Reagime tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, pėr regjistrimin e ri tė popullsisė
Tė mirinformuar, tė bindur pėr atė ēka mendonin, tė hapur dhe pa
asnjė lloj kompleksi, por edhe dyshues nė mė tė shumtėn e rasteve janė
emigrantėt shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi, pėr sa i pėrket
regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė Shqipėrisė, bazuar nė
pėrkatėsinė etnike dhe fetare. E vėrteta ėshtė se gjithė ata tė cilėt
kanė akses nė internet, apo ndjekin shtypin dhe mediat shqiptare, ishin
tepėr tė informuar dhe u treguan tė gatshėm tė jepnin njė koment pėr
kėtė iniciativė tė qeverisė shqiptare nė kėtė moment qė shumė prej tyre
e quajtėn pak si tė papėrshtatshėm. Tė tjerė e mėsuan nga... unė,
prandaj dhe nuk ishin nė gjendje tė shprehnin njė koment apo njė mendim
duke kėrkuar mė shumė kohė pėr tė mėsuar hollėsitė. Por shumica
kėrkonte tė informohej se mbi ēfarė baza strukturore do tė kryhej ky
regjistrim dhe sidomos pėrderisa janė emigrantė, pyesnin se si do tė
regjistrohet kjo pjesė e popullsisė qė ndodhet jashtė kufijve tė vendit
dhe qė pėrbėn pothuajse njė tė tretėn e popullsisė shqiptare.
Gjithashtu, mėdyshja mė e madhe shprehej nė rastin e deklarimit tė
besimit fetar, pėr arsyen se shumė martesa shqiptare janė midis
personave tė besimeve tė ndryshme, kėshtu qė deklarimi i besimit fetar
tė fėmijėve, tė paktėn tė atyre qė nuk kanė mbushur moshėn 18 vjeē, do
tė pėrbėjė njė problem tepėr tė veēantė. Ku do tė na gjejnė qė tė na
pyesin?, mė thotė dikush. Njė fėmijė e kam tė pagėzuar, por tjetrin
jo. Si duhet ti deklaroj?, mė pyet dikush tjetėr. Por ajo pėr tė
cilėn bien tė gjithė dakord, ėshtė fakti qė regjistrimi i popullsisė si
njė proces nė vetvete, ėshtė mė se i domosdoshėm, sidomos pas dy
dekadave qė kanė kaluar nga regjistrimi i fundit zyrtar. E vėrteta
ėshtė se njė pjesė e mirė e komunitetit shqiptar nė Greqi, ndoshta
komentohet qė ėshtė e ndikuar nga helenizmi, apo nga mėnyra e jetesės
nė njė shtet ku mbi 95 pėr qind e popullsisė janė tė krishterė
ortodoksė. Por ka shumė prej tyre qė i pėrkasin edhe atij brezi ateist
qė ėshtė larguar nga Shqipėria qysh prej viteve 90, kur ende feja nuk
kishte ndonjė ndikim tek ata. Le tė bėhemi shtet serioz mė nė fund,
mė thotė njė miku im emigrant. Po tė hapėsh faqen e CIA, do tė gjesh
tė dhėna pėr Shqipėrinė qysh prej vitit 1989. Edhe aty shkruhet besimi
fetar, por thjesht si statistikė, thekson ai. Zgjedhja e personave qė
u prononcuan pėr gazetėn Shqip ėshtė krejt e rastėsishme. Janė miq,
kolegė, tė njohur, por edhe tė panjohur. Janė edhe pėrfaqėsues tė
minoritetit grek. Mė poshtė janė komentet e tyre, pa as mė tė voglin
ndryshim.
Gazi Kapllani, gazetar i TA NEA
Nuk e kam ndjekur nga afėr temėn, kėshtu qė nuk jam njohės i
hollėsive. Megjithatė mendimi im vetjak ėshtė se shteti laik nuk duhet
tė merret me tipare individuale tė identitetit. Pėr njė shtet laik,
identiteti fetar ėshtė diēka qė i pėrket personit dhe jo sferės
publike. Ajo qė duhet tė bėjė shteti laik ėshtė ruajtja e lirisė sė
besimit tė ēdo qytetari dhe jo sondazhe se ēfarė feje i pėrkasin ata.
Besoj se ēdo qytetar do jetė i lirė ti pėrgjigjet ose jo pyetjes pėr
identitetin e tij fetar. Por vetė pyetja e formuluar pėrbėn njė shkelje
tė principeve dhe asnjanėsisė sė shtetit laik. Kjo mund tė bėhet nė
kuadrin e njė hulumtimi shkencor, por jo pjesė e regjistrimit tė
popullsisė. Dua tė sjell vetėm shembullin e Greqisė, e cila, duke
zbatuar principet e shtetit laik nė regjistrimin e fundit tė popullsisė
hoqi pyetjen pėr besimin fetar. Nė se shteti pyet pėr besimin fetar,
atėherė pse nuk pyet edhe pėr orientimin seksual? E di qė pėr njė
individ kėto janė gjėra shumė tė ndryshme, por pėr shtetin laik janė e
njėjta gjė. Nga ana tjetėr do mė lejoni tė them se kam frikė qė edhe
kjo temė do bėhet shkas pėr njė valė tė re super patriotizmi qė shoh
se po vėrshon nė Shqipėri kohėt e fundit. Mė me avash djem, se akoma
nuk i kemi shkulur bunkerėt... Sipas mendimit tim, duke lėnė mėnjanė
patriotizmat dhe teoritė e komplotit, duhet tė diskutojmė nė se duam
njė shtet laik tė tipit francez apo tė tipit anglosakson, ku
pėrkatėsia etnike dhe fetare kanė rėndėsi nė regjistrimin e popullsisė.
Ky ėshtė mendimi im.
Dr.Stavri J. Dajo, Selanik
Regjistrimi i parė i popullsisė shqiptare u zhvillua mė 1 mars 1918.
Regjistrimi pasardhės u krye nė vitin 1945, i cili ishte njė regjistrim
i hollėsishėm dhe me standarde shkencore. Ky regjistrim u pasua nga
regjistrimet e viteve 1950, 1955, 1960, 1969, 1979 dhe 1989, ndėrsa
regjistrimi i fundit u realizua nė vitin 2001.
Njė regjistrim tjetėr i popullsisė nė vitin 2011, mbi bazėn e
shtetėsisė dhe tė prejardhjes kombėtare, nuk ka asgjė tė keqe.
Shtetėsia ėshtė element institucional dhe i jepet shtetasit me lindje,
me rifitim (nė rast se e ka humbur pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm)
dhe me natyralizim, kur kėrkohet nga personi vetė. Elementi etnik ose
ai i prejardhjes kombėtare ka fillesė dhe pėrmasė historike dhe ēdo
shtetas shqiptar ka tė drejtė tė mėsojė kombėsinė e vet nė bazė tė
kėtyre tė dhėnave. Kombėsia ėshtė njė dhe e patjetėrsueshme. Asgjė tė
keqe nuk ka nėse njė shtetas shqiptar pretendon se i pėrket njė
kombėsie tjetėr. Kahu tjetėr do tė ishte ksenofobi. Ndėrsa regjistrimi
nė bazė tė bindjeve fetare ėshtė i pajustifikueshė m, jo vetėm se besimi
fetar ėshtė element i bazės sė tė dhėnave personale (konfidencialiteti)
tė ēdo qytetari shqiptar, por edhe se ēėshtja e besimit fetar nė
Shqipėri ėshtė njė ēėshtje fort e diskutueshme dhe e lidhur me ndėrrime
tė herėpashershme tė fesė. Nuk e kuptoj se si do tė ndihmojė ky element
nė sistemin statistikor tė vendit dhe nė pasurimin e ndėrgjegjes
kombėtare, siē ndodh nė vende tė tjera ku feja ėshtė element i
pazgjidhshėm i kombėtarizmit.
Ardi Stefa, gazetar i Tribuna, Athinė
Do tė pėrgjigjem shkurt. Nuk shoh ndonjė gjė tė keqe pėr sa i pėrket
deklarimit tė besimit fetar, por vetėm nė rast se pėrdoret pėr qėllime
statistikore dhe jo pėr ta shkruar nė dokumente zyrtare shtetėrore.
Ndėrsa pėr ēėshtjen e kombėsisė jam dakord, me kusht qė ata qė do tė
deklarojnė njė kombėsi tjetėr, ta kenė atė tė vėrtetuar me dokumentet
pėrkatėse.
Gjergji Gambeta, biznesmen, Selanik
Debati i hapur nė kėto momente politike do tė thosha qė ėshtė pak i
shpejtuar. Jo vetėm se ka njė klimė politike jo tė mirė pėr sa kohė
opozita nuk merr pjesė nė Parlament. Gjithashtu popullsia nuk mendoj se
ėshtė nė gjendje tė pėrcaktojė e tė plotėsojė me besueshmėri njė
pyetėsor tė tillė. E para se ka njė padurim tė tyre pėr tu futur nė
Europė pa viza, apo tė realizohet liberalizimi i tyre. Nė kėto kushte,
njė pjesė e saj, duke pasur parasysh edhe pėrbėrjen etnike, do tė
deklarojė jo me koshiencė tė pastėr, por e ndikuar nga shumė faktorė
origjinėn dhe pėrkatėsinė fetare. Ka shumė shembuj, sidomos me
emigrantėt e Greqisė, kur ata kanė tjetėrsuar mjaftueshėm tė dhėnat
pikėrisht pėr tė pėrfituar. Raste tė shumta tė tilla ka nė ēdo
komunitet, qė ėshtė pjesė e popullsisė heterogjene shqiptare. Shoqėria
shqiptare nuk ėshtė e barabartė e nė kushte jo tė barabarta me tė tjera
shoqėri, ku mund tė jetė kryer njė regjistrim i tillė. Pra rezultati
pėrfundimtar nuk do tė jetė real dhe nuk do tė shprehė pėrfaqėsueshėm
tė vėrtetėn mbi pėrbėrjen etniko-fetare shqiptare. Gjithashtu
Shqipėria, si njė vend post-komunist, ka pėsuar deformime tė mėdha nė
strukturėn e bėrthamėn e saj dhe mentaliteti i kėsaj shoqėrie, paēka se
kanė kaluar 18-20 vjet demokraci, nuk ėshtė solid e liberal si ai i njė
shoqėrie tjetėr europiane.
Nase Jani, kryetar i klubit tė shkrimtarėve Drita, Selanik
Mė duket jashtė kohės dhe qytetarisė tė kėrkohet deklarimi i besimit
fetar. Edhe sikur ta kishte gjithė Europa, ne nuk duhej ta kishim. Pėr
sa i pėrket kombėsisė, shqiptarėt do i bien kambanės ku jetojnė e
mbijetojnė. Do tė jetė regjistrimi mė i pavėrtetė qė mund tė bėhet.
Mimoza Daka, kryetare e shoqatės Shqiptarėt e Selanikut
Nuk pėrbėn asnjė lloj problemi njė regjistrim i ri i popullsisė nė
Shqipėri. Sigurisht qė duhet bėrė pėr tė mėsuar saktėsisht se sa ėshtė
numri i shtetasve shqiptarė, pėr arsye se asnjėherė nė vitet e fundit
me sa kujtoj nuk thuhet i saktė. Por mė duket krejt e pa vend pyetja se
ēfarė feje i pėrkasim. Ėshtė njė pyetje dhe njė pėrgjigje qė nuk do
sjellė diēka tė re, nuk e kuptoj cili ėshtė qėllimi dhe se ēfarė
konkluzioni do tė nxjerrė qeveria shqiptare nga ky element i
panevojshėm, do tė thosha, nė kėtė fazė. Pėr sa i pėrket kombėsisė, aty
gjėrat janė mė tė thjeshta. Gjithkush mund tė deklarojė se kujt
kombėsie i pėrket nė bazė tė dokumenteve qė disponon.
Regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri ėshtė njė nga kėrkesat kryesore
tė minoritetit grek, tė atyre qė jetojnė nė Shqipėri, apo edhe ne qė
jemi kėtu nė Greqi. Ky proces me kritere kombėsinė dhe pėrkatėsinė
fetare, ka njė rėndėsi jetike pėr sa i pėrket kėtij minoriteti. Nė
radhė tė parė do tė zgjidhė shumė ēėshtje pėr sa u pėrket tė
ashtuquajturave zona tė diskutueshme tė minoritetit, si pėr shembull
Himara. Vetėm nė rast tė njė regjistrimi tė tillė, real, do tė kemi njė
pasqyrim tė saktė dhe tė vėrtetė, do tė shohim realisht se ēfarė ndodh.
Tė mos harrojmė diēka shumė tė rėndėsishme pėr minoritetin grek, ky
regjistrim ka edhe njė rėndėsi jetike, sepse ėshtė i lidhur me tre
aspekte kryesore tė jetės nė Shqipėri, siē janė arsimi, administrata
publike dhe ēėshtja e pronėsisė, flasim gjithnjė pėr zonat ku jeton
minoriteti grek. Besoj se ekzistenca e kėtij minoriteti nė Shqipėri
ėshtė diēka tepėr pozitive. Askush nuk do tė ketė dėm, nėse njė grek
minoritar ėshtė i lirė tė deklarojė sipas dėshirės dhe vullnetit tė tij
kombėsinė dhe besimin e tij fetar. Madje edhe pėr vetė shtetin
shqiptar, deklarimi i njė numri prej 250 mijė apo 300 mijė minoritarėsh
grekė qė kanė apo do tė kenė nė njė moment kohor tė shkurtėr
nėnshtetėsinė greke, do tė jetė ndihmė e madhe nė ecurinė europiane tė
vendit drejt anėtarėsimit nė BE, pėrderisa njė pjesė e madhe e
qytetarėve tė tij janė apo do tė jenė realisht qytetarė europianė. Pra
ky numėr nuk ka pėr tė krijuar njė shpėrbėrje tė popullsisė, siē
shprehen disa zėra ekstreme. Kushdo duhet tė jetė i lirė dhe tė ketė
mundėsinė tė deklarojė atė ēka ėshtė dhe ēka ndjen se ėshtė.