|
Surja Kasas, fokusohet
kryesisht nė historinė e profetit Musa a.s qė nga koha e lindjes, fėmijėria,
rinia, martesa, kthimi nė Egjypt dhe triumfi kundėr Faraonit.
Veē Musait a.s, pėrmendet
dhe dėnimi qė kaploi Karunin.
Pas ēdo etape tė jetės sė
Musait a.s, nė kėtė sure hasim edhe disa komente tė rėndėsishme. Kjo sure nuk
fokusohet shumė mbi hebrenjtė dhe problemet qė lindėn mes tyre dhe Musait a.s.
Kjo sure, iu shpall Profetit
a.s nė kohėn kur ai po emigronte nga Meka pėr nė Medine. Ndarja nga qyteti i
vendlindjes ishte shumė e rėndė pėr Profetin a.s. Ndėrkohė qė ishte nisur rrugės
pėr nė Medine, Profeti a.s i hodhi sytė nga Meka dhe me sytė plot lot tha:"
Veē Zoti e di qė ti je vendi mė i dashur nė zemrėn time dhe nėse populli im nuk
do mė kishin pėrzėnė, nuk do tė isha larguar kurrė.
Besimi dhe siguria nė
premtimin e Zotit
Boshti dhe objektivi kryesor
i sures Kasas ėshtė besimi dhe siguria nė premtimin e Zotit. Kurrė mos dyshosh
nė atė qė ka premtuar Zoti.
Kjo sure, pėrmend premtimin
qė Zoti i bėri nėnės sė Musait kur e hodhi djalin e saj nė lum:
"Me siguri qė Ne do tė ta
kthejmė ty atė dhe do ta bėjmė tė dėrguar. (Kasas, 7)
Kėto ajete i shpalleshin
Profetit a.s ndėrkohė qė ai sapo kishte lėnė Meken dhe ishte nisur drejt
Medines.
Njė premtim i tillė i bėhet
edhe Profetit a.s nė njė ajet tjetėr tė kėsaj sureje, ajet i cili thotė:
"Me tė vėrtetė, Ai qė ta ka
urdhėruar ty (Muhamed)
Kuranin, do tė tė kthejė nė vendin e caktuar (nė Mekė)."
(Kasas, 85)
Njerėzit qė luftojnė dhe
vuajnė pėr t\'a ēuar nė vend mesazhin e Zotit, janė shumė tė shtrenjtė dhe tė
dashur pėr Zotin. Duke i treguar historinė e Musait a.s, Zoti kėrkon t\'a qetėsojė
dhe t\'a sigurojė Profetin a.s se edhe ai do tė kthehet sėrish nė Meke, ashtu siē
u kthye Musai a.s tek nėna e tij. Nėse nga Meka po del i pėrndjekur nga kurejshėt,
do tė kthehesh si triumfator.
Musai nė Medjen.
Pasi u largua nga Egjypti
dhe u vendos nė Medjen, profeti Shuajb i bėri njė ofertė:
"Plaku tha: Unė dua tė tė jap
pėr grua njėrėn prej kėtyre dy bijave tė mia, me kusht qė tė mė shėrbesh mua
tetė vjet; por, nėse dėshiron, mund tė qėndrosh dhjetė vjet. Unė nuk dėshiroj
tė ti rėndoj gjėrat. Ti do tė shohėsh, nė dashtė Allahu, se jam njė njeri i
mirė.
(Kasas, 27)
Edhe pse Shuajbi a.s i kėrkoi
tė shėrbejė vetėm tetė vjet nė kėmbim tė martesės me njėrėn nga vajzat e tij,
Musai a.s qėndroi dhjetė.
Profeti Muhamed a.s e mori
Meken tetė vite pasi kishte emigruar prej saj. Kurse nė vitin e dhjetė tė
emigrimit, Profeti a.s ndėrroi jetė, pasi tashmė mesazhi ishte plotėsuar.
Shohim qė paralelizmat mes historisė sė Musait a.s dhe asaj tė Profetit a.s pas
emigrimit janė tė shumta.
Si profeti Musa a.s ashtu
edhe profeti Muhamed a.s, dolėn nga vendlindjet e tyre tė frikėsuar dhe tė pėrndjekur.
Me kėtė, sikur Zoti na thotė:
Ju jeni umet qė do tė kaloni momente tė vėshtira, vallė a jeni tė sigurtė dhe tė
bindur qė Zoti do e mbajė premtimin e Tij? A besoni dhe jeni tė bindur qė Zoti
do e pėrkrahė kėtė umet dhe t\'i kthejė lavdinė qė i ka munguar kaq shekuj?
Thotė Zoti nė Kuran:
"Allahu u ka premtuar atyre
prej jush, qė besojnė dhe qė bėjnė vepra tė mira, se do ti bėjė mėkėmbės nė
Tokė, ashtu si i ka bėrė ata para tyre dhe qė do tua forcojė fenė e tyre, me
tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur dhe qė frikėn do tua shndėrrojė nė siguri. Le tė
mė adhurojnė Mua e tė mos Mė shoqėrojnė asgjė (nė adhurim). Sa pėr ata qė, pas
kėsaj, mohojnė (besimin), pikėrisht ata janė tė mbrapshtėt."
(Nur, 55)
Ajetet e para tė sures Kasas
"Kėto janė vargjet e Librit tė
qartė! Ne do tė tė tregojmė ty pjesė nga historia e Musait me Faraonin, ashtu
siē ka qenė me tė vėrtetė, pėr njerėzit qė besojnė." (Kasas, 2-3)
Vetėm besimtarėt janė ata qė
i besojnė dhe janė tė sigurtė mbi realizimin e premtimeve tė Zotit.
Atmosfera ku lindi dhe u
rrit Musai a.s.
"Me tė vėrtetė qė Faraoni
madhėshtohej nė Tokė dhe banorėt e saj i kishte pėrēarė nė grupe; disa prej
tyre i pėrndiqte, ua vriste fėmijėt meshkuj, ndėrsa femrat ua linte gjallė. Ai
ka qenė vėrtet keqbėrės." (Kasas, 4)
Kjo ishte dėshira, planet dhe
strategjia e Faraonit me hebrenjtė dhe popullin e Musait a.s. Kurse Zoti kishte
njė plan tjetėr:
"Por vullneti Ynė ishte qė tu
jepnim mirėsi atyre qė qenė tė shtypur nė tokė, ti bėnim prijės e
trashėgimtarė, ti forconim ata nė Tokė dhe tu tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisė
sė tyre atė prej sė cilės ata frikėsoheshin." (Kasas, 5-6)
Si do tė realizohet vullneti
i Zotit?
Padyshim qė vullneti dhe dėshira
e Zotit do tė realizohet, por pėr kėtė Zoti ka caktuar ligje. Njė ndėr kėto
ligje ėshtė faktori kohė dhe pėrgatitje. Fillimi i realizimit tė premtimit tė
Zotit ėshtė qė nga ajeti:
"Kėshtu, Ne e frymėzuam nėnėn e
Musait: Jepi gji atij dhe, kur tė trembesh pėr sigurinė e tij, hidhe nė lumė,
pa pasur frikė dhe as dėshpėrim. Me siguri qė Ne do tė ta kthejmė ty atė dhe do
ta bėjmė tė dėrguar. (Kasas, 7)
Me parametrat njerėzorė, nėse
dikush frikėsohet pėr fėmijėn e tij vetėm t\'a hedhė nė lumė nuk i shkon mendja
kurrė. Nėse dikush frikėsohėt pėr jetėn e fėmijės sė tij, duhet t\'a fshehė atje
ku nuk i shkon mendja kujt tjetėr, por jo t\'a hedhė nė lumė. Por nėse vetė Zoti
tė premton qė nė kėtė mėnyrė Musai a.s do tė shpėtojė, atėherė besoje. Jo vetėm
qė do ia kthejė nėnės djalin e saj Musain a.s, por edhe do e nderojė me
titullin "I dėrguar i Zotit."
Nė familjen e armikut
Rrjedha e lumi ujit e ēoi Musanė
a.s mu para shtėpisė sė Faraonit, atij qė kishte urdhėruar tė vriteshin tė
gjithė foshnjet meshkuj tė sapolindura nga hebrenjtė.
"Por atė e mori nga lumi
familja e Faraonit, me qėllim qė njė ditė ai tė bėhej armik dhe tu sillte
mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanė qenė
gjynahqarė." (Kasas, 8)
Zoti e mbushi zemrėn e gruas
sė Faraonit, me dashuri pėr kėtė foshnje tė sjellė nga lumi pėrballė shtėpisė sė
saj.
"Gruaja e Faraonit i tha atij:
Ky (djalė)
ėshtė gėzim pėr mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund tė jetė i dobishėm
ose mund ta birėsojmė. Por ata nuk e dinin se ēfarė po bėnin."
(Kasas, 9)
Roli i gruas
Nė suren Kasas, del nė pah
shumė qartė roli i gruas nė jetėn e profetit Musa a.s. Fillimisht, kjo shfaqet
nė bindjen dhe sigurinė e nėnės sė Musait a.s tek premtimi i Zotit. Ajo pranoi
t\'a hedhė foshnjen e saj tė dashur nė lumė, thjesht pasi i besoi premtimit dhe
fjalės sė Zotit.
"Kėshtu, Ne e frymėzuam nėnėn e
Musait: Jepi gji atij dhe, kur tė trembesh pėr sigurinė e tij, hidhe nė lumė,
pa pasur frikė dhe as dėshpėrim. Me siguri qė Ne do tė ta kthejmė ty atė dhe do
ta bėjmė tė dėrguar. (Kasas, 7)
Mė pas, roli i gruas duket
tek e shoqja e Faraonit. Ajo arriti t\'ia mbushė mendjen burrit tė saj, pėr t\'a
mbajtur foshnjen e gjetur nė lumė dhe pėr t\'a rritur nė shtėpinė e tyre.
Njė rol tė rėndėsishėm ka
edhe motra e Musait a.s, e cila bėri ē\'mos derisa e gjeti tė vėllanė dhe e
bindi familjen e Faraonit qė t\'a ushqejnė me qumėshtin e nėnės sė tij.
"Ajo i tha motrės sė Musait:
Shko pas tij! E motra e vrojtonte atė nga larg, pa u parė nga tė tjerėt. Ne
bėmė qė ai tė mos pranonte asnjė mėndeshė. Kėshtu, e motra i tha atyre (qė kishin birėsuar Musain):
A doni tju gjej njė familje, e cila do tė kujdeset pėr tė, duke e edukuar me
kujdes? Kėshtu, Ne e kthyem atė te nėna e vet, qė ajo tė gėzohej e tė mos
pikėllohej dhe qė ta dinte se premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė; por, shumica
e njerėzve nuk e dinė." (Kasas, 11-13)
Roli i femrės duket qartė
edhe tek vajza e Shuajbit, e cila duke para besueshmėrinė, moralin dhe edukatėn
e Musait, i tregoi tė atit mbi Musanė:
Mė vonė, njėra nga ato dyja, erdhi
me ndrojtje dhe i tha: Babai im tė fton pėr tė tė shpėrblyer, se i dhe ujė (tufės sonė). Kur Musai
shkoi tek ai dhe i tregoi ēfarė kishte pėrjetuar, ai tha: Mos u frikėso, sepse
ke shpėtuar prej njė populli keqbėrės!
O babai im, - tha njėra nga ato tė
dyja - merre kėtė njeri nė shėrbim! Sigurisht qė njerėzit e fortė dhe tė
besueshėm janė mė tė mirėt, qė dikush mund tė marrė nė shėrbim. (Kasas, 26-27)
Mė pas, Musai a.s u martua
me kėtė vajzė dhe i shėrbeu babai tė saj pėr dhjetė vite.
Tė gjithė kėto mesazhe mbi
rolin e fuqishėm tė gruas, i drejtoheshin profetit Muhamed a.s, pėr t\'a vlerėsuar
rolin e saj. Ajo qė i qėndroi pranė dhe i dha kurajo Profetit a.s natėn e parė
kur iu shfaq Xhibrili a.s ishte gruaja e tij. Po ajo i qėndroi pranė dhe e pėrkrahu
me gjithēka qė kishte. Martirja e parė nė islam ėshtė njė grua, Sumejje.
Premtimi i Zotit do tė
realizohet patjetėr, por ti o besimtar duhet tė kryesh rolin dhe misionin tėnd.
Misioni dhe roli qė pritet prej teje ėshtė qė tė shfrytėzosh ēdo mundėsi qė tė
jepet. Profeti Musa a.s dhe profeti Muhamed a.s nuk linin rast pa shfrytėzuar
dhe i kushtonin rėndėsi tė madhe rolit tė gruas.
Premtimi vonon, por nuk
harron.
Nė ajetin shtatė, Zoti i
drejtohet nėnės sė Musait me fjalėt:
"Me siguri qė Ne do tė ta
kthejmė ty atė. (Kasas, 7)
Diēka e tillė padyshim qė do
kohė, por do tė realizohet dhe premtimi do tė mbahet. Nė ajetin trembėdhjetė,
Zoti thotė:
"Kėshtu, Ne e kthyem atė te
nėna e vet, qė ajo tė gėzohej e tė mos pikėllohej dhe qė ta dinte se premtimi i
Allahut ėshtė i vėrtetė; por, shumica e njerėzve nuk e dinė." (Kasas, 13)
Zoti ia ktheu djalin qė ajo
dhe kushdo tjetėr t\'a dijė, se premtimi i Zotit do tė mbahet sido qofshin
rrethanat.
Nėse Allahu e ka caktuar qė
kėtij umeti t\'i rikthehet lavdia, patjetėr qė do i kthehet, sikur e gjithė bota
tė dalė kundėr. Por kjo kėrkon besimtarė
qė pėrpiqen dhe nuk lėnė gurė pa lėvizur, ashtu siē veproi nėna e Musait pėr
t\'a fshehur nga ushtarėt e Faraonit.
Pėrveē se i premtoi se do ia
kthejė djalin, Zoti i madhėruar i bėri dhe njė premtim tjetėr nėnės sė Musait: "dhe
do ta bėjmė tė dėrguar"(Kasas, 7)
Ky premtim, do tė realizohet
vetėm pas dhjetėra viteve. Gjatė udhėtimit me familjen, Musai a.s shikon njė
dritė dhe kur afrohet dėgjon njė zė:
"Kur erdhi afėr, njė zė e
thirri nga ana e djathtė e luginės, nga njė pemė nė njė vend tė bekuar: O
Musa, nė tė vėrtetė, Unė jam Allahu, Zoti i botėve!" (Kasas, 30)
Premtim tjetėr.
"Allahu tha: Ne do tė tė
forcojmė ty me vėllanė tėnd dhe qė tė dyve do tju japim fuqi. Kėshtu, ata nuk
do tė mund tju afrohen juve. Me mrekullitė Tona, ju tė dy dhe ata qė do tju
pasojnė, do tė jeni ngadhėnjimtarė. (Neml, 35)
Ky ėshtė njė premtim dhe njė
garanci tjetėr nga ana e Zotit, qė i bėhej Musait a.s. Vetėm disa ajete mė
poshtė, shohim qė ky premtim u mbajt nga Zoti.
"Por Ne e kapėm atė (Faraonin) dhe ushtrinė e
tij dhe i hodhėm nė det. Shiko se cili ishte fundi i keqbėrėsve!"
(Neml, 40)
Premtimet pėr profetin
Muhamed a.s.
Nė ajetet e mėsipėrme, pamė
qė tė gjithė premtimet qė Zoti i madhėruar i kishte bėrė Musait a.s, i kishte
mbajtur. Po premtimet qė Ai ia bėri profetit tonė, Muhamedit a.s, a i mbajti?
Zoti i madhėruar i premtoi
Profetit a.s gjatė emigrimit pėr nė Medine, se do e kthejė sėrish nė Meke.
"Me tė vėrtetė, Ai qė ta ka
urdhėruar ty (Muhamed)
Kuranin, do tė tė kthejė nė vendin e caktuar (nė Mekė)."
(Kasas, 85)
Vetėm dhjetė vite mė vonė,
Profeti a.s do tė kthehet si triumfator nė Mekė, do tė urdhėrojė tė thirret
ezani pėr herė tė parė mbi Qabe dhe i gjithė Gadishulli Arabik do pranojė
besimin e pastėr islam. Ashtu siē u mbajtėn tė gjithė premtimet e bėra pėr
Musanė, u mbajtėn edhe premtimet e bėra pėr Profetin a.s.
Ashtu siē u mbajtėn
premtimet e bėra pėr Musanė a.s dhe profetin Muhamed a.s, u mbajtėn edhe
premtimet e bėra pėr besimtarėt e pafuqishėm asokohe.
"Por vullneti Ynė ishte qė tu
jepnim mirėsi atyre qė qenė tė shtypur nė tokė, ti bėnim prijės e
trashėgimtarė, ti forconim ata nė Tokė." (Kasas, 5)
Vetė Profeti a.s e mbante
premtimin.
Gjatė rrugės pėr nė Medine,
Profetit a.s dhe Ebu Bekrit u ishte vėnė pas Suraka ibnu Malik. Duke i kapur
ose vrarė, ai synote tė fitojė ēmimin e majmė qė kurejshėt kishin vėnė pėr kėdo
qė i sjell ata tė dy gjallė ose vdekur. Kur i arriti dhe u bė gati t\'i qėllojė
me shigjetė, kali i tij u rrėzua dhe bashkė me tė edhe Suraka. Kjo i ngjau edhe
dy herė tė tjera.
Tregon vetė
Suraka: Atėherė e kuptova se ky njeri ėshtė i mbrojtur nga tė bėrit keq.
Pas kėsaj,
Suraka i thėrret profetit (a.s): O Muhamed, tė lutem mė mbro.
Profeti a.s i
pėrgjigjet:I mbrojtur je.
Suraka i tha
pėrsėri:O Muhamed, mė jep tė paktėn diēka.
Profeti a.s i
thotė: Tė premtoj se do tė tė jap byzylykėt e Kisras.
I hutuar Suraka
e pyet: Cilit Kisra, mbretit tė persėve?!
Po! - i thotė
Profeti a.s.
Megjithėse nuk
isha musliman -tregon Suraka- e besova dhe i thashė pėrsėri: A ma premton kėtė
tė shkruar nė letėr, o Muhamed?
Po! -i thotė
profeti dhe urdhėron Ebu Bekrin qė tia shkruajė nė letėr kėtė premtim.
Suraka e morri
letrėn dhe e ruajti kėtė letėr, megjithėse nuk kishte pranuar akoma islamin.
Mė vonė,
muslimanėt hyjnė nė Meke si triumfatorė dhe Suraka pranon islamin.
Pasi vdes Profeti a.s dhe udheheqės i muslimanėve
ishte Umeri, muslimanėt fituan ndaj persėve dhe tė gjitha pasuritė e Kisras,
mbretit tė persėve, i sjellin nė Medine pėr ti ndarė mes njerėzve. Bashkė me
pasuritė e tjera ishin dhe byzylykėt e tij, tė cilėt profeti (a.s) ia pati
premtuar Surakas. Omeri ngjitet nė minber, ku fillon tė qajė dhe thėrret
Surakan. Vjen Suraka qė tashmė ishte njė burrė i moshuar dhe afrohet tek Umeri
r.a i cili i thotė:O Suraka, i dėrguari i Zotit tė premtoi byzylikėt e Kisras.
Merri tani dhe vishi nė duart e tua qė t\'a besojnė njerėzit!
Vetė Suraka dhe
tė gjithė njerėzit qė ishin nė xhami fillojnė tė qajnė me tė madhe dhe
thonin:Tė vėrtetėn ka thėnė i dėrguari i Zotit, tė vėrtetėn ka thėnė.
Zgjuarsia e Umer ibnul
Hattabit
Halifeja i tretė musliman,
Umer ibnul Hattabi emėroi Ammar ibnu Jasir si guvernator tė Irakut. Ai do e
ushtronte kėtė detyrė vetėm pėr njė muaj. Duke ditur aftėsitė e tij modeste,
Umeri dėrgoi dhe Abdullah ibnu Mes\'udin t\'a ndihmojė. Pasi kaloi njė muaj,
Umeri emėroi njė guvernator tjetėr.
Duke i parė kėto ndryshime,
dikush e pyeti Umerin:"Pėrse e emėrove vetėm pėr njė muaj o Prijės i
besimtarėve?"
Umeri ia ktheu:"Unė
lexova Kuranin dhe pashė qė tė gjithė premtimet e Zotit ishin mbajtur dhe
realizuar. Duke lexuar ajetin:
"Por vullneti Ynė ishte qė tu
jepnim mirėsi atyre qė qenė tė shtypur nė tokė, ti bėnim prijės e
trashėgimtarė, ti forconim ata nė Tokė." (Kasas, 5)
Mė vajti mendja tek Ammari i
cili ėshtė shtypur dhe i ėshtė bėrė padrejtėsi. Prandaj vendosa t\'a emėroj qoftė
dhe pėr njė muaj tė vetėm, si guvernatorin e Irakut, qė tė realizohet edhe ky
premtim i Zotit nė Kuran."
Pėr kė janė premtimet e
Zotit?
Kėsaj pyetjeje i pėrgjigjet
ajeti:
"Sa pėr shtėpinė e botės
tjetėr, Ne do ta caktojmė atė pėr ata qė nuk kėrkojnė as madhėshti e as
ngatėrresa nė Tokė. Pėrfundimi (i mirė) ėshtė pėr ata qė ruhen nga tė kėqijat."
(Kasas, 83)
Premtimet e Zotit janė pėr
ata qė janė modestė dhe jo mendjemėdhenj, pėr ata qė nuk bėjnė ngatėrresa dhe
shkatėrrim nė tokė. Pėr ata qė nuk ndikojnė pėr degjenerimin e shoqėrisė. Pėr
ata qė adhurojnė Zotin dhe i binden Atij me pėrkushtim.
Pikėrisht ky ajet ishte dhe
fjala e fundit qė tha Umer ibnu Abdul Azizi para se tė vdesė.
"Sa pėr shtėpinė e botės
tjetėr, Ne do ta caktojmė atė pėr ata qė nuk kėrkojnė as madhėshti e as
ngatėrresa nė Tokė. Pėrfundimi (i mirė) ėshtė pėr ata qė ruhen nga tė kėqijat."
(Kasas, 83)
Karuni dhe pasuria
Surja Kasas pėrfundon me
historinė e Karunit, i cili pėrfaqėson modelin e njeriut qė u mashtrua nga
pasuria e shumtė, pushteti dhe posti.
"Ne bėmė qė Karunin dhe
shtėpinė e tij ti gėlltiste toka dhe askush nuk arriti qė ta mbronte nga
dėnimi i Allahut, madje as ai vetė nuk mund ta mbronte veten." (Kasas, 81)
Pėrse kjo sure mori emrin
Kasas?
Fjala "kasas" do tė
thotė tė ndjekėsh gjurmėt e diēkaje derisa tė arrish objektivin. Nėse ti o
besimtar do i ndjekėsh gjurmėt qė pėrmenden nė kėtė sure, nė fund do tė shohėsh
qė premtimi i Zotit do tė realizohet. Studioji historitė qė pėrmenden nė kėtė
sure dhe shihe nėse janė mbajtur premtimet qė u bėri Zoti apo jo.
Umeti musliman sot pėrjeton
njė gjendje amullie tė mbushur me sfida dhe vėshtirėsi. Problemet dhe vėshtirėsitė
janė shumė tė ngjashme me ato tė cilat u pėrballėn profeti Muhamed a.s dhe
muslimanėt e tjerė. Zoti u premtoi se do i ndihmojė dhe do tė triumfojnė dhe
ashtu ndodhi. Zoti na ka premtuar edhe neve se do na ndihmojė dhe se ky umet do
tė triumfojė, por kjo kėrkon durim, maturi, pėrpjekje dhe punė tė vazhdueshme.
Allahu i madhėruar ėshtė i aftė pėr gjithēka. Allahu do e pėrkrahė dhe do e
ndihmojė kėtė umet, por nėse do tė jemi besimtarė tė vėrtėtė.
"Sa pėr shtėpinė e botės
tjetėr, Ne do ta caktojmė atė pėr ata qė nuk kėrkojnė as madhėshti e as
ngatėrresa nė Tokė. Pėrfundimi (i mirė) ėshtė pėr ata qė ruhen nga tė kėqijat."
(Kasas, 83)
"Por vullneti Ynė ishte qė tu
jepnim mirėsi atyre qė qenė tė shtypur nė tokė, ti bėnim prijės e
trashėgimtarė, ti forconim ata nė Tokė." (Kasas, 5)
Thotė Profeti
(a.s.) nė njė hadith:Zoti ma afroi mua token dhe pashė qė feja jonė do tė
pėrhapet nė tė gjithė pjesėn e tokės qė mė afroi mua Zoti
Beso dhe ji i sigurtė nė
premtimin e Zotit, puno me pėrkushtim, ji i suksesshėm nė jetė, se Zoti do e pėrkrahė
kėtė fe.
"Allahu ka kontroll dhe fuqi tė
plotė mbi ēėshtjet e Tij, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Jusuf, 21)
Nė fund, paqja e Zotit qoftė
mbi ju!
|