» Rreth Nesh     » Veprimtaria     » Kontakt
LAJME \ Nga bota

Kerkoni ketu...

2010-02-01 19:29:55
Njė provokim fetaro-diplomatik
Nga Petrit Haliti

 
Reputacioni negativ nderkombetar i kishes artodokse serbe, si nje nga nxiteset kryesotre  te fushave nacionaliste te .shtetit serb dhe tė konflikteve tė pėrgjakshme qė pėrshkuan ish-Jugosllavinė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar, duket se po rikthehet pėr shkak tė objektivave fetare dhe politike tė patriarkut tė ri tė kėsaj kishe, Irinej Dobrijeviē, i zgjedhur nė postin mė tė lartė klerikal mė 23 janar 2010. Nė deklaratat dhe konferencat e tij tė para tė shtypit, ai po parashtron njė platformė fetaro-politiko- diplomatike, e cila mund tė shkaktojė konflikte dhe tensione tė mėdha, jo vetėn nė Serbi, por edhe nė Ballkan, dhe sidomos nė marrėdhėniet e Serbisė me shtetet fqinj.
Patriarku shpalli se, pėrveē kurorėzimit kishtar qė ai pati nė Beograd, do tė organizojė edhe njė kurorėzim tjetėr nė kishėn ortodokse nė Pejė tė Kosovės, nė datėn 25 prill 2010. Pėrveē kurorėzimit tė dytė, ai do tė thėrrasė edhe Asamblenė e Kishės Ortodokse Serbe nė Pejė tė Kosovės, ku synon tė mbledhė sa mė shumė serbė nga tė gjitha anėt e Serbisė qė tė shkojnė tė shohin "ēfarė po ngjet nė Kosovė". Irinej nuk njoftoi nėse ka ndėr mend tė bėjė ndonjė kurorėzim tė tretė nė Australi, meqė si patriark ai ėshtė njėkohėsisht edhe kryepeshkop i kishės ortodokse serbe tė Australisė, dhe as pėr ndonjė kurorėzim tė katėrt nė Zelandėn e Re, meqė ėshtė gjithashtu edhe kryepeshkop i kishės ortodokse serbe nė Zelandėn e Re.
Objektivi i tij kryesor ėshtė Kosova, dhe nė Kosovė ai kėrkon tė sfidojė realitetin e shtetit tė ri e tė pavarur tė Kosovės, tė shpallur me aktin dhe vullnetin unanim tė pėrfaqėsuesve dhe tė institucioneve mė tė larta demokratike tė shtetit tė Kosovės. Patriarku Irinej planifikon tė ndėrmarrė njė kryqėzatė fetaro-diplomatike kundėr Kosovės."Detyra jonė e parė si kishė do tė jetė tė shpėtojmė Kosovėn tonė, tė ndihmojmė shtetin tonė nga ata qė duan tė na e marrin Kosovėn. Ne nuk duhet ta lejojmė pavarėsinė e Kosovės. Ne duhet tė jemi gati dhe ne duhet tė dimė si tė reagojmė. Toka e Kosovės ėshtė ujitur me gjakun martir serb dhe Kosova na takon neve". Kėto janė deklaratat e tij luftarake, qė qartėsisht dėshmojnė se me ēfarė fryme, qėllimi dhe objektivi politik e nacionalist ai po organizon kurorėzimin e tij tė dytė. Nuk ėshtė i panjohur pėr faktorin ndėrkombėtar ky ton dhe ky pathos fetaro-nacionalist me tė cilin po kėrkohet tė mobilizohen, tre muaj pėrpara, opinioni fetar dhe publik si dhe forcat politike radikale serbe drejt Kosovės. Ka njė ngjashmėri rrėqethėse me fjalimin famėkeq tė ish- presidentit tė Serbisė, kriminel ndėrkombėtar lufte, Sllobodan Millosheviē, i cili mė 28 qershor 1986, nė Fushė tė Kosovės shpalli manifestin e luftės tė shovinizmit serbomadh, qė hodhi gjithė Jugosllavinė nė katėr luftėra tė pėrgjakshme, tė ndėrmarra nga shteti i Serbisė kundėr popujve joserbė tė federatės jugosllave. Atėherė kishim njė president luftėshkaktues, qė shpalli platformėn e konflikteve ndėretnike, dhe i cili pati nė krah tė djathtė tė tij jo vetėm bekimin e kishės ortodokse serbe, por edhe pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė hierarkėve tė lartė tė kėsaj kishe nė spastrimet etnike dhe genocidin kundėr popujve joserbė, sidomos nė Bosnjė dhe nė Kosovė.
Tani qė koha e luftėrave ka perėnduar, kur nė gjithė Ballkanin, duke pėrfshirė edhe 7 shtetet qė dolėn nga ish-Jugosllavia janė vendosur qeveri demokratike dhe tė gjithė kanė shpallur se duan tė hyjnė nė BE, del patriarku i ri i kishės ortodokse serbe dhe u bie tambureve tė "luftės sė shenjtė" kundėr Kosovės.
Irinej Dobrijeviēi i ka vėnė vetes detyrėn qė tė ringjallė njė fanatizėm tė ri fetar nė Serbi dhe nė gjirin e popullit serb, dhe t\'i nxisė ata drejt Kosovės. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar se yshtja fetare pėr t\'u ngritur dhe shpėtuar Kosovėn, "Jerusalemin serb", nuk ka tė bėjė as me fenė e as me kishėn, por ėshtė njė devizė e vjetėr e stėrkonsumuar e nacionalizmit serbomadh. Ajo paralajmėron njė program luftėnxitės tė patriarkut dhe tė kishės serbe, qė duket kanė interes tė krijojnė tensione dhe turbullira tė reja nė Ballkan, duke filluar nga Kosova.
Patriarku dhe kisha serbe e dinė fare mirė se tani Kosova ėshtė njė shtet i ri i pavarur, i njohur nga G-7, nga 65 shtete tė botės, dhe ēdo pretendim, hap apo provokim, nėn ēdo etiketė qė tė bėhet, ėshtė jo vetėm kundėr njė populli tė tėrė, por dhe kundėr njė shteti sovran. Kaq flagrante ėshtė fushata e kurorėzimit tė dytė nė Kosovė qė po ngre kryeprifti i ri i luftės, saqė edhe vetė u detyrua tė deklarojė mė 29 janar se, shpreson qė "vėllezėrit nga Kosova do ta kuptojnė se ky nuk ėshtė provokim". Por, nuk ka se si tė merret ndryshe veēse si provokim, kur ai shpall se do tė shkojė nė njė shtet tjetėr pėr tė organizuar seancė masive fetaro-politiko- nacionaliste kundėr ekzistencės sė atij shteti dhe tė atij populli tė Kosovės. Sė pari, ai ėshtė i detyruar tė kėrkojė leje nga qeveria e Kosovės pėr tė organizuar ceremonira dhe festa personale e fetare nė territorin e njė shteti tjetėr. Sė dyti, ai ėshtė i detyruar tė respektojė kufijtė e frymės dhe karakterit fetar tė misionit tė tij pastoral dhe tė kishės. Dy gjėra, tė cilat ai shpall se nuk po i respekton qysh tani. Sepse, po tė nisesh nga logjika se Kosova qenka e Serbisė, sepse atje ka kisha dhe manastire serbe, do tė thotė se edhe kryemyftiu i Stambollit duhet tė fronėzohet nė Beograd, sepse Serbia ka qenė nėn pushtimin osman, sepse kryeqyteti serb ka disa xhami shumė tė vjetra, tė cilat i pėrkasin kohės osmane dhe fesė sė popullit turk. Po nė kėtė logjikė, edhe kryemyftiu shqiptar i Kosovės duhet tė kurorėzohet nė Nish, sepse edhe Nishi, bashkė me rrethinat, ka qenė dikur qytet shqiptar dhe me xhamia tė shumta.
Patriarku Irinej po zhvillon politikė tė keqe nacionaliste, tė mbushur me dalldi dhe ethe fetare. Sepse, ai po i kundėrvihet hapur popullit tė Kosovės, duke e kėrcėnuar me organizimin e kryqėzatave "pėr tė shpėtuar Kosovėn tonė". Sepse, ai po i kundėrvihet tė drejtės sė pajetėrsueshme tė popullit tė Kosovės pėr tė ushtruar sovranitetin e vet nė shtetin e vet tė lirė e tė pavarur. Ai po i bėn njė shėrbim shumė tė keq popullit dhe shtetit serb, tė cilėt ende nuk janė shėruar plotėsisht nga plagėt e rėnda qė ua shkaktoi platforma nacionaliste e Millosheviēit, e tani dėgjojnė, pas 15 vjetėsh, thirrje pėr kryqėzata tė reja. Patriarku po bėn politikė, sepse doli hapur kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe fuqive tė mėdha, duke i sulmuar pse kanė njohur shtetin e pavarur tė Kosovės. Ai bėn politikė, sepse shpalli kėrkesėn, qė pėrpara ēdo hapi drejt bashkimit tė mundshėm tė Serbisė me Aleancėn Atlantike duhet tė organizohet referendum popullor, sepse dihet qė kisha serbe ėshtė kundėr NATO-s. Ai bėn politikė, sepse iu kundėrvu Bashkimit Europian, duke i kėrkuar qė tė mos i vėrė Serbisė kushtin e njohjes sė Kosovės pėr hyrjen nė BE.
Qė nė ditėt e tij tė para, patriarku acaron marrėdhėniet e Serbisė jo vetėm me Kosovėn, por dhe me shtetet fqinj tė Serbisė. Ai doli hapur kundėr pavarėsisė sė shtetit tė pavarur tė Malit tė Zi, duke deklaruar se ndarja nga Serbia ka qenė e pakuptimtė, sepse serbėt dhe malazezėt, sipas tij, janė njė popull. Ai tha se ndarja ėshtė produkt i pak njerėzve tė fuqishėm, duke bėrė tėrthorazi ftesė pėr rebelim nė Mal tė Zi kundėr qeverisė dhe institucioneve qė pėrfaqėsojnė pavarėsinė e shtetit. Patriarku sulmoi shtetin e Kroacisė, ku sipas tij po vazhdojnė vuajtjet dhe problemet shekullore tė serbėve tė Kroacisė. Kreu i kishės serbe injoroi kėrkesat e kishave ortodokse kombėtare tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė pėr t\'u njohur nga kisha serbe. Pėrkundrazi, ai u bėri thirrje "vėllezėrve maqedonas, se i kanė dyert e hapura tė kishės serbe".
Dhe, pėr tė mos lėnė asnjė pikė dyshimi pėr programin nacionalist dhe fondamentalist fetar, patriarku i ri ndėrmori njė seri sulmesh provokuese kundėr doktrinės islamike, duke provokuar qėllimisht besimtarėt myslimanė nė Serbi. Nė datėn 28 janar, Komuniteti Islamik i Serbisė i dėrgoi njė letėr proteste patriarkut tė ri pėr deklaratat fyese nė adresė tė filozofisė islamike. "Ėshtė e pabesueshme qė patriarku i ri i sapozgjedhur e filloi misionin e tij me deklarata tė paskrupullta mbi Islamin. Ėshtė tėrėsisht e qartė se kėto deklarata bėjnė thirrje pėr genocid, sepse pėr patriarkun, myslimanėt janė tė pranueshėm vetėm kur janė pakicė dhe kokulur", -thuhet nė protestėn e Komunitetit Islamik tė Serbisė, anėtarėt e tė cilit janė shtetas serbė. Dhe, nėse shtetasit serbė tė njė besimi tjetėr nga ai i Irinejit ndjehen tė kėrcėnuar nga fryma e njė genocidi qė po nxitet drejt tyre, ēfarė mund tė mendohet tjetėr se kėrkon patriarku pėr Kosovėn, drejt sė cilės po ngre furtuna nacionaliste serbe?Portreti i prijėsit fetar tė kryqėzatave tė ardhshme qė po i kultivon vetes kreu i ri i kishės ortodokse serbe, konfirmon tė vėrtetėn e zgjedhjes sė tij nga grupi i radikalėve tė kishės serbe, si peshkopėt ultranacionalistė tė serbėve tė Bosnjės, Vasilije, dhe tė serbėve tė Malit tė Zi, Amfilohije, dhe sinjalizon rolin e ri agresiv politik qė kisha po kėrkon tė luajė nė Serbi.
Kėto janė zhvillime negative, jo vetėm brenda shoqėrisė dhe shtetit serb, por edhe paralajmėrime tė qarta tė tensioneve tė rrezikshme qė mund tė krijohen nė Ballkan, nėse personalitete, tendenca dhe programe tė histerisė fetaro-diplomatike nuk vihen nėn kontroll, qoftė nga shteti serb, qoftė nga faktori ndėrkombėtar.

http://www.balkanwe b.com/gazetav5/ artikull. php?id=72670


 


Vleresime:



Jepni vleresimin tuaj.
1.    2.    3.    4.    5.
Jepni komentin tuaj .
Email.

Komenti lidhur me kete artikull.