Pedofilia, pėr pesė vite 222 abuzues seksualė me tė mitur
Ermelinda Hoxhaj
Pedofi
lia, njė problem sa pranė aq edhe larg shoqėrisė shqiptare. Larg, pėr
faktin se nė vendin tonė edhe pse shifrat tregojnė se ka njė numėr tė
madh autorė krimesh seksuale, pėr tė mos llogaritur numrin e viktimave
qė ėshtė tepėr i lartė, institucionet pėrgjegjėse nuk ngrenė zėrin. Por
veē kėsaj mungojnė edhe mjetet ligjore, apo tė dhėna pėr profi lin
kriminal tė njė pedofi li. Po pėr fat tė keq, numri i krimeve seksuale
ndaj tė miturve ėshtė nė shifra alarmante. Pasi nga tė dhėnat zyrtare
tė Ministrisė sė Drejtėsisė rezulton se gjatė viteve 2002-2007, nė
vendin tonė rezultojnė 222 autorė krimesh seksuale me viktima tė mitur.
10% e krimeve seksuale janė kryer nga autorė nė moshė nėn 18 vjeē. Duke
qenė se nė vendin tonė mungojnė botimet nė lidhje me profi lin e pedofi
lit, juristja Aranita Brahaj pak ditė mė parė ka botuar studimin e saj
Pedofilia/Krime seksuale dhe vepra penale kundėr moralit dhe
dinjitetit tė tė miturve. Ky studim, sipas autores do tu vijė nė
ndihmė jo vetėm studentėve tė jurisprudencė s, sociologjisė por edhe
gazetarėve dhe punonjėsve tė shtetit. Gjatė njė interviste pėr Gazeta
Shqiptare, Brahaj tregon se vendi ynė ėshtė nė hartėn jeshile tė
turizmit seksual, gjė kjo qė dėshmohet mė sė miri nga ajo ēfarė ka
ndodhur me pedofi lėt anglezė, tė cilat hapėn njė fondacion, ku dhunuan
seksualisht 30 fėmijė. Karakteristikė e dukshme e kėtyre
autorėve-pedofi l ėshtė fakti se kanė prirje pėr abuzime tė rėnda fi
zike ndaj viktimės, qė shoqėrohen me lėndime, plagosje deri nė humbje
jete. Disa prej tyre janė tė huaj dhe e kanė konsideruar Shqipėrinė si
njė vend tė mundshėm pėr turizėm seksual, fenomen kriminal pėr tė cilin
legjislacioni ynė nuk parashikon politika dhe strategji parandaluese,
- ka theksuar ajo. Si ju lindi ideja pėr tė realizuar njė punim tė tillė? Ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje?
Ideja pėr tė hulumtuar mbi njė temė tė tillė ėshtė e hershme, ka
zanafillė me ditėt e mia tė para tė punės si gazetare nė njė redaksi tė
njohur televizive. Atėherė, nė edicionet informative tė televizioneve
italiane, pėr javė tė tėra kronika kryesore ishte historia e njė
familjeje emigrantėsh shqiptarė, e cila kishte humbur fėmijėn 6-vjeēar.
Pas shumė versioneve mbi ngjarjen u zbardh se djali ishte rrėmbyer,
dhunuar e mė pas vrarė nga fqinji i tij, njė i ri italian pedofil.
Media italiane, pėrveē sensibilitetit pėr njė histori humane,
informonte mbi ēdo rrethanė dhe karakteristikė sociale e kriminale tė
ngjarjes. Njė numėr i madh ekspertėsh tė fushave si kriminologji,
psikologji, sociologji, pedagogji e mė tej, analizonin nėpėrmjet medias
se ēfarė duhej bėrė pėr tė parandaluar histori kaq tragjike. Nė dhjetė
vite punė si gazetare nė televizionet shqiptare kam pasqyruar mjaft
raste qė klasifi kohen si krime seksuale, por gjithmonė mė ėshtė
dashur tė konsultohem me literaturė dhe praktikė tė huaj pėr tė kuptuar
fenomenin. Ekspertė tė politikės penale, psikologjisė ligjore,
sociologjisė e tė tjerė nė vendin tonė kanė neglizhuar njė temė tė
tillė si Pedofi lia. Nuk ėshtė punuar shumė, nuk ka botime monografi
ke dhe shpesh tentohet tė fl itet fare pak pėr fenomenin duke e
konsideruar deri diku tabu, kjo ėshtė edhe e dėmshme. Kam hulumtuar
pėr dhjete vite ēdo rast mediatik tė krimeve me sfond seksual e mė tej
janė katėr vite punė nė shkenca juridike penale, qė u fi nalizuan nė
studimin Pedofilia, Krime seksuale ndaj tė miturve. A konsiderohet tabu krimi seksual nė shoqėrinė tonė? Pėr
fat tė keq, pedofilia ėshtė konsideruar tabu jo vetėm nga shoqėria nė
tėrėsi, por edhe nga autorė tė doktrinės juridike apo nga punonjės
shkencorė, qė duhet tė analizonin e tė bėnin politikėn e duhur penale
pėr tė pasur sa mė pak fėmijė tė viktimizuar pėr motive seksuale. Nė tė
drejtėn tonė zakonore nuk fl itej pėr kėtė lloj kriminaliteti,
megjithėse ēdo marrėdhėnie seksuale pa kurorė ose jashtė kurore
konsiderohej veprim i rėndė dhe sanksionohej po kėshtu. Ligji penal i
kohės sė Republikės e mė pas i Mbretėrisė sė Ahmet Zogut, reflektonte
njė model modern tė politikės penale edhe nė lidhje me krimet seksuale
apo veprat kundėr moralit dhe dinjitetit. Dy kodet penale tė kohės sė
diktaturės komuniste u rikthyen tek modeli i mohimit tė fenomenit. Kodi
Penal i vitit 1995 ėshtė hartuar me njė shpejtėsi marramendėse dhe pėr
pasojė ka mjaft mangėsi, sidomos nė seksionin Krime Seksuale apo nė
seksionin Vepra penale kundėr moralit dhe dinjitetit. Nė fakt, detyrė
e ligjit nuk ėshtė vetėm tė parashikojė krimet, por edhe tė edukojė
shoqėrinė me modelin e lejuar social. Nė ēfarė niveli ėshtė krimi seksual nė Shqipėri?
Nė punimin Pedofi lia/ Krime seksuale ndaj tė miturve ėshtė bėrė njė
studim statistikor mbi ēėshtje, vepra dhe autorė tė krimeve seksuale
pėr njė hark kohore prej 5 vitesh, 2002-2007. Statistikat janė zyrtare,
pėrkojnė me tė dhėna tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Gjatė kėtyre pesė
viteve nė gjykatat shqiptare janė dėnuar 222 autorė, janė proceduar 236
ēėshtje dhe 264 vepra qė pėrkojnė me krime seksuale me viktimė tė
mitur. Kjo, nė gjuhėn zyrtare. Shpesh numri i ēėshtjeve dhe autorėve tė
dėnuar pėrkon me njė numėr mė tė madh ngjarjesh reale, por qė nuk janė
denoncuar apo zbardhur. Kur fl asim pėr krimin seksual, krim pėr tė
cilin shpesh hezitohet tė bėhet njė denoncim, mund tė themi pa rikė
se rastet e vėrtetuara janė vetėm maja e ajsbergut. Pėrmasat reale ka
gjasa tė jenė mė tė mėdha. Gjithsesi, 222 abuzues seksualė me tė mitur
pėr pesė vite, nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, janė statistika
alarmante. Na dhatė numrin e autorėve, po numri i viktimave, i fėmijėve tė abuzuar seksualisht nė Shqipėri, sa ėshtė?
Keni bėrė pyetjen e duhur, por unė nuk mund tė jap njė pėrgjigje.
Gjyqėsori dhe Drejtėsia tek ne nuk pėrpunojnė tė dhėna statistikore pėr
viktimat e ēėshtjeve tė proceduara. Kėshtu qė askush nuk mund tė thotė
me saktėsi se pėr sa tė mitur ėshtė vėrtetuar ngacmimi, abuzimi apo
dhunimi seksual. Drejtėsia nė njė shoqėri moderne ka pėr detyrė tė
ndėshkojė, parandalojė dhe rehabilitojė viktimėn e njė krimi. Nė rastet
kur viktima ėshtė i mitur, detyrimi pėr rehabilitim ėshtė mė i madh. Sa
kohė qė Ministria e Drejtėsisė nuk ka saktėsuar numrin e viktimave nga
krimi seksual, supozohet qė pėr parandalimin e tyre ende nuk ėshtė
menduar asgjė dhe kjo nuk pėrkon me konceptin drejtėsi. Por, numri i
viktimave ėshtė i lartė. Pėr fat tė keq, nė ngjarjet e fundit, siē
ėshtė dhe rasti i procedimit pėr drejtuesit e institutit Fėmijėt e
tij, flas pėr David Braun, numri i fėmijėve tė dhunuar seksualisht
sipas dosjes gjyqėsore ėshtė rreth 30. Nė statistikat e Ministrisė sė
Drejtėsisė ky rast do tė shėnohet 1 ēėshtje, 2 figura veprash penale
dhe 1 autor. Edhe mėnyra se si jepet statistika ėshtė njė formė
diskriminuese pėr viktimat, qė presin nga drejtėsia tė ndihmohen pėr tė
rehabilituar atė qė pėsuan jo pėr fajin e tyre. Ligji penal nė Shqipėri, a ėshtė nė nivelin e duhur pėr tė ndėshkuar dhe parandaluar krimet seksuale ndaj tė miturve?
Kodi Penal i hartuar nė vitin 95 ėshtė ligji bazė. Nė kėtė Kod nuk
cilėsohen si krime shumė fenomene tė rėnda si turizmi seksual;
skllavėrim seksual; nxitje e aktit seksual; posedim i materialit
pedopornografik e mjaft tė tjerė. Problem pėrbėn edhe mungesa e normės
pėrshkruese, thėnė me fjalė tė thjeshta, pėrkufizimi i veprimit qė
pėrbėn vepėr penale. Kjo mungesė pėrkufizimi nuk ėshtė plotėsuar as nga
Komentarėt Shkencorė qė u ofrohen punonjėsve tė drejtėsisė. Nė kėta
komentarė, nenet qė kanė tė bėjnė me krime seksuale trajtohen shumė
shkurt. Ėshtė ajo qė thamė edhe pak mė parė qė pėrkon me trajtimin
tabu tė fenomenit dhe mungesėn e vėmendjes shkencore ndaj tij. Edhe
tekstet e mjekėsisė ligjore kanė mungesa tė theksuara shkencore qė
plotėsojnė ligjin penal. P.sh, nė tekstet e mjekėsisė ligjore pėr
studentė tė Drejtėsisė apo Mjekėsisė jepen pothuaj tė gjitha format e
perversioneve seksuale, por mungon forma mė e rrezikshme dhe
viktimizuese, qė ėshtė pedofilia. Njė student i Drejtėsisė apo
Magjistraturė s mund tė bėhet jurist, gjyqtar, prokuror pa lexuar nė
asnjė tekst nė programin akademik fjalėn pedofil. Ndėrkohė qė ky term
pėrkon njė nga profilet kriminale mė tė rrezikshme, profil qė kėrkon
njė formė tė veēantėprocedimi hetimor dhe gjyqėsor. Po struktura tė duhura pėr tė mbrojtur fėmijėt nga krimi seksual, a ekzistojnė nė vendin tonė?
Nuk kemi bazė ligjore qė krijon ndonjė strukturė tė posaēme. Shumė
shtete tė zhvilluara, madje fqinje me ne, kanė organikė qė mbėshtet
punėn hetimore mbi rastet nė fjalė. Nga ana tjetėr, Policisė sė Shtetit
i mungon logjistika pėr tė luftuar "krimin kibernetik", Interpoli ka
verifikuar vitet e fundit nėpėrmjet "serverėve tė kėrkimit" raste
tragjike tė shfrytėzimit tė fėmijėve seksualisht pėr qėllime
pornografike. Shqipėria nuk ėshtė e mbrojtur nga ky lloj krimi. Mė tej
legjislacioni pėr arsimin, pėr birėsimet, pėr shėndetin publik apo
kujdesin social, nuk janė tė plotėsuar me akte normative qė krijojnė
mbrojtje nga ky fenomen. Kėshtu, askush nuk mund tė thotė nėse ka
shtetas tė huaj si prindėr adaptues, staf pedagogjik apo institucione
bamirėse si rasti i "Fėmijėve tė tij", qė vijnė nė vendin tonė pėr tė
shfrytėzuar fėmijė pa pėrkrahje. Mungesa e bazės ligjore krijon
hapėsirė, qė vendi ynė tė jetė vend i mundshėm pėr "turizėm seksual me
tė mitur". Njė nga personat e huaj, i proceduar pėr rastin e
fondacionit nė fjalė ("Fėmijėt e tij"), ishte i dėnuar nė Britani pėr
vepra penale qė lidhen me pedofilinė. Nė Shqipėri, ky person arriti tė
krijonte njė institucion mirėrritjeje, ku shteti duhej tė filtronte dhe
mbante nėn kontroll ēdo lloj veprimi. Cili ėshtė profili kriminal i njė pedofili? Do
tė mbėshtetem pėr kėtė tek njė manual i njohur si metoda DSM; ėshtė
Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Shqetėsimeve Nervore, qė pėrbėn
njė prej mjeteve diagnostikuese tė ērregullimeve nervore tė pėrdorura
nga mjekėt psikiatėr e psikologė nė gjithė botėn. Sipas DSM-sė,
pedofili mund tė jetė mashkull ose femėr, detyrimisht duhet tė jetė mbi
16 vjeē pėr t\'u cilėsuar i tillė. Duhet tė ketė preferencė seksuale
fėmijė nėn moshėn 12 vjeē dhe pa pjekuri seksuale. Kjo preferencė duhet
tė jetė e vazhdueshme dhe tė zgjasė sė paku 6 muaj. Diferenca me
fėmijėn pėr tė cilin ka preferencė seksuale duhet tė jetė mbi shtatė
vjet. Pedofil i diferencuar ėshtė ai individ, qė ka preferencė pėr
fėmijė vetėm tė njėrit seks, meshkuj apo femra. Personi qė ka
preferencė seksuale pėr fėmijė tė tė dy sekseve cilėsohet jo i
diferencuar. Pedofilėt qė tėrhiqen seksualisht vetėm nga fėmijė
meshkuj, janė mė tė rrezikshėm nė veprimin e tyre. Pedofil nė incest
janė ata persona qė tėrheqjen seksuale e kanė pėr bij apo motra dhe
vėllezėr tė tyre nė moshė nėn 12 vjeē. Ēdo rast vlerėsohet nga
eksperti, psikanalisti, nėse ėshtė njė rast i rehabilitueshė m dhe nėse
ka rrezik tė jetė pėrsėritės nė kryerjen e veprimit. Po nė vlerėsimin e
ekspertit ėshtė edhe forma e veprimit, e cila pėrkon edhe me pėrmbushje
tė kėnaqėsisė seksuale nėpėrmjet shkaktimit tė dhimbjes fizike deri nė
marrje jete tė viktimės. Kjo formė njihet si pedofili killer - pedofili
vrasėse dhe pėr fat tė keq, kemi dy raste tė fundit tė konstatuara nė
Shqipėri. Po zonat mė problematike, ku ka mė shumė autorė tė krimeve seksuale? Do
tė duhej njė punė shkencore me shumė ekspertė pėr tė vlerėsuar nėse njė
zonė gjeo-sociale ka mė shumė prirje. Duke hulumtuar, mund tė them se
nė Dibėr kemi dy raste tė fundit tė afėrta nė kohė, ku pėrkojnė mosha e
viktimave, mosha e dy autorėve dhe mėnyra se si ėshtė kryer
se-cili krim. Pėr fat tė keq, edhe pasoja nė tė dy rastet ka qenė shumė
e rėndė. Njė i mitur i abuzuar dhe pa jetė, rasti tjetėr njė fėmijė i
abuzuar dhe me dėmtime tė rėnda shėndetėsore, qė ka kėrkuar njė trajtim
disajavor nė reanimacion. Janė tė dy raste pėr t\'u hetuar me detaje e
pėr tė verifikuar ndonjė krim tė mundshėm tė pazbardhur nė tė njėjtėn
hapėsirė, ose ndonjė lidhje tė mundshme mes dy autorėve. A rrezikon Shqipėria mė shumė se vende tė tjera sa i takon krimit seksual?
Fakti qė tre shtetas tė huaj si David Braun, Robin Arnold dhe Dino
Kristodulu kanė kryer krime tė rėnda seksuale ndaj tė miturve nė
territorin shqiptar nė mėnyrė tė vazhdueshme, i bie kambanės sė alarmit
se Shqipėria ėshtė nė zonėn "jeshile" tė hartės sė "turizmit seksual".
Rrezikojmė pėr sa kohė nuk kemi njė ligj tė mirė, logjistikė dhe
struktura pėr tė studiuar, ndėshkuar dhe parandaluar personat qė kanė
shmangie tė preferencės seksuale tė llojit pedofil. Sa mė shpejt duhet
krijuar njė data base pėr personat shtetas shqiptarė tė proceduar pėr
krime seksuale ndaj tė miturve, kėtu e kam fjalėn edhe pėr shtetas
shqiptarė qė depėrtohen nė atdhe pasi dėnohen apo procedohen pėr kėtė
grup krimesh nė vende tė tjera. Ka shumė pėr tė bėrė dhe pėr sa kohė
nuk ka filluar puna, jemi tė rrezikuar. Kujt i drejtohet punimi juaj? Ēdo
punonjėsi tė drejtėsisė. Ky punim do tė ndihmonte sė tepėrmi njė
student tė Jurisprudencė s, Sociologjisė, Psikologjisė, Pedagogjisė e mė
tej edhe njė gazetar apo punonjės tė Policisė sė Shtetit. Por, edhe njė
prind nuk do ishte keq tė njihte sadopak fenomenin nė aspektin social
tė tij A mendoni tė vazhdoni tė punoni mbi kėtė temė? Jam
duke punuar po pėr kėtė temė. Kėsaj radhe, nė formėn e njė punimi qė
shėrben si tezė pėr mbrojtje masteri. Shpresoj tė sjell njė model tė
njė Komentari pėr studentė tė Drejtėsisė, nė lidhje me krimet me sfond
seksual dhe politikėn penale nė kėtė drejtim