» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
RUBRIKA \ Kuran

Kerkoni ketu...

2009-09-15 10:42:41
Reflektime mbi suren Junus

Surja Junus

Objektivi i kėsaj surje:

Nė tė gjithė suret e parakaluara, objektivin kryesor tė sures e kemi pėrmendur nė fund. Kurse, pėr suren Junus do tė bėjmė njė pėrjashtim, duke e pėrmendur objektivin qė nė fillim.

Shkurtimisht, objektivi i kėsaj sureje ėshtė besimi nė caktimin e Allahut, kada dhe kader.

Shumė njerėz e kanė tė paqartė dhe pyesin shpesh mbi ēėshtjen e caktimit tė Zotit. Pėrse Zoti e ka udhėzuar filanin dhe nuk e ka udhėzuar filanin?! Pėrse filani qė pėrpiqej tė lidhej me Zotin, falej dhe agjėronte etj... i ndodhin fatkeqėsi dhe sprova, ndėrkohė qė filanit nuk i ndodh asnjė e keqe, edhe pse nuk ėshtė fetar?! Pėrse Zoti nuk mė udhėzon edhe mua?!

Kur Xhibrili a.s u ul pėrballė Profetit a.s e pyeti:”O Muhamed, mė trego ē’ėshtė besimi”

Profeti a.s ia ktheu:”Besimi ėshtė qė tė besosh Zotin, melekėt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, Ditėn e Kijametit dhe caktimin (kaderin), i mirė qoftė apo i keq.”

Me qėllim qė t\'i pėrgjigjemi pyetjeve dhe shqetėsimeve, disa prej tė cilave i pėrmendėm mė lart, secili prej nesh duhet t\'i bėjė vetes njė pyetje:

A ėshtė Zoti ynė i drejtė apo ėshė zullumqar? A ėshtė Ai i urtė, i menēur dhe i gjithėditur apo jo?

Nėse do u pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve, nuk ke nevojė tė bėsh pyetje si ato tė lartpėrmendurat qė kanė tė bėjnė me kaderin.

A beson ti o vėlla se Allahu ėshtė i gjithėditur dhe i menēur dhe se gjithēka qė e vepron, e vepron me pėrgjegjshmėri dhe urtėsi?

Nėse beson qė Allahu ėshtė i drejtė me tė gjithė krijesat, nėse beson se Ai din gjithēka dhe gjithēka qė ndodh nė kėtė botė, ndodh sipas urtėsisė dhe dijes sė Tij.

Diēka e tillė, demonstrohet fuqishėm qė nė ajetin e parė tė kėsaj sureje. Thotė Zoti nė ajetin e parė:

"Elif Lam Ra. Kėto janė vargjet e Librit plot urtėsi."

Pra, urtėsia e Zotit qėndron nė ēdo gjė qė ndodh pėrreth, edhe pse ne nuk e konstatojmė dot.

"Vallė, pse ēuditen njerėzit qė Ne i shpallėm njėrit prej tyre (duke i thėnė): “Paralajmėroji njerėzit dhe jepu lajmin e mirė atyre qė besojnė se, me tė vėrtetė, pėr ata ka shpėrblim tė mrekullueshėm te Zoti i tyre!” Mohuesit thanė: “Ky ėshtė njėmend magjistar i madh!” (Junus: 2)

Mekasit shprehėn habi dhe ēudi kur dėgjuan se Muhamedi a.s ėshtė profeti dhe i dėrguari i Zotit. Me kėtė ajet, Zoti u pėrgjigjet se nuk ka pėrse tė habiten, pasi ėshtė Ai vetė qė i zgjedh tė dėrguarit e tij.

 

Urtėsia e Allahut nė univers.

Ajeti i tretė, flet mbi urtėsinė e Zotit nė univers. Ky ajet, u drejtohet tė gjithė atyre qė pyesin: Pėrse filani dhe jo filani? Thotė Zoti nė kėtė ajet:

"Vėrtet qė Zoti juaj ėshtė Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokėn pėr gjashtė ditė, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar ēdo gjė. S’ka ndėrmjetės tek Ai, pėrveēse me lejen e Tij. Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atė! Vallė, a nuk po mendoni?!" Tek Ai do tė ktheheni tė gjithė. Premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė. Ai e zė fill krijimin e pastaj e pėrsėrit atė, qė t’i shpėrblejė me tė drejtė ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. Sa i pėrket atyre qė nuk besojnė, ata do tė kenė pije nga uji i vluar dhe dėnim tė madh, pėr shkak se kanė mohuar. Ai e ka bėrė Diellin burim drite, kurse Hėnėn e ka bėrė tė shkėlqejė, duke i caktuar asaj fazat, qė ju tė dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohės. Allahu i krijoi kėto vetėm me tė vėrtetėn. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerėzve qė kuptojnė. Vėrtet, nė ndėrrimin e natės me ditėn dhe nė atė qė ka krijuar Allahu nė qiej dhe nė Tokė, ka shenja pėr njerėzit qė i frikėsohen Allahut." (Junus: 3-6)

Sa mė shumė tė lexosh ajetet e kėsaj surje, fillon tė ndjesh urtėsinė, drejtėsinė dhe dijen e pafund tė Zotit tė shpalosur nė gjithėsi.

 

Ai ėshtė I drejti dhe I urti.

Surja Junus, ėshtė surja ku fjala "hak" (e drejta, e vėrteta) pėrmendet mė shumė se nė ēdo sure tjetėr. Kjo fjalė, pėrmendet tridhjetė e tre herė vetėm nė kėtė sure. Kjo, pasi kjo fjalė ėshtė antonim i fjalės "kotėsi dhe rastėsi". Allahu i madhėruar ėshtė i urtė dhe i drejtė dhe asgjė nė kėtė univers, nuk ndodh kot dhe rastėsisht. Nėse arrin t\'a besosh kėtė, atėherė dorėzoju plotėsisht Allahut fuqiplotė dhe mos kundėrshto ligjet dhe normat e tij.

"Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundėson tė dėgjuarit dhe tė parit? Kush mund tė nxjerrė tė gjallėn nga e vdekura dhe tė vdekurėn nga e gjalla? Kush i drejton gjėrat?” Ata do tė thonė “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atėherė, pėrse nuk e keni frikė Atė?” (Junus: 31)

Ajeti qė pason ėshtė:

"Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj i vėrtetė. E ēfarė ka pas sė vėrtetės, pėrveē humbjes? Atėherė, pėrse largoheni?" (Junus: 32)

Nė ajetin pesėdhjetė e tre thuhet:

"Ata kėrkojnė shpjegim prej teje: “A ėshtė e vėrtetė ajo?” Thuaj: “Po, pėr Zotin tim, padyshim qė ėshtė e vėrtetė e ju nuk do tė mund ta pengoni atė!" (Junus: 53)

Sikur ēdo njeri qė ka bėrė padrejtėsi, tė kishte tėrė pasurinė e botės, do ta jepte atė (Ditėn e Gjykimit) si dėmshpėrblim (pėr tė shpėtuar). Ata do tė fshehin pendimin kur tė pėrballen me dėnimin e do tė gjykohen me tė drejtė dhe nuk do t’u bėhet padrejtėsi. Vėrtetė qė Allahut i pėrket ēdo gjė qė gjendet nė qiej dhe nė Tokė. Premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Junus: 53-55)

Nė pėrgjithėsi, ata qė bėjnė pyetje rreth caktimit tė Allahut, si ato qė kemi pėrmendur mė lart, janė njerėz qė nuk e pėlqejnė fenė, janė njerėz qė nuk kanė ndėrmend tė vijnė nė xhami dhe tė adhurojnė Zotin. Kėtė fakt, e pėrmend vetė Zoti nė kėtė sure ku thotė:

"Sigurisht, ata qė nuk shpresojnė se do tė takohen me Ne, qė janė tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote, duke gjetur prehjen nė tė dhe qė janė tė pavėmendshėm ndaj shenjave Tona, do tė kenė si vendstrehim zjarrin, pėr atė qė kanė bėrė." (Junus: 7-8)

Nėse njerėz tė tillė, do e shihnin universin me syrin e studiuesit, mėnyrėn si ėshtė krijuar dhe funksionon, padyshim qė nuk do i bėnin pyetjet e mėsipėrme. Veē kėsaj, sikur me kėto pyetje, ata duan thjesht tė lėkundin besimin dhe bindjen e besimtarėve.

"Ai e ka bėrė Diellin burim drite, kurse Hėnėn e ka bėrė tė shkėlqejė, duke i caktuar asaj fazat, qė ju tė dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohės. Allahu i krijoi kėto vetėm me tė vėrtetėn. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerėzve qė kuptojnė." (Junus: 5)

 

Zoti nuk mund tė jetė zullumqar.

Allahu i madhėruar nuk mund t\'i bėjė padrejtėsi robit dhe krijesės sė tij. Ajo qė ndodh ėshtė se vetė njeriu i bėn padrejtėsi vetes, me veprat dhe gjynahet qė vepron.

"Nė tė vėrtetė, Allahu nuk u bėn njerėzve asnjė tė keqe, por njerėzit i bėjnė keq vetvetes." (Junus: 44)

Kurse nė ajetin 13 thotė:

"Ne i kemi zhdukur shumė brezni para jush, sepse bėnin tė kėqija. Tė dėrguarit e tyre u sollėn prova tė qarta, por ata nuk i besuan. Kėshtu, Ne i dėnojmė njerėzit e kėqij. Pastaj ju bėmė juve pas tyre zėvendės nė Tokė, pėr tė parė sesi do tė veproni." (Junus: 13-14)

Atė herė si mund t\'a akuzoni Zotin pėr padrejtėsi dhe zullume, ndėrkohė qė prej Tij nuk mund tė vijnė veēse tė mira dhe begati?!

Ata njerėz tė cilėt bėjnė pyetje qė hedhin dyshime mbi caktimin e Allahut, me kėtė sikur e akuzojnė Zotin, qoftė dhe indirekt, pėr padrejtėsi dhe zullum. E si mund tė jetė i tillė Allahu qė gjithēka e ka krijuar nė bazė tė drejtėsisė dhe vėrtetės?!

Mos tė tė shkojė ndėrmend o vėlla dhe oj motėr tė thoni:"Zoti e ka caktuar pėr mua qė tė shkoj nė zjarr tė xhehnemit." Diēka e tillė ėshtė e pamundur, pasi njė nga cilėsitė e Allahut ėshtė drejtėsia. Padrejtėsinė dhe zullumin, ai ia ka mohuar vetes.

"Nė tė vėrtetė, Allahu nuk u bėn njerėzve asnjė tė keqe, por njerėzit i bėjnė keq vetvetes." (Junus: 44)

Me kėtė, Zoti tė thotė qė tė kam dhėnė lirinė tė zgjedhėsh ēfarė tė duash.

 

Veprat tuaja, janė tė shėmtuara.

Nėse ti o njeri shpreh habi dhe ēudi me gjėrat qė ndodhin dhe me caktimin e Allahut, si nuk tė shkon mendje nė veprat e tua tė shėmtuara? Pėrse nuk shpreh habi me ato qė vepron, ndėrkohė qė je pėrgjegjės dhe i vetėdijshėm?

"Ai ua mundėson (njerėzve) udhėtimin nėpėr tokė dhe det. E, kur gjenden nė anije qė lundron me ta me erėn e pėrshtatshme e ata i gėzohen kėsaj, arrin njė stuhi dhe i sulmojnė valėt nga tė gjitha anėt e mendojnė se do t’i vėnė poshtė, (atėherė) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nėse na shpėton nga kjo, me tė vėrtetė, do tė jemi mirėnjohės”. (Junus: 22)

Allahu do i shpėtojė nga kjo situatė dhe do ua mundėsojė tė dalin tė sigurtė nė tokė. Por, a do e mbajnė premtimin qė bėnė nė atė situatė tė vėshtirė? Le t\'a shohim ēfarė thotė Zoti:

"E kur Allahu i shpėton ata, ata pėrnjėherė pa kurrfarė tė drejte bėjnė turbullira nė Tokė. O njerėz! Vėrtet, padrejtėsia qė bėni pėr t’u kėnaqur nė jetėn e kėsaj bote, vetėm ju dėmton. Pastaj ju do tė ktheheni te Ne dhe Ne do t’ju njoftojmė pėr atė qė keni punuar." (Junus: 23)

Duke e ditur qė njerėz tė tillė do tė shkaktojnė turbullira dhe shkatėrrim nė tokė, ndonjėherė Zoti i ndėshkon njerėz tė tillė, pėr tė mos ua dhėnė kėtė mundėsi.

 

Histori profetėsh.

Pas kėtyre ajeteve, surja Junus pėrmend historitė e disa profetėve. Fillimisht ajo fillon me historinė e Nuhut a.s.

Nė kėtė sure, pėrmendet njė nga cilėsitė kryesore tė profetit Nuh a.s, qė ishte mbėshtetja nė Zot.

Mė pas, pėrmendet historia e Musait a.s dhe gjithashtu, pėrmendet cilėsia tipike tij, qė ėshtė po mbėshtetja nė Zotin dhe dorėzimi i plotė ndaj urdhėrave tė Tij.

"Musai tha: “O populli im! Nėse besoni Allahun, mbėshtetuni tek Ai, nėse jeni myslimanė!”

"Ata thanė: “Ne jemi mbėshtetur tek Allahu. O Zoti ynė, mos na bėj sprovė pėr popullin keqbėrės (duke i lėnė tė na shkatėrrojnė), dhe shpėtona me mėshirėn Tėnde, nga populli mohues!” (Junus: 84-85)

Mbėshtetja nė Zotin, pėrmendet nė kėtė sure kryesisht, pasi tė gjithė ata njerėz qė i mbėshteten dhe i dorėzohen vullnetit tė Zotit, e besojnė dhe e pranojnė caktimin e Tij ashtu si tė jetė.

Prandaj, kushdo qė ka probleme me caktimin e Zotit, le t\'a pyesė veten nėse beson se Zoti ėshtė i drejtė apo jo, nėse ai u bėn zullum njerėzve nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr apo jo. Le t\'a pyesė veten nėse beson se Zoti ėshtė i urtė, i menēur dhe i gjithėditur apo jo.

Pėr kėtė, tė gjithė historitė e profetėve qė pėrmenden nė kėtė sure, flasin mbi mbėshtetjen nė Zotin e madhėruar.

Ēdo sure qė pėrmendet nė Kuranin famėlartė, pėrmendet nė kontekstin qė i shėrben boshtit dhe objektivit tė sures. 

 

Dy modele tė ndryshėm.

Nga fundi, kjo sure pėrmend dy modele tė ndryshėm, Faraonin dhe popullin e profetit Junus a.s. Tė dy u sprovuan me tė njėjtat rrethana dhe tė dy u ndėshkuan nga Zoti. Tė dy para se tė vdesin thanė "Besuam" por atij qė iu pranua besimi ishte vetėm populli i Junusit a.s, ndėrkohė qė Faraoni u mbyt dhe vdiq si jobesimtar.

Thotė Zoti nė kėtė sure rreth Faraonit:

"Ne i mbartėm izraelitėt pėrtej detit dhe Faraoni me ushtrinė e tij i ndoqi ata nga ligėsia dhe armiqėsia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetėr pėrveē Atij qė i besojnė bijtė e Izraelit; dhe unė jam ndėr myslimanėt.”

Duke parė qė po mbytej, ai thirri fort se tashmė beson nė Zotin e hebrenjve. Por pėrgjigja nga Zoti i vjen e tillė:

“Vallė, tani (po beson), ndėrkohė qė mė parė ishe i padėgjueshėm dhe ngatėrrestar?!" (Junus: 90-91)

Kurse pėr popullin e Junusit, Zoti i madhėruar thotė:

"Pėrse nuk pati ndonjė qytet, banorėt e tė cilit tė besonin e t’u bėnte dobi besimi i tyre, pėrveē popullit tė Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dėnimin e poshtėrimit nė jetėn e kėsaj bote dhe i lamė tė kėnaqeshin edhe njėfarė kohe." (Junus: 98)

Duke parė shenjat e para tė ndėshkimit tė Zotit, populli i Junusit besuan menjėherė. Duke parė kėtė, Zoti ua largoi dėnimin qė i priste dhe ua pranoi besimin. Kjo, ndodhi ndėrkohė qė profeti i tyre Junusi a.s nuk gjendej mes tyre.

Pyetja qė lind menjėherė kur lexon diēka tė tillė ėshtė: Pėrse Zoti ua pranoi pendimin dhe besimin popullit tė Junusit a.s, ndėrkohė qė ia refuzoi Faraonit?"

Padyshim qė diēka e tillė i pėrket dijes dhe urtėsisė sė Zotit. Sipas dijes sė Zotit, nėse Faraoni do tė kishte shpėtuar nga mbytja, do ishte sjellė mė tiranisht dhe mė dhunshėm me hebrenjtė. Ndėrkohė qė populli i Junusit, po t\'u shmangej dėnimi do tė besonin me tė vėrtetė dhe ashtu ndodhi. Me t\'a parė t\'ju largohej dėnimi, ata besuan dhe u kthyen nė besimtarė tė devotshėm. Mė pas u kthye edhe vetė profeti Junus a.s.

Ti o njeri nuk mund t\'a dish urtėsinė e Zotit nė shumė gjėra qė ndodhin dhe zhvillohen rreth teje. Ajo qė duhet tė dish dhe tė jesh i sigurtė pėr tė, ėshtė qė Zoti i madhėruar ėshtė I urtė dhe I gjithėdijshėm.

Allahu e dinte se po t\'i jepej rasti sėrish popullit tė Junusit, do i ktheheshin besimit. Ndėrkohė qė po t\'i jepej rasti sėrish Faraonit, do u kthehej torturave ē\'njerėzore dhe dhunės sė pashembull.

"...por edhe sikur tė ktheheshin, prapė do tė bėnin ato qė u ishin ndaluar." (En\'am: 27)

 

Ajetet e fundit tė sures Junus.

"Dhe (mė ėshtė thėnė): ‘Bėhu i sinqertė nė fe dhe kurrsesi mos u bėj nga idhujtarėt. Pėrveē Allahut, mos iu lut tjetėrkujt nga ata qė nuk tė sjellin as dobi, as dėm. Nėse do ta bėje kėtė, atėherė, ti do tė ishe vėrtet keqbėrės.”

Nėse Allahu vendos qė tė tė godasė ndonjė e keqe, askush nuk mund tė ta largojė atė, pėrveē Tij e, nėse Ai do tė tė bėjė ndonjė tė mirė, s’ka kush qė ta pengojė mirėsinė e Tij. Ai ia jep atė mirėsi kujt tė dojė prej robėrve tė Tij. Ai ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė. Zbatoje atė qė tė ėshtė shpallur ty dhe duro derisa tė gjykojė Allahu, se Ai ėshtė Gjykatėsi mė i mirė! Thuaj: “O njerėz, ju erdhi e Vėrteta nga Zoti juaj. Kush udhėzohet nė rrugėn e drejtė, ai ėshtė udhėzuar pėr dobinė e vet dhe kush e humb rrugėn e drejtė, ka humbur nė dėmin e vet, ndėrsa unė nuk jam mbikėqyrėsi juaj”. (Junus: 105-109)

Mbėshtetju Zotit, dorėzoju vullnetit tė Tij dhe kurrė mos mendo keq pėr Zotin. Prej Zotit kurrė nuk mund tė tė vijė e keqja dhe nuk mund tė tė bėhet padrejtėsi.

Pėrse ėshtė quajtur me kėtė emėr?

Ashtu siē Zoti nuk i bėri padrejtėsi dhe zullum popullit tė Junusit a.s, ashtu nuk i bėn padrejtėsi askujt tjetėr. Duke qenė se populli i Junusit a.s kėmbėngulėn nė besim dhe bindje ndaj Zotit, Ai ua dha pėrsėri shansin duke mos i dėnuar.

Nė fund, paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi ju!


Vleresime:

Autori :


Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.

 
+ Vizion Islam + 2006

Copyright © 2005-2006 Andi Shima Edvin Iljazi. All rights reserved.