Mė e reja revistė kulturore ndėr fare pak tė tilla, quhet
"Njė". Numri i parė i tė "pėrstinshmes" sapo ėshtė hedhur nė qarkullim.
Bjer e ngrihu. Shkurt, kėto dy fjalė paraqesin gjendjen e revistave
kulturore ose sė fundi tė quajtura kulturologjike nė Shqipėri. Mė e
reja, ndėr fare pak tė tilla, quhet "Njė". Numri i parė i tė
"pėrstinshmes" sapo ėshtė hedhur nė qarkullim.
Aty gjen kryesisht shkrime ku bashkėjetojnė filozofia me letėrsinė,
letėrsia me gjuhėsinė, gjuhėsia me historinė, historia me artin, arti
me probleme akute tė realitetit shqiptar.
Pa pėrjashtuar religjionin, vėmendjen qė i ėshtė kushtuar njė subjekti
mbi mendimin islam. Aty gjen penat e Rudian Zekthit, Agron Tufės, Enis
Sulstarovės, Nuredin Nazarkos, Ergys Mėrtirit, Alban Balės dhe nga
politologjia njė Noam Chomsky.
Nė bisedė me kryeredaktorin Edison Ēeraj, marrim vesh qėllimin e
lindjes sė "Njė"-shit, bashkėpunėtorėt e saj, dėshirėn pėr jetėgjatėsi.
Por jetėgjatėsia vetėm prej dėshirave qė nuk varet.
Urojmė qė tė mos vijė ajo ditė qė erdhi pėr njė revistė kulturore
shqiptare, kur themeluesi i saj ftoi njerėz nė njė holl hoteli, ftoi
mediat dhe duke ngritur duart lart, tha: po ikim. Ndoshta ishin
dėshirat pėr jetėgjatėsi qė mbytėn atė revistė.
Si erdhi dhe ēfarė lidhjesh ka me ty njė nismė e tillė?
Ishte njė nga nismat mė tė vėshtira, nėse e shohim si pėrgjegjėsi dhe jo si privilegj nė
kushtet e kontekstit nė tė cilat na duhet tė gjallojmė dita-ditės.
Pėrballemi me njė realitet kompleks (natyrisht jo vetėm nė Shqipėri),
dhe si i tillė prodhon jo pak komplekse tė cilat shkaktojnė trysni si
nė rrafshin individual dhe nė atė kolektiv.
Duke pasur parasysh kėtė, revista u pėrball me pyetje tė natyrave tė
ndryshme. Pati diskutime ndėrmjet pjesėtarėve tė bordit, por nga ana
tjetėr, ishim tė bindur pėr disa tė vėrteta tė dhuntuara tė cilat
burojnė nga njė e vėrtetė, ajo qė Heidegger-i me tė drejtė e quan
zbulesė, menduam qė arsyeja dhe shtysa ka njė pikė mbėshtetjeje.
Gjithaq, shtysė mė vete ėshtė edhe dėshira dhe nevoja pėr ndėrtimin e
njė frymė tė lirė intelektuale mbi problematika tė realitetit shqiptar
qofshin ato qė kanė tė bėjnė me tė shkuarėn, me tė tashmen dhe pse jo
edhe me tė ardhmen. Mjafton qė tė jenė tema tė cilat mė tepėr se sa
shoqėrisė i thonė diēka individit si i tillė, meqė individi ėshtė
bėrthama e shoqėrisė.
Prandaj ėshtė quajtur "Njė"?
Mund tė jetė edhe kjo. Ka patur disa diskutime edhe pėr kėtė. Titulli u
zgjodh duke u nisur nga simbolikat qė mbart numri nė vetvete, qoftė po
tė kemi parasysh njė thėnie tė Heraklitit ku thotė "Njėshi ėshtė ēdo
gjė", pastaj simbolin e numrit tek Protagora dhe Pitagora po ashtu.
Pavarėsisht simbolikave tė titullit, ai mbetet mė shumė se dytėsor nė
raport me pėrmbajtjen.
Ti the se ke pasur sugjerime pėr njė revistė kulturore njėherė.
Ishte kėshilla e njė mikut tim pėrkthyes qė mė tha "ta bėjmė njėherė
kulturėn pastaj ta studiojmė atė", dhe kėsisoj, mė pas ta quajmė
kulturologji. Iu pėrgjigja thjesht se nuk jam prej atyre qė mendojnė se
nuk kemi kulturė, por prej atyre qė mendojnė se kemi por na duhet ta
kėrkojmė atė, pėrtej asaj ēfarė ofron shoqėria e spektaklit.
Secili nga pjesėtarėt e kėsaj reviste merr si pikė nisjeje njė subjekt
qė ka tė bėjė me letėrsinė, me artet, me religjionin, me etikėn, me
filozofinė etj., sfera tė ndryshme ku pėrvoja njerėzore ka lėnė shenjat
e veta, pėr mirė ose pėr keq, mjaft qė t\'i shohim si tė konsiderueshme
dhe, nė kėtė mėnyrė vjen dhe reflektimi.
Ndodh qė revistat kthehen nė njė rreth vicioz i njė pakice
penash qė me kalimin e kohės e humbasin frymėn kritike nga ngushtėsia.
Cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj?
Pėrveē pjesėtarėve tė bordit qė e kemi bėrė tė ditur, revista ėshtė e
hapur qė tė rifreskohet me emra tė rinj, qofshin ata shqiptarė apo tė
huaj, mjaft qė larushia nė mendime dhe kėndvėshtrime tė arrihet.
Ky ėshtė njė nga synimet e kėtij organi. Jemi njė grup ku tek secili
kalojnė kėto alternativa qė na vijnė nga njerėz tė ndryshėm.
Nė parathėnie thuhet se nėse do tė kishte njė pėrkufizim pėr revistėn,
ndoshta njėri ndėr ta do tė ishte: "njė kontribut dhe njė alternativė
nga intelektualė drejtuar intelektualėve" .
Ajo i drejtohet njė kategorie njerėzish me tė cilėt synojmė tė
krijojmė ura bashkėpunimi, duke patur parasysh qė vetėm truri, vetėm
mendja, vetėm kontributi intelektual nė pėrgjithėsi mund ta gjenerojė,
mėkėmbė, dhe ta shpėtojė njė shoqėri.
Tek intelekti ėshtė dhe etika e cila nė vetvete ka premisat pėr tė
plotėsuar njeriun si i tillė dhe pėr tė mos e lėnė tė kalojė nė pjesėn
e tij tė dobėsisė ku ai pėrveēse dėmton veten, mund tė bėhet i dėmshėm
edhe pėr tė tjerėt, siē ndodh rėndom me politikanėt apo me kategori tė
tjera tė caktuara.
Njė nga sėmundjet e revistave kulturore ėshtė shkėputja nga mjedisi
shqiptar. Nė kėtė numėr tė parė tė revistės "Njė" ka njėfarė ekuilibri
me temat pėr kthimin e intelektualit nga perėndimi nė shtėpi, pėr
nevojėn e rishkrimit tė historisė, apo me tema pėr mendimin religjioz.
E keni marrė parasysh kėtė ekuilibėr pėr numrat e tjerė?
Edhe sikur tė duam tė rrokim vetėm universalen, pėr tė dalė nga rrėnjėt
tona, nga lokalja, nga vendi ynė, nga problematika tė cilat ai na
ofron, nuk do tė ishte e mundur. Njė nga qėllimet ėshtė pikėrisht ky:
rikthimi i mendjes nė vendin qė ajo meriton. Mund tė japim njė
pėrkufizim tė urtėsisė ose tė sophia-as tek grekėt e lashtė: "vendosja
e ēdo gjėje nė vendin e vet".
Njė nga ata qė meriton tė vendoset nė vendin e vet, ėshtė intelektuali.
Nė rastin e revistės, jemi pėrpjekur qė kėtė ta sjellim nė qendėr tė
vėmendjes dhe tė bėjmė maksimumin pėr t\'i qėndruar afėr atij qė mendon
se ka diēka pėr tė ofruar dhe pėr tė thėnė.
Ėshtė e vėshtirė ruajtja e koherencės, por njė nga synimet tona ka qenė
qė duke mos vėnė njė tematikė tė caktuar pėr revistėn, duke mos vėnė
njė subjekt fiks, mendojmė qė pikėrisht kėshtu ruhet koherenca.
Duke e lėnė tė hapur diafragmėn pėr prurje tė ndryshme intelektuale qė
vijnė nga kėto rrėnjė pėr tė cilat folėm mė lart. Do merren nė
konsideratė nė mėnyrė intensive kėto problematika tė cilat hapen herė
pas here nė mendimin dhe nė sferėn intelektuale shqiptare.
A do t\'i thoshe njė lexuesi se kjo ėshtė revista qė tregon ēfarė dhe si mendohet nė Shqipėri aktualisht?
Nė njėfarė mėnyre them se po. Shumica e bashkėpunėtorėve janė shqiptarė
tė Shqipėrisė - shpresojmė ta zgjerojmė revistėn edhe me emra qė
jetojnė jashtė Shqipėrisė - janė disa nga njerėzit mė aktivė nė shoqėri
dhe disa mund tė pėrkufizohen me kredon e Sartrit pėr intelektualin e
angazhuar, siē ėshtė rasti i Enis Sultarovės, i Agron Tufės apo i Ergys
Mėrtirit, aktivė pėrmes shtypit tė pėrditshėm, po edhe me kontributet e
tyre madhore me librin dhe nė forume serioze on-line.
Pavarėsia e editorisė prej politikave tė sponsorit. Si mund tė arrihet kjo?
Pyetja ėshtė shumė e qenėsishme. Ky mbėshtetės mund ndėrhyjė nga njėra anė "me tė drejtė" pėr faktin se bėn tė mundur botimin.
Por nė rastin tonė, qė nė krye tė herės nė diskutimet me Shoqatėn
Kulturore "Tradita", e cila ėshtė mbėshtetėsja e kėsaj reviste, njė nga
kushtet e marrėveshjes ka qenė qė tė mos ndėrhyjė jo vetėm nė shkrime,
po nė asnjė presje, pėrndryshe do tė ishte e pamundur tė ndėrtohej ky
bashkėpunim. Ndoshta ėshtė njė nga mėsimet mė tė mėdha tė historisė qė
tek njė njeri apo tek njė grup njerėzish nuk janė mbledhur si idetė dhe
mendimet e nga ana tjetėr konditat e mira materiale.
Them se ėshtė mirė kėshtu, pėrndryshe do tė ishin prishur ato balanca
tė cilat prodhojnė sfida dhe na e bėjnė jetėn mė tėrheqėse pėr tė
hedhur dritė mbi tė dhe mbi fenomenet e saj.
Mė thuaj dhe dy fjalė pėr veten.
Kam lindur nė Shkodėr. Jam diplomuar nė vitin 2005 nė Akademinė e
Arteve nė Tiranė, nė atelierin e Artit Konceptual, sot atelieri i
Multimedia-s. Prej asaj kohe jam asistent pedagog pranė kėtij atelieri.
Jam autor i njė libri modest me ese mbi artin qė titullohet "Arti si
mundėsi", i botuar nė vitin 2008.
Gjithashtu jam autor i dy ekspozitave vetjake; njėrėn nė vitin e tretė
kur isha student, ndėrsa tjetrėn nė maj 2009. Pėrveē pikturės lėvroj
letėrsi dhe eseistikė. Gjėja e vetme qė mund tė them me plotgojė ėshtė
se jam njė lexues i mirė, dhe kjo mė bėn tė ndihem vėrtetė mirė.
http://www.shekulli .com.al/2010/ 01/19/rikthimi- i-mendjes- ne-vendin- qe-meriton. html