» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
LAJME \ Analiza

Kerkoni ketu...

2010-01-29 12:33:10
Berisha, kundėr historianėve: Regjistrimi nuk sjell pėrēarje


| 28/01/2010 |

 
TIRANĖ - Edhe pse historianėt shqiptarė, si Pėllumb Xhufi apo Sabri Godo e kanė kundėrshtuar me argumente historikė nismėn e qeverisė pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare, duke e cilėsuar atė tė panevojshme dhe qė mund tė sjellė pėrēarje fetare dhe rritje tė numrit fiktiv tė minoriteteve nė vend, kreu i qeverisė, Sali Berisha, i qėndron argumentit tė tij se regjistrimi i popullsisė nė kėtė bazė nuk pėrbėn asnjė problem.

Sipas Kryeministrit Berisha, pretendimet se deklarimi i besimit fetar sjell pėrēarje fetare, nuk qėndrojnė, pasi, sipas tij, tė gjitha besimet fetare jetojnė nė harmoni mes tyre. "Nė kėtė kontekst tė mendosh se deklarimi i besimit fetar pėrbėn njė element supozojmė pėrēarės fetar, kjo nuk qėndron. Nuk ka asnjė bazė reale, sepse kėtu nė Shqipėri si askund tjetėr njerėz me besime tė ndryshme fetare kanė jetuar nė harmoni nė tė gjitha kohėrat", - tha dje Berisha.

Kreu i qeverisė vuri nė dukje se njerėzit janė tė lirė ta pohojnė ose jo besimin e tyre fetar. Sipas tij, qeveria qė ai drejton ėshtė pėr respektimin e plotė tė besimit. "Nė kėtė kontekst, dua te shtoj se nėse ndokush nuk do tė dojė tė deklarojė besimin e tij, le tė mos e bėjė, si dhe ai qė ndihet ateist le ta deklarojė qė ėshtė ateist. Kjo ėshtė njė shoqėri e lirė. Sigurisht ka dhe ateistė. Nuk shoh kėtu as dėmin mė tė vogėl. Po tė kthehem pas nė vitet \'90-tė kishte intelektualė qė mendonin se duhet tė nisnin njė proces masiv konvertimi. Doktrina jonė ishte, aty ku ishin 4 myslimanė, tė ngrihej njė xhami, aty ku ishin 4 tė krishterė njė kishė dhe aty ku ishin 4 bektashinj, njė teqe. Ne jemi pėr respektimin e plotė tė besimit", - u shpreh Kryeministri.

Duke folur nė marrėdhėniet qė ka shteti me besimin fetar, kreu i ekzekutivit nėnvizoi se deklarimi i besimit fetar nuk ka asnjė impakt mbi qėndrimin e shtetit nė raportet me fenė. "Tė gjitha regjimet qė ka provuar ky shtet, qė nga themelimi i tij deri mė sot kanė qenė dhe janė sekulariste se kjo ėshtė njė trashėgimi themelore pozitive, pra edhe nė kėtė rast deklarimi i feve nuk ka asnjė ndikim dhe nuk mund tė ketė asnjė ndikim mbi sekularizmin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve", - theksoi ai. Pėr sa i pėrket regjistrimit mbi baza etnike, edhe pse historianėt e kanė cilėsuar si njė mundėsi pėr rritje e numrit fiktiv tė minoriteteve dhe si njė nėnshtrim ndaj interesave tė shteteve fqinje, Kryeministri u justifikua me faktin se populli shqiptar nuk ka nevojė pėr identitet.

Pėr kėtė arsye, sipas tij, deklarimi i enticitetit nuk pėrbėn ndonjė problem. Por, sipas liderit tė mazhorancės, popullsia me shumicė shqiptare duhet tė bėjė kujdes tė mos lėshojė deklarata lėnduese ndaj grupeve minoritare. "Duhet qė shumica tė jetė shumė e vetėdijshme dhe e pėrmbajtur, flas kėtu pėr shumicėn e shoqėrisė, e cila duhet tė ketė vetėdije tė thellė dhe nuk duhet tė bėjė deklarata lėnduese pėr minoritetet dhe grupet etnike", - shtoi Berisha.

Duke pranuar vetė faktin se jo ēdo vend e kryen kėtė formė regjistrimi, Berisha tha se pėr vendin tonė ėshtė e drejtė qė ta bėjė. Megjithatė, sipas tij, regjistrimi i personave nė bazė tė kėtyre elementėve nuk do tė shėnohet nė pasaporta, pasi konsiderohet si diskriminim. "Pavarėsisht se jo nė ēdo vend bėhet kjo formė regjistrimi, ne na takon ta bėjmė. Ėshtė njė dėshirė absolutisht legjitime dhe shumė e drejtė. Nuk do tė shėnohet nė pasaporta. Ky ėshtė njė standard tjetėr, pasi kundėrshtitė globale janė mė tė mėdha duke qenė se kjo konsiderohet si diskriminim. Nuk kam kundėrshtim pėr njė qėndrim tė tillė", - pėrfundoi ai.
*****


FP: Regjistrimi i popullsisė dhe marrėdhėnia me Greqinė
Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare ka ngjallur debat nė Shqipėri, duke rihapur ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut dhe lirisė qė qytetarėt duhet tė kenė, tė mos deklarojnė pėrkatėsinė e tyre fetare apo etnike.
Por qeveria dhe partia Bashkimi i tė Drejtave tė Njeriut qė mbrojnė kėtė aksion, kėmbėngulin po ashtu se duhen respektuar dhe tė drejtat e atyre qė duan ta theksojnė kėtė identitet tė tyre. Debati zhvillohet nė njė kohė kur vendi fqinj Greqia ka njoftuar se ėshtė e gatshme t\'u japė shtetėsinė emigrantėve shqiptarė qė kanė origjinė greke, dhe kur ekspertėt paralajmėrojnė njė spekulim tė mundshėm me identitetin pėr shkak tė standardit tė ulėt ekonomik dhe demokratik qė Shqipėria ka nė raport me vendet fqinje.

Ne editorialin e Faktorit Plus mbi kete teme thuhet:
\'..Debatin pėr rrezikun nga vetėdeklarimi i identitetit etnik apo fetar, nuk e nxit as ksenofobia as ndonjė linjė e urrejtjes raciste nė Shqipėri, por standardi i ulėt qė shoqėria shqiptare ka nga pikėpamja ekonomike, dhe liria e lėvizjes nė raport me vendin fqinj, Greqinė.
Pa dashur tė hyj nė argumentet e tė dy palėve, nė atė tė pakicės greke dhe qeverisė nga njė anė dhe nė atė tė shumicės sė ekspertėve historianėve dhe ish-zyrtarėve tė lartė tė shtetit nga ana tjetėr, njė gjė shihet fare qartė, se frika buron nga fakti se shumė shqiptarė pėr tė pėrfituar pasaportė greke, apo pėr tė siguruar njė liri lėvizje mė tė madhe do tė jenė tė gatshėm qė siē kanė ndėrruar emrat nė Greqi, tė ndėrrojnė dhe fenė dhe identitetin e tyre etnik.

Kjo rihap njė temė shumė delikate mbi vlerat reale tė shoqėrisė shqiptare dhe teston nė njė farė mėnyre dhe disa tipare tė deklaruara tė shqiptarėve, siē ėshtė krenaria kombėtare, tė cilat mund tė vihen nė dyshim. Ky debat bėhet shumė social nėse fillon e krahason atė ēfarė i ofron njė qytetari shqiptar, shteti i vet dhe atė ēfarė i ofron shteti fqinj.

Shteti shqiptar i ofron varfėri, mungesė personaliteti, arbitraritet, grabitje prone, dhunim tė lirive njerėzore, lirisė sė shprehjes dhe lirisė ekonomike, ndėrsa shteti fqinj, njė vend anėtar i Bashkimit Evropian ja ofron tė gjitha kėto mundėsi, por e kushtėzon tek identiteti.

Tanimė pyetja lind, a ja vlen qė njė shqiptar mesatar, me njėqind probleme tė tilla nė vendin e vet, tė hezitojė pėr tė mos deklaruar origjinė greke, nė shkėmbim tė gjithė standardeve tė tjera pozitive? Kėsaj dileme ėshtė gabim t\'i pėrgjigjesh nė kėto kushte. Ėshtė gabim, pasi nė tė gjitha rastet dikujt duhet t\'i hysh nė hak. Mbas tė gjithash, kėsaj pyetjeje nuk bėn t\'i japė pėrgjigje nė kėto kushte shteti shqiptar.

Qeveria shqiptare ėshtė pėrgjegjėse pėr varfėrinė, dhe standardin e ulėt tė lirive qė ka prodhuar pėr qytetarėt e saj. Debati qė ajo po hap ėshtė njė debat luksoz, tė cilin ajo nuk e pėrballon dot. Pėrgjigjja ndaj kėtij debati nė kėto momente, do tė jetė e gėnjeshtėrt, pasi qytetarėt shqiptarė dhe kėtu nuk kam parasysh pak vetė, do tė zgjedhin standardet e lirisė dhe mirėqenies, para krenarisė boshe kombėtare nė kėto raste.

Prandaj do tė ishte e udhės qė ky debat tė shtyhej pėr mė vonė, atėherė kur sė paku shqiptarėt, tė kishin standarde tė krahasueshme me fqinjin tonė evropian. Meqė konflikti real qėndron mes Shqipėrisė dhe Greqisė dhe problemi real ėshtė lėvizja e lirisė dhe varfėria, atėherė ky debat duhet tė hapet kur ne dhe Greqia tė jemi nė kushte tė krahasueshme sa u pėrket sė paku kėtyre dy fenomeneve.

Shqipėria duhet tė fitojė njėherė tė drejtėn e lėvizjes sė lirė, me qėllim qė shqiptarėt tė mos joshen sa i pėrket identitetit vetėm pėr njė leje qėndrimi dhe sė dyti Shqipėria duhet tė bėjė hapa serioze drejt luftės kundėr varfėrisė dhe korrupsionit me qėllim qė shqiptarėt tė mos joshen pėr njė copė bukė dhe njė trajtim mė dinjitoz nga shteti, nė shkėmbim tė identitetit tė tyre.

Kėshtu qė ėshtė mirė qė qeveria para se tė mendojė pėr njė debat tė tillė luksoz tani, le tė punojė pėr liberalizimin e vizave dhe luftėn kundėr varfėrisė e korrupsionit pėr t\'i vėnė qytetarėt e saj nė pozita tė barabarta me ata fqinjė. Dhe kur tė jemi tė barabartė, atėherė jemi mė tė lirė dhe mė tė drejtė nė zgjedhjen tonė...\'
*******

XHUFI: \'Berisha i dytė po bėn tradhti kombėtare\'
Nisma e qeverisė pėr tė "kataloguar" shqiptarėt nė bazė tė ndarjeve fetare dhe etnisė ka gjetur kundėrshtime tė forta te bota akademike shqiptare, e cila e konsideron si plotėsimin e ėndrrės sė vjetėr greke pėr marrjen e territoreve shqiptare.

Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė, atėherė Greqia do tė kėrkojė atė qė ajo e quan Vorio-Epir. Historiani Pėllumb Xhufi komenton nismėn e re tė qeverisė, duke e konsideruar si njė tradhti kombėtare.

Z. Xhufi, si e vlerėsoni nismėn e qeverisė pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare?
E konsideroj tradhtinė e radhės ndaj interesave tė vendit, njė lėshim tė turpshėm ndaj presioneve tė qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, qė kėrkojnė tė zbatojnė deri nė njė projektin nacionalist tė tjetėrsimit tė Shqipėrisė sė Jugut ("Vorio-Epiri" ).

Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare ishte njė ndėr 6 pikat e ultimatumit qė ish-kryeministri grek Miēotaqis i paraqiti nė korrik 1993 Berishės sė Parė. Berisha i Dytė, deri mė sot, kishte zbatuar pesė nga gjashtė pikat, madje nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj nuk kishte guxuar ta kėrkonte nė 1993.

Dhe, pikėrisht dje, qeveria Berisha, nėpėrmjet njė zėdhėnėsi tė denjė pėr kėsi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit pėr realizimin e pikės 6 tė ultimatumit Miēotaqis: regjistrimin e popullsisė me pėrcaktim tė kombėsisė e tė besimit.

Shqipėria, qė me kushtetutė vetė-shpallet shteti i qytetarėve pa dallim kombėsie e besimi, detyrohet tani, nėn presionin grek, tė zbresė nė nivelin e njė shteti qė vendos shenja dallimi midis shtetasve tė vet.

Nė Evropėn moderne mbizotėron koncepti i shtetit tė qytetarėve, pa pėrcaktime tė karakterit etnik apo fetar. Vėrtet, nė vendin fqinj Kushtetuta heq njė dallim tė qartė midis "grekėve" dhe "ortodoksėve" , nga njėra anė, dhe "tė tjerėve", nga ana tjetėr, tė cilėt "tė tjerė", ndryshe nga "grekėt" e nga "ortodoksit" , nuk kanė tė drejtė tė vetė-identifikohen, tė organizohen nė parti e shoqata e tė punėsohen nė sektorin publik.

Por, Greqia nuk ėshtė njė rast pėr t\'u marrė shembull pėr standarde tė tė drejtave tė njeriut e tė minoriteteve: nė fakt, ka refuzuar edhe tė njohė konventat pėrkatėse tė Kėshillit tė Evropės.

Ndaj, duke marrė nė konsideratė edhe tė tjera punė tė errėta qė qeveria Berisha ka kryer gjatė kėtyre viteve (marrėveshja e kufirit detar, protokolli pėr varrezat e ushtarėve grekė, hapja e shkollave greke nė vende nevralgjike, si Himarė, Korēė etj.), gjykoj se kemi tė bėjmė me njė shitje tė interesave tė vendit, e pra me njė shkelje tjetėr tė rėndė tė Kushtetutės. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombėtare", dhe e tillė ėshtė.

Ēfarė sjell, sipas jush, kjo ndarje nė marrėdhėniet mes shqiptarėve?

Nuk besoj se do tė sjellė ndonjė dramė nė marrėdhėniet mes shqiptarėve. Ata shqiptarė, qė pėr arsye materiale e njerėzore, do tė pranonin tė vetė-deklaroheshin si "grekė", do tė vazhdonin edhe mė tej tė ndjeheshin shqiptarė.

Por, nėse vėrtet qeveria shqiptare do t\'i shkojė deri nė fund marrėzisė sė saj, d.m.th., do lejojė qė kombėsia tė njihet e tė regjistrohet si e tillė vetėm mbi bazė tė deklarimit, pa marrė nė konsideratė elementėt e tjerė objektivė, familjarė, historikė, anagrafikė etj., atėherė do tė lindin probleme tė rėnda, qė nuk lėndojnė "sedrėn" kombėtare tė njėrit apo tė tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetė sigurinė kombėtare.

Qeveria shqiptare, kjo e Berishės, po merr mbi shpatulla njė pėrgjegjėsi tė rėndė, atė tė sajimit artificial tė njė minoriteti grek tė paqenė, prej 100, 200, 300 apo 400 mijė personash.

Dhe atėherė, Shqipėria duhet tė fillonte njė "jetė tė re": pikė sė pari do tė duhej tė ripagėzohej si njė shtet multietnik, do tė duhej tė nėnshkruante me Dulen njė marrėveshje si ajo e Ohrit, do tė duhej tė paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarėve tė vetė-deklaruar si grekė, do tė duhej tė kishte grek presidentin ose kryeministrin e njė mori tė tėrė ministrash.

Kur them "grek", e kam fjalėn pėr grekė tė thekur tė tipit Bollano e Ksera, qė janė gati tė fshijnė nga harta jo mė Jugun, por gjithė Shqipėrinė.

Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a ėshtė e mundshme njė e gjė e tillė?

Sigurisht, nga njė deklarim nėn presion i kombėsisė dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipėrisė do tė ndryshojė rrėnjėsisht.

Prej plot 20 vjetėsh, Athina ka ushqyer te shqiptarėt njė refleks tė kushtėzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndėrron emrin dhe fenė, i ka shanset pėr tė marrė njė vizė, pėr tė marrė njė dokument, pėr tė marrė njė pension.

Pra, veē shtimit ireal tė numrit tė "grekėve", do tė kishim edhe njė proces paralel tė njė proselitizmi tė detyruar. Dhe tė mendosh, qė nė Greqi proselitizmi ndalohet nga vetė Kushtetuta e atij vendi.

Nė ē\'mėnyrė mund tė sjellė rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisė mbi kėtė bazė?
Sė pari, rivalitetet fetare nė Shqipėri nuk kanė qenė asnjėherė "endogjene": ato janė inspiruar nga politikanė e klerikė tė huaj.

Ky ėshtė njė mėsim i patundur i historisė. Sigurisht, njė regjistrim i tillė, plot prapaskena e prapamendime, do t\'i jepte dorė krejtėsisht tė lirė qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, pėr tė mbjellė ndasi, mėri, armiqėsi mes vetė shqiptarėve. Ėshtė njė punė qė e kanė bėrė pėrherė, dhe jo pa rezultate.

Por, edhe nė kėtė kuptim, pėrgjegjėsia e autoriteteve shqiptare do tė jetė e jashtėzakonshme: me njė regjistrim tė tillė ato i bėjnė njė atentat tė rėndė kohezionit shoqėror e moral tė popullit shqiptar.

 http://www.shekulli .com.al/2010/ 01/28/xhufi- berisha-tradhti- kombetare. html


Vleresime:



Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.