Debati
qė po zhvillohet nė opinionin publik, nė lidhje me regjistrimin e
popullsisė mbi bazė etnike dhe fetare, ėshtė aq i gjerė sa gjithmonė
dhe gjithkush mund tė gjejė hapėsirė pėr tė thėnė diēka tė re. Po
filloj tė rendis disa prej pėrfundimeve shtesė, qė mund tė thuhen nė
lidhje me kėtė proces. Ky regjistrim nuk ka sesi tė jetė ndonjė
kusht i Bashkimit Evropian, siē pretendohet. Bashkimi Evropian vetė,
pra brenda vetes, nuk ka ndonjė politikė unike, kuadėr rregullativ
unik, praktikė tė unifikuar nė lidhje me kėtė proces, apo me vetė
konceptet e shtetėsisė, kombėsisė apo origjinės etnike e fetare. Pra ky
Bashkim nuk mund ti imponojė njė vendi aspirant diēka qė nuk e ka vetė
pjesė integrale apo inherente. Nėse vėrtet nė rekomandimet e Bashkimit
Evropian pėr Shqipėrinė (rekomandime ama) mund tė ketė ndonjė paragraf
pėr kėtė regjistrim, ky rekomandim mund tė jetė futur prej Greqisė, dhe
pėr pasojė edhe mund tė mos pėrmbushet. Greqia ka aq fuqi sa tė
pėrfshijė nė kėto rekomandime njė paragraf tė tillė. P.sh Bashkimi
Evropian nuk ka ndonjė problem me emrin e Maqedonisė, por pėr shkak tė
anėtarėsisė sė Greqisė nė tė, ndihet solidar dhe i kėrkon Maqedonisė tė
ndryshojė emrin e vet kushtetues. Ky krahasim, megjithatė sdo tė thotė
se ēėshtja e regjistrimit tė popullsisė sė Shqipėrisė me bazė etnike
dhe fetare ėshtė njėlloj me kėtė ēėshtje tė Maqedonisė. Greqia nuk e
bėn kėtė kėrkesė me tė njėjtėn publicitet, sepse sdo tė dėshirojė tė
dalė si vend qė bllokon anėtarėsinė e Ballkanit nė BE (pėrkundrazi do
tė dalė sikur e inkurajon, siē duket nga iniciativa greko-austriake) . Procesi
i regjistrimit fetar dhe etnik nė Shqipėri, duhet tė bėhej nėse vendi
ynė ka probleme etnike dhe fetare. Vendet qė dolėn nga ish Jugosllavia
e bėnė kėtė regjistrim pėr shkak tė lėvizjeve tė popullsisė dhe nė
kuadėr tė ndarjeve tė gjithēkaje tė pėrbashkėt. Shqipėria nuk ka
probleme tė tilla, ajo nuk ėshtė e njohur pėr politika diskriminuese
ndaj minoriteteve, nė asnjė moment tė historisė sė vet dhe as tė sė
tashmes sė vet. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa dhe kėrkesa pėr regjistrimin
e popullsisė mbi baza fetare dhe etnike nuk vjen nga popullsia
minoritare, por nga shoqata apo parti politike, si PBDNJ qė po e humbin
mbėshtetjen popullore apo nuk kanė fare mbėshtetje. Atje ku ka
minoritete tė forta, ku ka probleme etnike apo fetare, ka dhe kauza pėr
zgjidhjen e tyre, edhe subjekte qė i ēojnė para ato kauza. Maqedonia
pėr shembull ka parti etnike sepse statusi kombėtar i shqiptarėve nuk
ėshtė i pėlqyeshėm prej tyre, madje pėr pėrmirėsimin e tij ėshtė
derdhur gjak, janė bėrė luftėra. Nuk ėshtė ky rasti i Shqipėrisė, ku e
vetmja parti e madhe me bazė etnike, po rrudhet. Ekspertė tė pavarur
grekė, qė nė 2001 e kanė konsideruar tė padobishme mbėshtetjen e PBDNJ
prej Greqisė, ndėrsa kanė sugjeruar mbėshtetjen e politikanėve
minoritarė nė parti tė mėdha. Regjistrimi
mbi bazė etnike dhe fetare pra nuk vjen si pasojė e problemeve tė
brendshme, por mund tė bėhet burim problemesh nė tė ardhmen, tė cilėt
po planifikohen qė sot. Sa pėr shembull, kur nė opinionin publik u bė e
ditur njė shifėr tjetėr e komuniteteve fetare, e ndryshme nga ajo qė
dimė, pati reagime tė forta tė Komunitetit mysliman i cili sdonte se
mund tė kishin ndodhur ndryshime tė tilla. Ja njė radhė problemesh.
Brenda komuniteteve fetare mė sė pari. Prej krijimit artificial tė
minoriteteve etnike apo zmadhimit tė tyre. Nė procesin e dhėnies masive
tė shtetėsisė nė Greqi, ditėt e fundit ne mėsuam se janė regjistruar
160 mijė homogjenė, pra shqiptarė qė janė deklaruar si tė kombėsisė
greke. Qė tani ne duhet ti llogarisim kėta individė si grekė etnikė:
askush nuk mund tė kundėrshtojė vetėdeklarimin e tyre, pėr mė shumė tė
mbėshtetur dhe nga dokumente tė njė vendi anėtar tė BE-sė. Konfirmimi
zyrtar i njė shifre tė tipit qindra-mijėra pėr minoritetin grek, nuk do
tė ishte thjesht fitore politike pėr Greqinė e vjetėr, por dhe premisė
pėr njė proces qė duhet tė mbaronte me garantimin e helenizimit tė
Shqipėrisė me paratė publike tė shqiptarėve, pra financimin e shkollave
greke. Nė tė gjithė nivelet pėr minoritarėt. Ndryshimi i identitetit
pėr njė pjesė tė shqiptarėve nuk ėshtė njė ēudi, qė ka pėr protagonistė
vetėm shqiptarėt. Edhe maqedonasit e kanė bėrė, duke u shpallur si
bullgarė, para disa vitesh. Edhe rumunėt qė janė shpallur hungarezė,
etj, etj. Mund tė kemi realitete tė ēuditshme: vllehė qė mund tė
shpallen edhe rumunė, edhe grekė. Apo sllavishtfolė s qė mund tė
deklarohen bullgarė edhe maqedonas duke e shndėrruar Shqipėrinė nė njė
terren pėrplasjeje tė shteteve fqinjė. Premisė e gabuar juridike Mbi
tė gjitha, ky regjistrim ndėrtohet mbi njė premisė tė gabuar juridike.
Ēdo me thėnė pėrkatėsi etnike dhe fetare? A ka njė pėrkufizim juridik
tė kėtyre koncepteve? Jo, nė asnjė konventė, nė asnjė dokument
ndėrkombėtar, nė asnjė ligj tė brendshėm. Atėherė ne duhet ta shpikim
kėtė pėrkatėsi? Si pėrcaktohet pėrkatėsia etnike dhe fetare e fėmijėve?
Ky nuk ėshtė njė problem i vogėl ndėrsa grupmosha nga 0 nė 18 vjeē
ėshtė deri nė 30% tė popullsisė. Kush do tė vendosė pėr fėmijėt? Po
kush do tė vendosė pastaj pėr emigrantėt jo tė pranishėm kėtu? Edhe ata
pėrfaqėsojnė njė fetė tjetėr prej 30% tė popullsisė, me njė pėrbėrėse
tė vogėl fėmijėsh. Pra qė nė start procesi i regjistrimit ka hije pėr
njė pjesė tė madhe tė popullsisė, ndoshta pėr gjysmėn e saj. Regjistrimi
mbi bazė fetare dhe etnike, duke u mbėshtetur te vetėdeklarimi,
absolutizon si kriterin e vetėm dhe unik tė pėrcaktimit tė etnisė dhe
fesė, momentin subjektiv-dėshirė n e individit. Vėrtet kushtetuta e
lejon vetėdeklarimin nė nenin 20, por nė nenin 23, paragrafi 3,
ndalohet detyrimi mbi individin qė tė bėjė publik besimin e tij fetar.
Pra ēfarė axheleje e shtyn shtetin shqiptar tė varfėr qė tė bėjė njė
regjistrim qė shkon kundėr Kushtetutės sė vet apo prirjeve evropiane? Ky
regjistrim i kryer nga shteti, nė siglėn e tij, me paratė e tij
praktikisht legalizon tė gjithė ambiciet apo aspiratat edhe mė tė
paarsyeshme tė individėve shqiptarė, qė nė nevojė apo pėr arsye tė
tjera e kanė ndėrruar identitetin e tyre. Ai e shndėrron kėtė
vetėdeklarim nė njė moment me vlerė juridike, tė cilin nuk mund ta
zhbėsh kollaj. Ky
regjistrim popullsie pra nuk ėshtė njė nevojė e brendshme, por e
jashtme. E atyre shteteve qė janė xhelozė pėr avancimin e statusit tė
kombit shqiptar, qė sot ka dy shtete. Dhe qė duan tė mbjellin nė tokėn
tonė farėn e ndarjes, duke sponsorizuar minoritete tė rreme apo duke
zmadhuar minoritetet ekzistuese. Duke goditur shtyllat ku qėndron
mbijetesa e kėtij kombi. Pavarėsisht se ky sponsorizim mund tė vijė nė
formėn e ndonjė rekomandimi jo detyrues tė BE-sė, ai nuk duhet tė
lejohet. Shqipėria sot nuk mund tė pranojė ēdo lloj presioni, aq mė
tepėr tė qarqeve ekstremiste greke qė kanė njė histori tė pėrgjakshme
spastrimi etnik dhe genocidi ndaj minoritetit shqiptar mysliman, hebre,
dhe atij sllavomaqedonas. Spastrime pėr tė cilėt nuk ėshtė kėrkuar
kurrė ndjesė.