. Nė atė moment dėgjova qė Profeti (a.s) po lexonte:
Ata nuk janė fjalė vjershėtari, tė
pakėt jeni ju qė besoni. (El-hakka
41).
Atėherė
mendova, janė fjalė tė njė fallxhori. Nė atė ēast dėgjova qė Profeti (a.s) po
lexonte:
As
fjalė tė njė fallxhori, tė pakėt jeni qė kujtoheni (El-hakka 42).
Atėherė
pyeta veten:Ēfarė ėshtė atėherė? dhe nė ēast e dėgjova tė lexojė:
Ėshtė
shpallje nga Zoti i botėrave (El-hakka 43). Kur dėgjova dhe kėtė mu dridh
trupi dhe filloi tė mė bėjė pėrshtypje mė shumė Islami.
Kontakti
i katėrt. Teksa po ecte njė ditė, shikon njė nga gratė e muslimanėve me rroba
ngarkuar. I habitur e pyeti:Pėr ku kėshtu o motėr?
Ajo
ia ktheu:Po largohem qė tė ruaj fenė time prej jush.
Umeri
ia ktheu:Nuk ėshtė gjė e mirė qė po lini vendin tuaj. Gruaja e ēuditur nga ky qėndrim i Umerit,
shkoi dhe i tha tė shoqit:Umeri dukej sikur do tė pranonte Islamin. Burri ia
ktheu:Kujton se do bėhet musliman Umeri?! Pėr Zotin nuk bėhet musliman Umeri,
derisa tė bėhet musliman gomari i gjyshit tė tij. (d.m.th ėshtė diēka e
pamundur)
Kontakti
i pestė. Vazhdoi nė kėtė gjendje derisa filloi tė dėgjojė qė Muhamedi po i
pėrēan njerėzit. Atėherė i zemėruar, vendos tė shkojė dhe tė vrasė Profetin
(a.s). Kėshtu merr shpatėn, e lyen me helm dhe thotė:Unė nuk e di kush ėshtė
nė tė vėrtetė, por ai po na pėrēan dhe unė do i jap fund kėsaj ēėshtjeje.
Teksa
del jashtė me shpatė nė dorė takon njė nga muslimanėt qė e fshihte besimin. Kur
e pa Umerin me shpatė nė dorė, ai e pyeti:Ku je nisur kėshtu o Umer?
Do
tė shkoj tė vras Muhamedin iu pėrgjigj.
I
frikėsuar se mos vret Profetin (a.s), i tha:Po si kėrkon tė vrasėsh Muhamedin
dhe nuk shikon motrėn tėnde mė parė?
Umeri
i habitur e pyet:Pse ēfarė ka bėrė ajo?
Ka
ndjekur Muhamedin ia ktheu.
Kur
dėgjoi kėto fjalė, ai u ēmend. Shkoi tek shtėpia e motrės dhe troket nė derė.
Nė kėtė kohė motra e tij me burrin e saj dhe me Habab ibnul Eret, po lexonin
suren Taha.
Kur
motra i hap derėn, Umeri e pyet:Ēfarė ishte ajo murmėrimė qė dėgjoja?
Asgjė
iu pėrgjigj ajo.
Mė kanė thėnė qė je bėrė muslimane.
O
Umer, i pėrgjigjet motra po sikur feja qė kam zgjedhur tė jetė mė e mirė se
feja jote?
Atėherė
Umeri e qėllon me pėllėmbė aq sa fillon ti rrjedhė gjak nga buzėt dhe vathi qė
kishte nė vesh, e ēan mishin dhe bie pėrtokė nga forca e pėllėmbės.
Burri
i motrės i thotė: O Umer, po sikur Islami tė jetė mė i mirė se feja jote?
Atėherė
Umeri filloi ta qėllojė edhe atė. Motra e tij Fatimeja, duke u munduar ta
largojė Umerin nga i shoqi, i bie pėrtokė libri qė po lexonte para se tė vijė
Umeri. Umeri e shikon dhe i kėrkon qė tia japė.
Ti
nuk je i pastėr, i thotė e motra- shko lahu njėherė pastaj ta jap.
Shkoi
dhe u la dhe e morri librin, nė tė cilin ndodhej sureja Taha dhe filloi tė
lexojė:
Ta
ha.
Ne
nuk ta shpallėm Kuranin qė tė vuash.
Por
kėshillė pėr atė qė frikėsohet.
Si
shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė.
Mėshiruesi
mbi arsh u vendos.
E
tij ėshtė gjithēka nė qiej, tokė dhe ēka mes tyre dhe nėn tokė.
Nėse
lutjen e kryen haptazi, Ai e di tė fshehtėn dhe mė shumė se kjo.
Allahu
ėshtė Ai qė nuk ka zot tjetėr veē Tij. Atij i takojnė emrat mė tė bukur. (Taha 1-8)
Pasi
pėrfundoi leximin, pyeti se ku mund ta gjente Muhamedin, sepse dėshironte tė
pranonte Islamin.
Hababi
i fshehur brenda nė shtėpi i tha:Ėshtė nė shtėpinė e Erkam ibnul Erkam.
Kur
vajti tek shtėpia e Erkamit, trokiti nė derė. Brenda nė shtėpi ndodheshin dyzet
burra dhe gra qė mėsonin me Profetin (a.s). Kur dėgjoi trokitjen, Bilali
pyeti:Kush ėshtė? Umer ibnul Hattabi u pėrgjigj ai.
Tė
gjithė brenda filluan tė dridhen dhe u frikėsuan. Por Hamzai u foli:Ēfarė keni
kėshtu? Bėhuni tė forte! Nėse ka ardhur pėr mire, ėshtė i mirėseardhur. Nėse
kėrkon tė keqen, kėtu mė ka. Pastaj urdhėroi Bilalin tė hapė derėn. Kur hyri
Umeri brenda, Hamzai nga pas e kapi pėr duarsh dhe e pyeti:Ētė ka sjellė
kėtu?
Kurse
Profeti (a.s) i thirri dhe i tha:Afrohu o Umer. Shkon tek Profeti
(a.s) i cili e shkund pėr rrobash dhe i thotė: A nuk ka ardhur koha tė
pranosh Islamin o i biri i Hattabit?
Me
kėtė mėnyrė tė foluri, Profeti (a.s) bėri dy gjėra: E para u dha zemėr tė
pranishmėve tė cilėt u frikėsuan nga Umeri dhe e dyta, njė si Umeri nuk njihte
veēse sjellje tė tillė.
Atėherė
Umeri thotė: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė
rob dhe i dėrguar i Tij.
Nė
ato ēaste shtėpia ku ndodheshin, gjėmoi nga thirrjet: Allahu Ekber.
Mė
pas Umeri e pyet Profetin (a.s): O i dėrguar i Allahut, a nuk jemi nė rrugė tė
drejtė?
Po,
o Umer
iu pėrgjigj Profeti ((a.s).).
A
nuk janė ata nė rrugė tė gabuar?
Po,
o Umer
iu pėrgjigj Profeti (a.s).
Atėherė,
pėrse duhet tė fshihemi? pyeti Umeri.
Ēmendim
ke ti, o Umer?-i thotė Profeti (a.s).
Unė
them qė tė dalim tani dhe tė thėrrasim se Zoti ėshtė mė i madhi dhe se nuk ka
zot tjetėr veē Tij.
Atėherė
Profeti (a.s) i thotė: Ti je Faruku (ndarės) me ty Zoti e ndan tė
vėrtetėn nga e gabuara.
Dalin
muslimanėt nga shtėpia e Erkamit tė rreshtuar nė dy rreshta, nė krye tė njėrit
Umeri dhe nė krye tė tjetrit qėndronte Hamzai. Kurse Profeti (a.s) nė mes dhe
tė gjithė thėrrisnin Allahu ekber.
Kjo
ishte dita e parė nė tė cilėn pranoi Umeri Islamin.
Tregon Umeri: Megjithėse dolėm duke thėrritur
nė rrugėt e Mekės, shumė njerėz nuk e dinin qė unė isha bėrė musliman, kėshtu
qė vendosa ti njoftoj tė gjithė pėr kėtė. Shkova tek shtėpia e Ebu Xhehlit dhe
trokita. Derėn e hapi vetė Ebu Xhehli, tė cilit i thashė: A nuk e ke marrė
vesh o Ebu Xhehl?
Ēfarė?
mė tha.
Dėshmoj
se nuk ka zot tjetėr veē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.
Ai
u pėrgjigj:A ēfarė dite ters o Umer dhe e mbylli derėn duke mėrmėritur.
Tė
njėjtėn gjė bėra dhe me Ebu Sufjanin.
Megjithatė
nuk ndjeja tė ngopur, dėshiroja qė gjithė bota ta merrte vesh qė unė isha
musliman. Pyeta se cili ėshtė ai person qė ēdo fjalė qė dėgjon nuk lė njeri pa
i treguar dhe me thanė qė ėshtė Xhemil bin Muamir. Shkova dhe i thashė: Dėgjo
o Xhemil, do tė tė tregoj njė sekret, por mos i thuaj kujt!
Mirė
mė tha.
Unė
dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i
dėrguar i Tij.
Nuk
priti sa tė pėrfundoj fjalėn, por filloi tė vrapojė nė rrugėt e Mekės, duke
bėrtitur: O kurejshė, Umeri ka pranuar Islamin
E
dija qė njerėzit do tė grumbulloheshin tek Qabja, prandaj nxitova pėr atje. Kur
arrita, filluan tė mė godasin dhe ti godas dhe kjo vazhdoi derisa mė lanė
forcat. Kur pashė se nuk po mė ndaheshin kapa njėrin prej tyre, e shtriva
pėrtokė, ia vura gishtat tek dy sytė dhe u thashė: O mė lini tė qetė, o do ia
nxjerr sytė! dhe atėherė mė lanė.
U
ktheva nė shtėpi tė ēlodhem por nuk mund tė flija derisa i mblodha
fėmijėt dhe u thashė: Nuk do u flas dhe
nuk do mė flisni deri sa tė dėshmoni se nuk ka zot tjetėr veē Allahut dhe se
Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij.
Djali
i tij i vogėl Abdullahu, i thotė: O baba, unė jam musliman qė prej njė viti,
por e kam mbajtur tė fshehur prej teje.
Atėherė
Umeri e kapi dhe filloi ta godasė duke i thėnė: Si e ke mbajtur tė fshehur dhe
mė ke lėnė mua nė humbje deri tani? Po sikur tė kisha vdekur jomusliman?
Tregon
Abdullahi: Sa herė qė e kujtonte pas disa vitesh, mė godiste dhe mė thoshte:
Si do e lije babanė nė humbje, o bir?
E
gjitha sa pėrmendėm, ndodhi nė ditėn e parė tė Islamit tė Umerit.
Thotė
Hasan Elbasrij: Do tė vijė Islami ditėn e Kiametit dhe duke kaluar para
muslimanėve do tė ndalojė tek secili duke thėnė:O Zot, ky mė pėrkrahu, kurse
ky mė zhgėnjeu vallė ēfarė do tė thotė pėr ne ?- derisa tė arrijė tek Umeri.
Do shkojė do e marrė pėr krahu dhe do tė thotė:O Zot, isha i panjohur derisa u
bė musliman ky burrrė.
Thotė
Abdullah ibnu Abbasi:Vazhduam tė jemi tė pėrbuzur, derisa pranoi Islamin Umeri
dhe nuk mund tė faleshim me zė nė Qabe, derisa pranoi Islamin Umeri.
Tregon
Profeti (a.s):Kam parė njė ėndėr, qė ditėn e Kiametit njerėzit do tė vijnė
tė veshur me kėmisha. Secili do tė ketė veshur kėmishė sipas besimit. Disa do e
kenė kėmishėn deri tek kraharori. Disa tė tjerė deri tek qafa. E pashė Umerin
qė teksa vinte, e tėrhiqte zvarrė kėmishėn e tij.
Dikush
e pyeti:Me ēfarė e interpreton kėmishėn o i dėrguar i Zotit?
Ai
i tha:Kėmisha ėshtė Islami.
Mėsimet
e nxjerra nga sa u pėrmend.
1 E vėrteta do tė triumfojė.
2 Mos jeto vetėm pėr interesat e tua, si Ebu
Lehebi.
3 Sakrifiko pėr mesazhin.
4 Kemi nevojė pėr gra qė u japin zemėr burrave, si
Fatime bintul Hattab.
5 Kushdo qė ėshtė i fuqishėm dhe ka ndikim, Islami
ka nevojė pėr ju, ashtu siē kishte pėr Umerin.
6 Tė varfėrit mos thonė qė ne nuk kemi mundėsi, por
shihni Bilalin.
7 Mrekullitė nuk do tė vijnė vetėm se pasi tė
punojmė dhe tė lodhemi.